“Ç’maxhorancë jeni ju? Kur të vijë ky babuçi këtej, do e shikoni...” Por babuçi (hë për hë) mundëson kuorumin

Mesila Doda: Kjo që doni të instaloni ju është sundimi i pakicës. Për çfarë e mbani statusin peng?
Ditmir Bushati: Kërkesa juaj është hartuar jo në përputhje me rregulloren dhe kjo verifikohet fare lehtë. Për ligjin në fjalë nuk e kaloni dot pa tri të pestat dhe prapë do kthehet në Komision.
Mesila Doda: Hidh në votim propozimin e mazhorancës.
Ditmir Bushati: Atëherë ndërpritet mbledhja, 10 minuta pushim. Ju lutem media jashtë, maxhoranca jashtë
Mesila Doda: Jo, nuk më nxjerr mua jashtë ti. Harroje! As maxhorancën.
Marko Bello: Ç’maxhorancë jeni ju, maxhorancë thotë. Kur të vijë ky babuçi (Ilir Meta) këtej, do e shikoni si bini, si kokrra e fikut.
Ilir Meta: Po lëre... (qesh)
Ditmir Bushati: Nuk mund të drejtosh ti mbledhjet me këtë paçavure që keni sjellë për kërkesë. S’e kaloni dot ju në seancë...
Replikat e mësipërme janë pjesë e një debati në Komisionin e Integrimit në Kuvendin e Shqipërisë, ku mazhoranca kaloi pa opozitën tri projektligje: atë për Gjykatën e Lartë, atë për Nëpunësin Civil dhe atë për Organizimin e Administratës Shtetërore. Në mbledhje ka marrë pjesë edhe kreu i LSI-së njëherësh anëtar i Komisionit, Ilir Meta, i cili ka votuar në bllok me deputetët e PD-së. Megjithë entuziazmin “me babuç” të Marko Bellos ishte pikërisht prania e Metës që mundësoi kuorumin dhe realizimin e 6 votave të nevojshme për t’i miratuar të tria projektligjet pa praninë e opozitës. (A.N.)
Comments
ky Marko Bello eshte nje
<p>ky Marko Bello eshte nje alabak i alabakut Nano</p>
Prej atij "babucit" vdiqen 4
<p>Prej atij "babucit" vdiqen 4 veta me 21 Janar! Turp ti vij opozites nese i therret "babuc" nje maskarai!</p>
Keta palaçot e PS jane
<p>Keta palaçot e PS jane njesoj te neveritshem si viçidolsit e Sal Ram Berishes.</p>
Add new comment