Madhështia e Nënë Terezës përballë asaj të Mr.Ipad/od-it

Në këtë botë ku teknologjisë po i kushtohet një vëmendje e frikshme nuk është çudi që shumë njerëz të ndiejnë më shumë adhurim për Steve Jobs-in, sesa për madhështinë e veprës së Nënë Terezës. Me gjithë respektin për inteligjencën dhe thjeshtësinë që karakterizonte të ndjerin Steve nuk besoj se ky njeri si gjithë të tjerët meritonte të ngrihej në piedestalin botëror në ditën e ndarjes së tij nga jeta. Është vërtet për të ardhur keq kur shikon sesi në këtë botë teknologjike e materiale të ditëve të sotme ndjenjat njerëzore kalojnë në nivel të dytë dhe i jepet vlerë e rëndësi evoluimit të lcd-ve, peshës e madhësisë së pc-ve dhe atyre që merren me përsosjen e tyre. Këtyre njerëzve ipad-istë që gjithë ditët e tyre fiksohen pas ikonave (në desktop, jo atyre të varura në mur) dhe që ndjejnë kenaqwsi për çdo pc me disa cm/gr më pak apo për ndonjë ram më tepër nuk ka sesi t’u bëjë përshtypje një ndjenjë e thjeshtë njerëzore apo dashurie për qënien humane. Këta njerëz të varur ndaj i-pad-phone-manisë preferojnë që të harxhojnë orë të tëra në radhë kilometrike për të blerë paisjen më të fundit të hedhur në treg sesa t’i japin një ledhatim dikujt që ka nevojë apo kërkon thjesht pak humanizëm. Dhe fatkeqësisht ky fenomen po aplikohet edhe në marrëdhënien prind-fëmijë. Fëmijë që ushqehen me teknologji dhe jo me dashuri prindërore më bëjnë të përfytyroj se pas disa vitesh bota do të jetë e populluar me robotë si në filmat fantastiko shkencorë. Steve Jobs, Mark Zuckerberg, Bill Gates, etj., po marrin një popullaritet dhe adhurim hyjnor pa i dhënë shoqërisë ndonjë vlerë të veëantë, por vetëm për meritat e tyre komercialiste. Ndërkohë që hyjnore mund të quhet dhembshuria që Nëna Terezë kishte për njerëzimin, dashuria për paqe e liri e nobelistit Nelson Mandela apo veprimtaria e Indira Gandit e Benazir Bhutos. Ka shumë të cilëve mund t’u referohemi në përpjekjet e tyre për një botë më të mirë, duke filluar që nga krijuesit e kurës kundër tuberkulozit e deri tek strategët politikë që kanë shmangur luftra tragjike për njerëzimin. Mendoj se këto janë vlera që duhen adhuruar e njerëz që duhen vlerësuar. Ndoshta koha që na vjedhin pajisjet teknologjike na merr shansin e ndërkomunikimit të thjeshtë e njerëzor të cilin kanë patur fatin ta përjetojnë “njerëzit e kohës së djeshme”, njerëz që ndoshta kanë patur më shumë kohë për të shfaqur e transmetuar ndjenja humane, njerëz të cilët nuk ngatërronin vlerat e vërteta me ato virtuale. Nuk do të doja të ishte e vërtetë, por besoj se varësia dhe “manjakëria” teknologjike që po pushton njerëzimin po ecën në përpjestim të zhdrejtë me dashurinë dhe dhembshurinë njerëzore. Absolutisht nuk dua ta cilësoj veten si një person që urren teknologjinë, përkundrazi, më pëlqen dhe e konsideroj dhe të nevojshme, por nëse mbart një kosto të tillë atëherë ndoshta duhet gjetur një “antivirus” për varësinë e njeriut ndaj saj ose një “vaksinë humane” për ata të cilët vakumin njerëzor dhe të vlerave që humanizmi mbart e kanë mbushur me gb e mb.
Jam i indinjuar nga indiferentizmi global i treguar ndaj përvjetorit të shpalljes shenjtore të Nënës Terezës dhe nga jehona e madhe e vdekjes së Steve Jobs-it disa ditë më parë. Dy njerëz, dy jetë, dy vepra shumë larg njera tjetrës…….
Comments
Nese kerkoni nje shembull

Nese kerkoni nje shembull industrialisti/inovatori te udhehequr nga ide vertet humaniste lexoni biografine e Adriano Olivetti.

Ke shume te drejte Gjergj

Ke shume te drejte Gjergj Semani. Ke trajtuar nje teme sa psikologjike aq edhe njerezore. Njerezit po robotizohen çdo dite e me shume dhe po i harrojne ndjenjat dhe humanizmin. Por kjo eshte tendenca e kohes, individualizmi dhe egoizmi. Me kujtohet ne vitet ' 70, kur televizori u perhap edhe ne Shqiperi njerezit thonin: "ky te lika edhe pa kafe, edhe pa llafe". Por ke disa shprehje qe deshmojne se egoizmi dhe individualizmi kane ekzistuar qe me perpara:"Njeriu per njeriun eshte ujk" dhe "Secili per vete, Zoti per te gjithe" - jane tregues te botes ne te cilen jetojme sot.

Individualizmi dhe egoizmi

Individualizmi dhe egoizmi kane lindur me njeriun por nuk eshte kjo shqetesuese. Doja te fokusohesha me shume ne nje mbivleresim qe po i behet teknologjise dhe "krijuesve" te saj. Vertet eshte tendeca e kohes, por te shpresojme qe kjo tendence teknologjike mos ti "kthehet kunder" njerezimit. Nuk dua te jem fatalist por kompjuterizimi i gjithckaje mund te sjelle block-out te paparashikueshem dhe katastrofike ne energji, ekonomi etj. Po shkohet drejt nje balance te papajtueshme te bashkjeteses njeri-natyre dhe kjo fale inovatoreve teknologjike. Arritjet ne fushen e energjise berthamore deshtuan dhe kjo u tregua fare mire ne Fukushima. Te shohim kush do te jete shuplaka e ardhshme teknologjike ndaj njerezimit......

MUHABET PA KUPTIM.

MUHABET PA KUPTIM.

JO TE GJITHE KANE AFTESI QE

JO TE GJITHE KANE AFTESI QE TI KUPTOJNE TE GJITHA MUHABETET........

Jam totalisht dakord me

Jam totalisht dakord me autorin. Nje bote pa shpirt dhe moral, e mbizoteruar nga etja per fitime materiale, po e ndrydh gjithnje e me shume humanizmin.

Niko

O Seman, po pak me modest o

O Seman,

po pak me modest o burre kur thua se jo te gjithe i kuptojne dot "muhabetet" e tua te larta...

po pyet nje cike rreth e rrotull per Bill Gates qe te mesosh se sa miliarda e miliarda dhuron nga pasuria e tij per luften kunder HIV AIDS (qe keshtu misionaret e Nene Terezes te kene nje shtepi ku te fusin koken per te ndihmuar ata ne nevoje) apo per perparimin e teknologjive mjekesore (qe keshtu kanceri i gjirit te kapet heret dhe grate te mos vdesin si mizat)....

Sa per Steve Jobs-in, nuk kam perdorur ndonjehere produktet e tij, por kuptoj se, per shkak te shpikjeve te tij, rendimenti ne pune, shpejtesia e komunikimit e te tjera gjera jane rritur ndjeshem duke i sjelle njerezimit eficience me te larte.

Zuckerbergun, ketu mbase ke te drejte, por me sa duket ka bota plot qyqare (750 milione te ketille - hic po Abili thone ne Vlore), shendeti mendor i te cileve permiresohet ngaqe rrine dita me dite para ekranit katror te kompjuterit.

Romaket thoshin: O tempora, o mores! Kohe te reja, zakone te reja

O anonim, cdo gje ne kete

O anonim, cdo gje ne kete bote ka nje proporcionalitet te caktuar. Bill Gates ne dallim nga mua dhe ty qe dhurojme qindarka mund te dhuroje miliona sepse ka miliarda por kjo nuk e ben me te mire. Do i gjendej dermani kancerit te gjirit edhe pa milionat e tij, ta siguroj.

Nejse, cdo njeri ka mendimin e tij dhe ben zgjedhjet e tij ne jete.... qofsh i lumtur me idhujt e tu!!!

P.S. modestine kane privilegjin ta zoterojne vetem anonimet nga Vl

Gjergji, Te vesh perballe
Gjergji,
Te vesh perballe nene Terezen me Steve nuk me duket perballja e duhur.
Per mendimin tim nuk eshte teknologjia ose njerezit qe e krijojne ate fajtor per mos vleresimin drejt te figurave por eshte media qe me pangopesine e saje dhe nevojen per te shitur po krijon antivlera.
Jam i sigurte qe shumica e Amerikaneve dhe me gjere, njohin me shume Kim Kardashian se nene Terezen. E vetmja "vlere" e kesaj te fundit eshte se ka bere nje video sexi dhe sot ofrohet si lajm cdo gje qe ajo ben, si vishet, ku ishte, si dukej, por asnjehere nuk thone cfare tha(!) sepse ajo nuk di te thote asgje. Te njejten gje mund te thuash edhe per Paris Hilton e lista vazhdon e gjate.
Stivi eshte tjeter gje. As ai dhe as Bill Gate nuk kane marre nobel por i kane bere te njohur idete e tyre. Edhe ti e pranon qe Stivi nuk ka kerkuar asnjehere fame megjithese e beri kompanine Apple kompanine e dyte me fitimprurese ne bote mbas Exxon dhe jo duke shitur nafte si kjo e fundit por duke shitur Ide. Ai ishte nje njeri vizionar, pasionant, dhe i guximshem. Ai erdhi ne kete bote si nje jetim dhe iku si nje nder njerezit me te respektuar nga te gjithe pa perjashtim. E them me bindje se ai e meritoi te gjithe vemendjen qe mori dhe qe nuk e kerkoi asnjehere.
Kete vemendje ai nuk ja mori nene Terezes, seicili ka vendin e vet. Dhe me keqardhje duhet te te kujtoj si bashkekombas se nene terezen na e kane vleresuar te tjeret me pare se ta vleresojme ne shqiptaret. Do qe te justifikohemi te dy duke thene se na e kishte fajin regjimi, Enveri etj, ok le te justifikohemi. Por te mos harrojme qe jemi ne te paret ne borxh me nene Terezen si shqiptare.
Shpresoj te me mirkuptosh
Add new comment