Terrorizmi: Ballkani është një rajon shqetësues

Incidenti i të premtes ne Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë ku një polic mbeti i plagosur ishte i fundit i një serie incidentesh në Evropën Lindore që përfshijnë ekstremistët islamikë.
Shtimi i fundit i militantëve dhe radikalëve islamistë në të gjithë Ballkanin, përfshirë Bosnjen, Serbinë, Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, ka shkaktuar shqetësim se rajoni mund të kthehet në një terren të përshtatshëm për terroristët me qasje të lehtë në Evropën Perëndimore dhe SHBA, vazhdon më tej shkrimi.
Autoritetet në të gjithë Ballkanin thonë se jo të gjithë janë militantë vehabistë. Por, ata thonë se përhapja e ideve radikale anti-perëndimorë në mësimdhënie kthehet në potencial për krijimin e qelizave terroriste që mbështesin militantët në Arabinë Saudite, Afganistan dhe Pakistan.
Ka pasur incidente në vazhdimësi. Në mars, një shqiptar i Kosovës duke vepruar i vetëm, në mënyrë fatale qëlloi dy pilotë amerikanë në Frankfurt. Në vitin 2008, tre vëllezër shqiptarë me origjinë nga Maqedonia ishin të implikuar në një komplot për të sulmuar bazën Fort Dix të ushtrisë amerikane në New Jersey.
Në mars të viti 2007, gjatë një bastisje të policisë në një kamp të dyshuar terrorist u zbulua një sasi e madhe armësh dhe municioni. Dymbëdhjetë anëtarët e celulës u arrestuan dhe u dënuan.
Për momentin nuk mund të përbëjnë rrezik, thotë Dragan Simeunoviç, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Beogradit, por, nëse ata arrijnë të marrin mbështetje financiare nga disa vende muslimane, problemet në Ballkan mund të jenë më të mëdha.
Prania e myslimanëve radikalë në Ballkan është e lidhur edhe me luftën e e Bosnjes në vitet 1992-1995, kur muxhahedinë luftëtarë, iu bashkuan myslimanëve boshnjakë.
Çështja e ndikimit radikal islamik është veçanërish prezente në Bosnje, një vend i ndarë mes myslimanëve boshnjakë, kroatëve dhe serbëve katolike ortodoksë. Sipas agjencisë së inteligjencës, Bosnja, ka rreth 3.000 pasues të vehabizmit, por jo të gjithë mund të konsiderohen si një kërcënim për sigurinë.
Policia boshnjake të shtunën filloi një operacion masiv kundër një komuniteti konservator mysliman në fshatin malor Gornja Maoca, bastisje e dytë e tillë në fshat brenda një viti. Në këtë fshat ku fëmijët mësojnë në bazë të programeve myslimane dhe gratë janë të mbuluara, policia është në mënyrë të vazhdueshme e pranishme.
Austria mendohet të jetë qendra shqiprtërore e vehabizmit evropian. Prej andej vinte edhe Mevlid Jasarevic, 23 vjeç, i cili sulmoi vetëm pak ditë më parë ambasadën amerikane në Sarajevë.
Comments
Ky asht silamizmi burimi i

Ky asht silamizmi burimi i terrorizmit islamik: "..fëmijët mësojnë në bazë të programeve myslimane dhe gratë janë të mbuluara..".

Asht shume interesant, se per kete teme kaq akute dhe aktuale per Europen dhe sidomos per Ballkanin dhe problemet shqiptare, nuk komenton asnji lexues, me gjithese shkrimi eshte lexuar 50 here. Heshtja eshte mbeshtetje e terrorizmit islamik, sepse shumica jane musliman.

Paul, a ta ka thene njeri qe

Paul, a ta ka thene njeri qe je nje tip teper acarues dhe qe agjenda jote anti-islame eshte teper teper e dukshme...

Jo "arnaut"! Un nuk jam aspak

Jo "arnaut"! Un nuk jam aspak anti-"besim islam". Besimet fetare un i respektoj te gjitha me bindje dhe pa asnji dallim. Ky asht parimi i laicizmit europiano-prendimor, i kundert me teokracine.

Un jam kundra ekstramizmave, kundra instrumentalizimeve te besimeve fetare dhe te besimtarve te devotshem dhe te ndershem. Un jam po ashtu kundra akteve terroriste vrastare njerzish te pafajshe, aqe ma teper kur keto diskreditojne besimet fetare, cilatdo qofshin.

Te ftoj me dashamirsi, qe te reflektosh edhe ti simbas parimeve europiano-laike per mbrojtjen e parimeve universale te Drejtave te Njeriut. Mandej ti a beson a nuk beson o çka beson, kjo asht pune krejtesisht e jotja personale.

Te ftoj po asht te keshe kurrajon civile me shkrue me emen e mbiemenin tand e jo me pseudonim, i cili per ma teper nuk asht as koherent me kohen e sotme. Fjala "arnaut" na kujton te gjithve kohen e pushtimit mizor turk-osman, te cilin perpiqemi ta harrojme. Un nuk besoj se ti je nji prej tyne.

Add new comment