Kur mund t’i marrim 300 milionë eurot e BE-së?

Një titull që tërhiqte goxha vëmendjen kishte zënë një vend të dukshëm sot në gazetën Shqip: “Shqipëria, tri ditë kohë për 300 milionë euro nga BE”. Në brendësi të lajmit thuhet se, nëse statusi i vendit kandidat jepet në raportin e 10 tetorit të Komisionit Europian, Shqipëria mund të përfitojë grande dhe fonde deri në vlerën e 300-400 milionë eurove, dhe se këto fonde të konsiderueshme mund të përdoren për investimet në sektorin e bujqësisë dhe në infrastrukturë.
Nuk ka ndonjë pasaktësi në këtë hipotezë të bërë nga gazetari i Shqip-it, por ajo nuk e jep të plotë lidhjen që egziston mes datës 10 tetor dhe eurove që mund të na vijnë nga BE-ja.
Së pari, Komisioni Europian mund të rekomandojë dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë në 10 tetor, por është Këshilli i Ministrave të BE-së që vendos në bazë të këtij rekomandimi të komisionit. Përvoja e shteteve të tjera ballkanike na tregon se kur Këshilli i Ministrave të BE-së ka pranuar rekomandimin pozitiv të komisionit, e ka kushtëzuar fillimin e negociatave të antarësimit me diçka tjetër që ato vende duhet të bënin. Rasti më i fundit ishte ai i Malit të Zi, të cilit iu aprovua statusi i vendit kandidat vjet, por filloi negociatat e antarësimit sivjet, pasi u miratua me konsensus një kod i ri zgjedhor. Dhe marrja e fondeve shtesë nga BE-ja fillon vetëm pas fillimit të negociatave të antarësismit…
Në rastin e Shqipërisë, siç ka sugjeruar Hannes Swoboda (Kryetari i grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian) në qoftë se çështjet e mbetura (përfshirë edhe çështjen e imunitetit) zgjdhen, Shqipërisë i mund t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE, por me dy etapa. Së pari, t’i premtohet ky status me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, por negociatat për antarësim të fillojnë në një stad të dytë, vetëm pasi të konstatohet se zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të denjë. Dhe vetëm atëhere do të fillojë marrja e fondeve shtesë nga BE-ja, për të cilat bëhet fjalë në artikullin e gazetës Shqip.
Së dyti, shuma prej 300 milionë eurosh nuk është një dicka që do të jepet një herë si shpërblim për marrjen e statusit. Ajo do të jetë e përvitshme, me kusht që vendi të përparojë në negociatat e antarësismit.
E.Zaloshnja
Artikullin e Shqip-it mund ta lexoni në nyjen http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/09/17/shqiperia-tri-dite-kohe-per-300-milione-euro-nga-be/
Për sugjerimin e Swobodës mund të lexoni me teper në nyjen: http://www.respublica.al/artikuj/2012/09/05/swoboda-statusi-i-vendit-kandidat-per-shqiperine-me-dy-etapa-njera-ne-vjeshte-e
Comments
Zaloshnje, e ç'jane 300

Zaloshnje, e ç'jane 300 milion euro ne vit kur ti vete thua se kemi nje borxh qe kam shifren e 8 miliard eurove? Pastaj a e ka llogaritur kush se sa do t'i kushtoje Shqiperise anetaresimi ne BE?

300 MILIONE EURO NE VIT JANE

300 MILIONE EURO NE VIT JANE BARAZ ME NDERTIMIN E NJE AUTOSTRADE SI AJO TIRANE-ELBASAN CDO VIT, JO NJE HERE NE DY VJET... PO PUNA ESHTE SE NUK NA LE SALIU QE TE ANTARESOHEMI NE BE, SE KA NDERMEND TE VJEDHE ZGJEDHJET...

Pershendetje z.Zaloshnja Ju

Pershendetje z.Zaloshnja

Ju falenderoj per analizen qe keni bere ne shkrimin tuaj dhe per informacionet shtese qe ju sillni. Ne fakt po te lexohet artikulli i gazetes "Shqip" te jepej pershtypja qe te nesermen e marrjes se statusit, fondet si vend kandidad do te ishin te shfrytezueshme nga ana e qeverise shqiptare.

Por sic keni theksuar edhe Ju fondet behen te shfrytezueshme vetem nga momenti qe fillojne negociatat per antaresimin, kete fakt autori Hoti nuk e ka permendur ose ndoshta duke menduar qe kete e dine te gjithe dhe nuk ka rendesi te permendet ose ndoshta nga padija.

Ju pergezoj qe ne shkrim tuaj nuk jeni mjaftuar te beni thjesht nje "copy-past" te artikullit te nje kolegu tjeter, por keni bere ate qe duhet te beje cdo gazetar, te verifikoje burimet dhe te plotesoje apo te korrigjoje informacionin mbi vete lajmin.

Me respekt

Emigranti

300 milion Eurot e BE do ti

300 milion Eurot e BE do ti marim pasi te miratohet prespektiva e re financiare e BE! Nuk ka lidhje marja e statusit me rritjen e mbeshtetjes financiare te BE, te pakten per kete vit, pasi ka nje dokument (MIPD 2011-2013) qe e ka miratuar nderkohe sa do jete kjo mbeshtetje deri ne vitin 2013! Qe prej vitit 2007, Shqiperia ka perfituar rreth 100.000.000 Euro ne vit nga 2 komponentet e pare te IPA (nen statusin e vendit kandidat potencial). Marja e statusit te vendit kandidat (te pakten per momentin) thjesht do te beje qe kjo shume te shperndahet ne te 5 komponentet duke ofruar mbeshtetje me te madhe per bujqesine, zhvillimin rajonal apo zhvillimin e burimeve njerezore, fusha keto te cilat deri tani mbulohen nga komponenti I i IPA!

Eshte cinike por me mire te

Eshte cinike por me mire te mos merret statusi apo edhe fondet dhe grantet te mos jepen sepse prape do shkojne ne vjedhjen e zgjedhjeve apo do futen ne xhepat e hjaduteve te administrates........Pra BE eshte ne rregull kur kwerkon qe zbatimi i ligjeve te mos mbetet ne letra........por jemi shume vite drite larg.......

Nese te tilla fonde vijne,

Nese te tilla fonde vijne, ato do vidhen nga Saliu, dhe me vjedhjen e fondeve do vidhen votat ne 2013.

Me vjen per te qeshur kur akoma shkruhet per nje cope statusi per vend kandidat ne BE. Te jemi realiste, ne nuk e meritojme. Liberalizimi i vizave u be dhe kjo eshte gje e mire se nuk rropaten njerezit ambasadave. Por per statusin ne jemi vite drite larg, politikisht, menderisht, nga ana kulturore, sociale, humane.

Dikush permendi qe Shqiperise do i kushtoje shume anetaresimi ne BE. Dhe une jam shume dakort. BE ka rregulla dhe ligje qe duhen respektuar nga vendet anetare, sidomos ligjet per financat, ekonomine ne teresi, dhe ato qe kane te bejne me te drejtat e njeriut dhe me funksionimin e institucioneve. Po ti hedhim nje sy katraures qe ka krijuar Saliu, atehere pergjigja eshte teper evidente. Me nivelin e korrupsionit, evazionet fiskale, mashtrimet statistikore, ne nuk jemi ne gjendje te jemi konform ligjeve te BE.

Mjaft me me enderra europiane qe jane shume larg kapjes tone, kemi gjera te tjera per te bere brenda vendit tone. Pa u civilizuar dhe integruar me njeri-tjetrin nuk ka integrim ne EU.

dritano, e paske lexu pa

dritano, e paske lexu pa vemendje kete lajmin... zaloshnja po thote se eurot nga brukseli do te shtohen vetem ne qofte se zgjedhjet e 2013-es bohen tamom, dmth ne qofte se sala iken nga pushteti...

Tironco, nuk e paske lexuar

Tironco, nuk e paske lexuar me vemendje repliken time.

Une ta shtrij problemin me gjere, une them qe nese keto fonde, NESE, NESE (pavaresisht nga cili faktor), ato do vidhen persa kohe qe eshte sala ne pushtet. Pastaj komenti im kalon nga nje rast konkret tek me e pergjithshmja, atje ku calon gamori (keshtu tironce)

o dritan, ti jo vetem s'ke

o dritan, ti jo vetem s'ke lexu me vemendje lajmin, por as verejtjen time per ty. une kam thon qe PO NUK IKU SALA NGA PUSHTETI, NUK SHTOHEN PARET NGA BRUKSELI. kete duket se ka lon me kuptu edhe zaloshnja... kije menjen ne mesim, dritan...

Me duket se u trash muhabeti

Me duket se u trash muhabeti tironco, jo keshtu jo ashtu, qe te bejme pak ndryshim dhe te provojme te kunderten e faktin qe dy shqiptare nuk bien dakort, po e mbyll repliken duke te thene qe "te iki sala, qe te vijne fondet"

Hajd shendet, e futi i tav dheu....

Add new comment