Problemi Islam i të majtës

Postuar në 15 Shtator, 2012 03:17
Bilbil Beqiri

Para disa kohësh E. Zaloshnja në një shkrim të tijin analizonte madje sillte në mendje nevojën e një rifreskimi të vëmëndjes ndaj veriut nga ana e së majtës,duke përdorur frazën “problemi verior i Edi Ramës”. Pra e majta ka problem me veriun,  ndërsa e djathta e ka mirë. Pra njëra palë “paragjykon” ose neglizhon. Pra është e pazonja të tregojë vëmendjen e duhur ndaj kësaj zone dhe dënohet me humbje. Kurse pala tjetër fiton nga humbja e të parës.

Popullsia e vendit tonë sa vjen e tkurret, bazuar këtu në statistikat e fundit dalë nga cencusi. Kurse numri i votuesve është akoma edhe më i vogël. Pra çdo votë vlen shumë. Madje shpeshherë pak vota kanë qenë vendimtare.

Në një situatë të tillë, me popullsi të vogël, me numër votuesish akoma dhe më të vogël, kujdesi që duhet të tregojë çdo krah politik a çdo lider, duhet të jetë shumë i madh. Thuhet se këtë  hesap të imët e realizon Berisha prej vitesh. Sidomos në qytetet e vogla ku përkatësitë dhe opinionet e caktuara për individët kandidatë përbëjnë 50% të punës.

Ashtu si problemi verior i Edi Ramës, vetkuptohet i tërë opozitës, është problemi islam i Edi Ramës. Pra ai paragjykon ose sillet neglizhent ndaj kësaj përkatësie, gjë që kryetari i partisë në pushtet, duke ia ditur rëndësinë nuk demostron një sjellje të tillë.

Xhaminë e madhe të Tiranës, një element që do ta gëzonte shumë këtë përkatësi, nuk e ndërtoi gjatë kohës që ishte në krye të bashkisë. Madje fotografia e tij ku shkelte me kepucë pranë sexhades së një besimtari, bëri xhiro të bujshme në internet duke u komentuar gjatë.

Ideja se E. Rama është anti islam, ose më e pakta që nuk ka simpati por antipati, është zhndërruar në perceptim. Ky perceptim duhet ndryshuar, në të kundërt në peshoren delikate të zgjedhjeve pala tjetër do ketë një gurë peshe më tepër.

Është bërë e modës që gjatë muajit të Ramazanit të dalin statistika se kush parlamentar agjëron dhe kush merr pjesë në rituale etj etj. Në këto lloj sondazhesh përsëri e majta rezulton më poshtë se e djathta. Një gjë e tillë ndihmon në përforcimin e perceptimit anti që përmenda me lart. E majta doli më mirë në sondazhin për numrin më të lartë të ateistëve të deklaruar.

Perceptimet nuk janë thjeshtë perceptime, kur bëhet fjalë sidomos për mëdyshje parazgjedhore. Perceptimet zhndërrohen papritur në anime dhe një force poltike që llogarit gjithçka, e ka të nevojshme të nuhasë dhe të prodhojë mënyra sjellje zbutëse.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

O Bylbyl, ta kane shperlare trurin mire kur ke qene ne kolegjin turk ne Shkoder. Aty fillon e formohen mire njeriu, ne shkolle te mesme.

Rama nuk ka problem me Islamin, por probleme te tjera me madhore qe jane strategjike politike. Dhe e di pse? Se ne Shqiperi nuk i plas kujt per Islam-in, perveç naj fshatari, ose atyre te shiten tek arabet per 200€/muaj.

Ne Shqiperi myslimanet jane kryesisht vetem me mbiemra, nuk ka aq shume besimtare. Pastaj, edhe Berisha nuk ka bere ndonje te madhe per turqit. As xhamine nuk jua ndertoi ne Tirane ( dhe me te drejte)

Submitted by Qyfli (not verified) on

Po te varet fitoria e Rames nga Islami e Kristoja me mire te mos fitoje, e ne te semes te veme te tere,islame e kristiane.

Submitted by astrit pepkola (not verified) on

Nese shume te respektuaret anetare te komuniteteve islame ne Shqiperi do te zgjidhnin drejtuesit e tyre ne baze te kepuceve mbi qilim apo shenjave te tjera te rigorozitetit fetar, atehere do te ishte me e drejte te flitej per problem madhor socio-kultural te myslymaneve me shume sesa problem islamik te Rames.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Prekje e ceket e problemit, por sdq me sa me rezulton, e vetmja prekje e ketij problemi.
Si besimtar qe jam e di se anti-islamizmi "i deklaruar" i te majtes shqiptare eshte e vetmja arsye qe shume besimtare muslimane votojne Salen. Vete Sala, ne politika eshte po aq anti-islam sa Rama, por ne retorika eshte lojtar. Dhe ne nje loje elektorale retorika eshte shume e rendesishme se luan me emocionet.
Sa per Ramen, ai ka bere te vetat ca qendrime qe i ka huazuar nga e djathta nacionaliste europiane. Me pak inteligjence, e majta shqiptare mund te fitonte pike nga qendrimet e te majtes europiane ndaj Islamit dhe t'i linte ne dere Sales qendrimet anti-islame te mbeshtetesve te tij ne perendim. Por kjo inteligjence me sa duket mungon. Kjo ka bere qe muslimanet praktikante, te votojne shumica djathtas, ose te mos votojne fare ne zgjedhjet parlamentare. Ne zgjedhjet lokale, kur politika elektorale fragmentarizohet ne qytete te vecanta ka ndodhur qe muslimanet praktikante te votojne kandidatin e majte. Kjo tregon qe aleanca muslimaneve me te djathten nuk eshte ideologjikisht e salduar, si psh besimtaret e krishtere me te djathten ne europe, por aleance e cenueshme qe mbahet ne kembe nga shfrytezimi i zgjuar qe i ben Berisha anti-islamizmit te Rames.

Submitted by Anonim (not verified) on

Duke lexuar titullin thashë se Bylbylin po e shqetesonte fenomeni I Kaçit te zi, por e paska patur shqetesimin per prirjet e votuesve/ besimtareve mysliman ne kuadrin politik dhe votimit ne zgjedhjet e ardhshme.
Per Mua ka 2 ceshtje qe duhen pare me vete.
1. Pershtypja qe Rama nuk eshte fort I pelqyer e popullor mes besimtareve mysliman mund te jete e vertete dhe çdo lider politik duhet ti marrë parasysh me shume kujdes sensibilitetet e cdo besimi apo groupimi shoqeror, etnic apo kulturor, fetar etc.. Une nuk I shoh besimtaret shqiptare si nje groupim monolith, rixhid dhe te centralizuar por si te shtreshezuar pak a shume si gjithe shoqeria jone qofte nga pikepamja financiar ashtu edhe ajo sociale dhe e besimit. Padyshim ka nje numer te caktuar qe per shkak te perkatesise se tyre fetare ndjehen me afër (apriori) me Berishën edhe pse ky I fundit ne shume aspekte duhej ti bente myslimanet e vertete qe ti qendronin sa me larg bemave dhe modelit te tij si shtetar johuman (monstrous) e Djallëzor. Sipas kesaj llogjike besimtaret ortodoks dhe katholic (Kristian) Jane me te mireperfaqesuar nga Rama dhe shohin tek Berisha nje person tejet oriental.
Por kjo vlen per ata besimtare te verber qe nuk shohin pertej paragjykimeve te tyre fetare - qofte Rama, qofte Bisha duhet te shihen si administratore te mireqenies dhe paqes se tyre tokesore duke ja lene ceshtjet shpirterore e te besimit nje autoriteti tjeter.
2. Kjo ka te beje me qendrimet shpesh te turpshme politike te autoriteteve fetare ne Shqiperi qe jo vetem nuk qendrojne larg ketyre forcave politike ne Shqiperi, por I hedhin edhe me shume benzine zjarrit te dasive dhe te radikalizmit te shoqerise dhe vecanerisht te militanteve besimtare dhe atyre partiake. E kam ketu per disa qendrime skandaloze te klerikeve Islamic apo edhe te atij katholic (veçanerisht te kryepeshkopit te saj prej Nju jorku) kunder opozites apo ca me keq ne perkrahje te Berishes. Kreret e besimit ortodoks nuk mund te akuzohen per kete deri me tash - ata Kane gjynahe te tjere te te qenit nje pyke greke ne ceshtjet e brendshme te Shqiperise.

Submitted by Akil Ylli (not verified) on

Nuk e njoh  aktivitetin tuaj publiçistik z.Bilbil,(ndoshta faji im)por duke pa"çorbenallaturka" qe keni gatuar me siper,me shtrengon te besoj ate qe ka deklarur komentuesi Anonim. Ne ka ndonje diçka qe ne shqiptaret duhet te ndjehemi krenar perball popujve te civilizuar, eshte toleranca fetare, dhe qe ne e shohim fene krejtesisht si sensibilitet personal, e jo nje strumullar per tu grumulluar rreth profeteve me qellim per te ndertuer te ardhmen.                   Duke lexuar mendimet qe shpalopsni, me krijohet bindja qe jetoni ne nje ambjent te ngushte njerezish,qe e shikojne shoqerin dhe zhvillimin e saj nepermjet syzeve religjoze. Sepse gjerat jane krejtesisht ndryshe.Po te beje vetem nje deduksion te thjeshte,do te shihje qe ne veri ithtaret me te "pandreqshem" te PD, jane ata te besimit kristian,ndersa ne jug zona te tera,komplet te besimit mysliman,votojne ne bllok per PS. Athere nga "çvrime e djallit" e nxoret iden se Edi dhe e majta na qenka anti islam,ndersa Sala dhe te djathtet pro islam?           Ndoshta larg e larg,me keto lloj sygjerimesh okulte po kerkoni ti vetafroneni  partite politike si  " eksperte religjoze"?Po jo mor z.Bilbil, sepse ne kemi edhe nje fat tjeter qe shteti Shqiptar me  Kushtetut eshte shtet laik.                                                                                                                                       Ndersa, per sa i perket shqetesimit tuaj(artificial" se do te ishte e udhes qe te merreshin ne konsiderat edhe kjo lloj kategoriet fondamentalistesh,athere do te thoja mjere ato parti, sepse kjo kategori njerezish,jo vetem jane pak,por skane asnje vlere,prandaj do te ishte me mire qe ti linim jashte dhe te qete te "fergoheshin ne yndyren" e tyre.                                              Me kete rast nuk dua te ju akuzoj si nje fondamentalist,sepse shpresoj te mos jesh i tille,por me çka po shoh,kam frike se dhe pak hapa ju ndajne per te rene ne llumin e tyre.

Submitted by Mario (not verified) on

Jam dakort me cfare shkruan Autori,

Feja eshte nje liri e garantuar ne kushtetute dhe si e tille duhet te respektohet nga te gjithe aktoret politike ose sociale. Ata qe jane ateista e kane kete te drejte por nuk mund te paragjykojne besimtaret pse kerkojne te drejten e njohjes dhe respektimin e zgjedhjes se tyre.

Nga sa di une shumica e botes jane fetare(perfshi vendet me te zhvilluara USA, Itali, Angli, Gjermani etj). Vetem mendjendriturit e kohes se Enverit dolen dhe bene lufte me te gjithe e me gjithcka, si Don Kishoti. Pasojat shihen qarte edhe ne ditet e sotme me komentet me lart.

Per sa i perket politikes, une si Marketing Manager mund te them se ai eshte nje grup ose segment i synuar dhe kjo mund te perdoret nga te gjitha grupet apo partite, nuk me intereson fare se kush e perdor si kete mundesi.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Kurani ka ajete antikushtetuese.

Per kete fakt duhet te preokupohet Edi Rama.

Sa per Sali Berishen dihet se ai asht islamik dhe nuk merakoset fare per Kushtetuten e Shqipnise.

Submitted by ano (not verified) on

Hajde (DELETED) autor hajde.

Tashi u dashka që të shkojë të falet e të marrë bekimin në xhami e në kishë çdo politikan sepse kte e bëka dhe Sala.

A e di ky Bilbili se ç'do me thënë fjala shtet laik?

Pse Sala është (DELETED) dhe e kthen fenë nga të fryjë era, kjo nuk do të thotë se duhet të bëhen legena të gjithë. Po sikur të ngrihen dëshmitarët e Jehovait tashi e tu thonë partive futeni në program se nuk lejohet dhurimi i gjakut se është gjynah, ne të tjerët që nuk besojmë çfarë kusuri  u kemi? Po sikur të ngrihen priftërinjtë dhe të bëjnë atë Prrenjasin hero të tyre, ne çfarë kusuri u kemi? Po sikur myslimanët të kërkojnë që vajzat mos të shkojnë më në shkollë, ne çfarë kusuri u kemi?

Kujt i plasi se ju bëni sondazhe sa deputetë falen. Ashtu sondazhesh bëjnë dhe shoqatat Pink, vetëm se kanë një kriter tjetër.

Shumë fe dhe OJQ janë bërë në Shqipëri.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.