“Ç’maxhorancë jeni ju? Kur të vijë ky babuçi këtej, do e shikoni...” Por babuçi (hë për hë) mundëson kuorumin

Postuar në 26 Shtator, 2012 14:43

Mesila Doda: Kjo që doni të instaloni ju është sundimi i pakicës. Për çfarë e mbani statusin peng?
Ditmir Bushati: Kërkesa juaj është hartuar jo në përputhje me rregulloren dhe kjo verifikohet fare lehtë. Për ligjin në fjalë nuk e kaloni dot pa tri të pestat dhe prapë do kthehet në Komision.
Mesila Doda: Hidh në votim propozimin e mazhorancës.
Ditmir Bushati: Atëherë ndërpritet mbledhja, 10 minuta pushim. Ju lutem media jashtë, maxhoranca jashtë
Mesila Doda: Jo, nuk më nxjerr mua jashtë ti. Harroje! As maxhorancën.
Marko Bello: Ç’maxhorancë jeni ju, maxhorancë thotë. Kur të vijë ky babuçi (Ilir Meta) këtej, do e shikoni si bini, si kokrra e fikut.
Ilir Meta: Po lëre... (qesh)
Ditmir Bushati: Nuk mund të drejtosh ti mbledhjet me këtë paçavure që keni sjellë për kërkesë. S’e kaloni dot ju në seancë...

Replikat e mësipërme janë pjesë e një debati në Komisionin e Integrimit në Kuvendin e Shqipërisë, ku mazhoranca kaloi pa opozitën tri projektligje: atë për Gjykatën e Lartë, atë për Nëpunësin Civil dhe atë për Organizimin e Administratës Shtetërore. Në mbledhje ka marrë pjesë edhe kreu i LSI-së njëherësh anëtar i Komisionit, Ilir Meta, i cili ka votuar në bllok me deputetët e PD-së. Megjithë entuziazmin “me babuç” të Marko Bellos ishte pikërisht prania e Metës që mundësoi kuorumin dhe realizimin e 6 votave të nevojshme për t’i miratuar të tria projektligjet pa praninë e opozitës. (A.N.)

Comments

Submitted by aliu (not verified) on

<p>ky Marko Bello eshte nje alabak i alabakut Nano</p>

Submitted by pelikani (not verified) on

<p>Prej atij &quot;babucit&quot; vdiqen 4 veta me 21 Janar! Turp ti vij opozites nese i therret &quot;babuc&quot; nje maskarai!</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Keta palaçot e PS&nbsp; jane njesoj te neveritshem si viçidolsit e Sal Ram Berishes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.