Gjiknuri: Rri urtë, o Ilir, se do ta dhjes, rri urtë mbaj vendin... Rusmaili: Ej torollak

Ilir Rusmali: Bëni gati zarfet
Damian Gjiknuri: Procedura përcakton se procedura e zgjedhjes së kryetarit fillon pas përfundimit të zgjedhjes së anëtarëve
Ilir Rusmali: Kolegë ne kemi të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion. Prandaj me kujdes emrat i keni të gjithë atje, dosjet i keni atje. Ne jemi në proces.
Damian Gjiknuri: O Ilir, nuk jemi në proces. Komisioni do të zbatojë rregulloren. Vetëm dje ke shpallur emrat ore, çfarëpo bën?!
Ilir Rusmali: Këtu flitet me radhë. Të fortin këtu s’mund ta bëjë askush.
Damian Gjiknuri: Po nuk është punë të forti, po lëre ti.
Ilir Rusmali: Prandaj më lër të flas siç fole edhe ti. Kam gjithë të drejtën që të flas siç fole edhe ti
Damian Gjiknuri: Dakord, i gjithë procesi pezullohet, edhe për firma madje.
Ilir Rusmali: Bëjini thirrje seriozitetit tuaj politik se nuk është sjellje e mirë. Bëjini thirrje seriozitetit tuaj politik. KQZ e re duhet të fillojë me urgjencë nga puna, jo për ndonjë gjë të madhe, por sepse Damiani e ka varur të ardhmen e vet nga ky komision. Ka sfidën e vet profesionale.
Damian Gjiknuri: Po lëri këto ti, mos bëj ironi. Lëre se ngele gjithë jetën me këto. Po rri tani mos më mërzit mua. As të dëgjon njeri. Kryetar, po ti ku e ke të varur karrierën dhe jetën tënde, apo te komisioni i Jozefinës?
Ilir Rusmali: KQZ duhet të kujdeset...
Damian Gjiknuri: Rri urtë, o Ilir, se do ta dhjes, rri urtë mbaj vendin.
Ilir Rusmali: Ej torollak
Damian Gjiknuri: Ore rri urtë mbaj vendin. Mbaj vendin, do të degjeneroj si e meriton. Mbaj vendin. Po e përmende më...Dëgjo se ti e di kokën time...
Ilir Rusmali: Damian nuk të lejoj të flasësh në këtë mënyrë.
Damian Gjiknuri: Edhe ti mbaje gojën, je rrahur e do rrihesh përpara po hë se kështu e ke ti. Ma di kokën mua ti, kështu që mos fol shumë me ironi.
Ilir Rusmali: Filloj procedurë disiplinore.
Damian Gjiknuri: S’e kam edhe një anë tjetër unë që, çfarë nuk të bëj...
Ilir Rusmali: Të kërkoj të largohesh nga mbledhja për thyerje disiplinore.
Damian Gjiknuri: Seriozisht e ke që do më largosh? Si kështu, fizikisht e ke apo në mënyra të tjera?
Ilir Rusmali: Po të largoj, edhe fizikisht. Ndaj teje kam filluar procedurën disiplinore, ndaj largohuni nga mbledhja.
Damian Gjiknuri: Hajde njëherë këtu ti...
Ilir Rusmali: Të nderuar kolegë për 5 minuta sa unë të marr masa që të largoj zotin Gjiknuri nga mbledhja. Largohu nga mbledhja
Damian Gjiknuri: Kjo që ke bërë është e paprecedentë.
Ky është debati në një mbledhje (pa kamera por me prani reporterësh) dje në Komisionin e Ligjeve në Kuvend. Situata e acaruar rrezikoi që të përfundonte edhe në konfrontim fizik midis deputetëve Gjiknuri dhe Rusmali. Debati nisi gjatë shqyrtimit të kandidaturave të sjella nga partitë e dyta në Kuvend, LSI-së e PBDNJ-së për anëtarë të KQZ, me qëllimin e miratimit te tyre edhe nga Kuvendi. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, vendosi që të përfshijë në rendin e ditës edhe emrat që kanë aplikuar për kryetar të KQZ-së, gjë që është kundërshtuar nga socialistët. Deputetët e majtë e cilësuan jo të rregullt procesin dhe kërkuan zhvillimin e një seance dëgjimore në një nga këto ditë me të gjithë kandidatët që kanë paraqitur interes. Mbledhja u ndërpre me largimin e deputetit socialist nga mbledhje. Kuvendi njoftoi më pas se ka marrjë masë disiplinore ndaj deputetit Damian Gjiknuri.
Comments
Gjiknuri donte te thoshte

Gjiknuri donte te thoshte (t'ia dhjes!!) duke thene:

"Ky eshte nje sherr banal: Woman to Man" :).

That's funny!

Njerez si Rusmajli

Njerez si Rusmajli shfrytezojne postin qe kane per t'u tallur me individet kundershtatare dhe me ligjet e vendit. E kuptoj shume mire Gjiknurin qe nxehet ne kete menyre sepse me keta lloj maskarenjsh si Rusmajli qe s'kane lidhej me ligjin vetem keshtu duhet te veprosh.

ky gjiknuri nuk eshte njeri

ky gjiknuri nuk eshte njeri serioz. ka 'attitude problems' si thone amerikanet.

Njerez te pacivilizuar, si

Njerez te pacivilizuar, si nga njera ane ashtu edhe nga tjetra.

Cherchez la femme - sebepi i

Cherchez la femme - sebepi i sherrit eshte femra, mire po keta jane zene per Jozefinen...

Me vjen keq qe ky njeri eshte

Me vjen keq qe ky njeri eshte me orgjine nga Permeti nga jam dhe une. Por po te shohesh mbiemrin "RUS-mali" do te thote malok rus, gje e trashe...si puna shefit vet qe eshte nga brigjet e KASPIKUT dhe na hiqet tropojan.....Duro dhe pak DAMJAM se gropen po ja bejne vetes keta bashibozuke.

Sa per dijeni ai eshte

Sa per dijeni ai eshte Malshovit nga Rusmalet pra n ga Maleshova qe vetem gjeografikisht i takon Permetit.Eshte rritur ne Elbasan teki ish mobileria ku penonte e ema,nje qurrash femije qe vellezrit e tij vetem e shtynin me kembe dhe e qellonin me pellembe.Tani i jep mend gjithkujt,ben edhe trimin por jo me Gjergj Ndrecen dhe ish te burgosurit politike qe ja kane prere bileten disa here.Te shohim ku te bjere perandori nga fiku c'fare pune do te beje.

Add new comment