Diplomati rus mendon që Shqipëria është nën trysni nga BE-SHBA dhe po i kthen sytë nga “miqtë e vjetër”

Postuar në 13 Shtator, 2012 17:16

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme Ruse, Vladislav Kurbackij, në një shkrim të titulluar “Shqipëria dhe Rusia - drejt riafrimit” ka bërë një studim mbi gjendjen aktuale të Shqipërisë ku del në përfundimin se “Shqipëria po përjeton një trysni gjithnjë në rritje nga ana e aleatëve të saj të të rinj - SHBA dhe Bashkimi Evropian” dhe se ajo “po vret mendjen seriozisht për kthim te “miqtë e vjetër” Kina dhe Rusia”. Diplomati rus thotë se Shqipëria aktualisht ka nevojë të madhe për partnerë të rinj potencialë dhe kjo sipas tij, shpjegohet me trysninë e BE-së, që kërkon nga shqiptarët implementimin rigoroz të “reformave demokratike” dhe i kritikon për situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Një tjetër trysni, sipas diplomatit rus, nga ana e SHBA është sepse “shqiptarët shpenzojnë në fushën e mbrojtjes më pak se sa është caktuar nga blloku, dhe se amerikanët nuk janë të kënaqur nga gjendja brenda vendit”.
Në artikullin shoqëruar me një foto protestash e fillim viteve ’90 ku dallohet një pankartë e shkruar në anglisht “Kurrë më komunizëm”, zyrtari rus thotë se të gjitha këto e detyrojnë Tiranën të vrasë mendjen për të gjetur partnerë të gatshëm për të bashkëpunuar me të në kushte të barabarta. “Shikimi i lidershipit shqiptar është hedhur në lindje, drejt “miqve të vjetër” - Kinës dhe Rusisë; një intensifikim shumë i fuqishëm i marrëdhënieve me Pekinin ndodhi në vitin 2009 kur Shqipërinë e vizitoi zëvendëskryeministri kinez dhe vizita e ministrit kinez të Punëve të Jashtme në Tiranë në verën e 2011 forcoi rezultatet e arritura. Krerët shqiptarë janë të vetëdijshëm për potencialin e vendit tonë, megjithatë, ka disa nuanca. Elita politike shqiptare është e shtrënguar t’i mbajë sytë të mbërthyer vazhdimisht në Perëndim dhe partnerët e saj në Aleancë, gjë që vështirëson “lirinë e manovrimit” , por kjo nuk do të thotë mungesë oportunitetesh...” – lexohet në artikullin ku theksohet që megjithëse Shqipëria është një treg relativisht i vogël, madje edhe për kompanitë e mesme ruse , bazë për ndërtimin e një bashkëpunim në shumë plane tashmë ka. “Publiku shqiptar, i cili ndien “uri” nostalgjike për artin rus, - vëren diplomati i Moskës dhe përmend disa vizita dhe aktivitete që në Tiranë në fakt nuk kanë bërë shumë bujë... – A.N.

Në foto:
Pamje e artikullit online

Versioni origjinal rusisht
http://russiancouncil.ru/inner/?id_4=78

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

E kane genjyer kete rusin qe ka bere artikullin se nuk e ha njeri meraku per ruset, me perjashtim ndonje familje spiunesh

Kush i ka njohur ruset ne emigracion , e kupton s eruset jane nje popul thellesisht antishqiptar..__Biles edhe atehere kur kishim maredhenie me ruset, me thoshte nje rus qe populli rus nuk ishte me Shqiptaret por me serbet , ndersa udheheqja ruse ishte kunder serbeve,

Ruset jane armiq te betuar te Shqiptareve__Une jam cuditur se ata kne nje urejtje kaq t e madhe ndaj nesh saqe nuk ka justifikim.Une kam punuar me shume ruse , dhe te gjithe ishin antishqiptare ne kulm

Eshte fatale per ne te afrohesh me ruset__Ata dhe serbet duhen larguar sa me larg Shqiperise , s e jane Armiq jashtezakonisht te eger te kombit shqiptar

Submitted by pelikani (not verified) on

Keto jane shashkat e Sllaveve! Shqiperia eshte tashme ne gjirin e familjes Euro-Atlantike... dhe, pervec Sali Peshkaqenit, nuk i shkon ndermend njeriu te nderroj pozicion!

Submitted by 100 Vjet Pavarsi (not verified) on

Ka disa provinciale qe nuk e kuptojne se pas renies se murit te Berlinit nuk ka me blloqe dy polesh (bardhe e zi sipas krahut perkates) por nje anarshi shumepoleshe gjeostrategjike. Politika e USA dhe BE ndaj Rusise e Kines eshte politika e bashkepunimit te ndersjellte dhe ne nivel partneresh. Politika Shqiptare ska pse te kete komplekse me keto fuqi sipas dokrinave te kohes se ftohte. Nqs. pretendojme se jemi pjekur si komb e politike, aq me shume qe kemi perqafuar nje sistem te hapur demokratik nje ri-afrim me Rusin e Kinen do te ishte vetem ne dopbi te interesave tona strategjike e afatgjate. Ceshtja e Kosoves eshte nje arsye e tille e bashkepunimit me Rusine e Kinen qe zgjidhja te shkoje sa me shpejte ne favorin tone. Sherrit me Rusine e Kinen nuk po ja del dot as USA e as BE. Te gjithe kerkojne bashkepunim sepse premton zgjidhje te ceshtjeve me lehte se sa mbajtja meri e tradites se shkuar.

Une jam PRO bashkepunimit dhe thellimit te Shqiperise me Ruset e Kinen. E ardhmja eshte shumepolshme, per kete duhet politike e ballancuar sipas interesave . Besa e Shqiptarit per njerin apo per tjetrin duhet ti perkasi se kaluares sepse nuk vleresohet shume ne tapetet dipllomatike pervec perbuzjes se heshtur per mentalitet provinial.

Submitted by Idriz Tafa (not verified) on

Po ju postoj versionin e plote te shkrimit sipas gazetes "Investigim":

Shqipëria dhe Rusia, ja rrugët e afrimit

Nga VLADISLAV KURBACKIJ, Sekretar i tretë, MPJ e Rusisë

Shqipëria, dikur vendi i mbyllur, që qëndronte e mënjanuar nga kampi socialist, kaloi një rrugë të vështirë nga autarkia në ekonomi të hapur të tregut. Sot ajo po përjeton trysni gjithmonë e më të madh nga ana e aleatëve të saj të tanishëm – SHBA dhe Bashkimi Evropian, si dhe po vret mendjen seriozisht për kthim te “miqtë e vjetër” e saj – Kina dhe Rusia.

Shqipëria, duke përshkuar në historinë më të re rrugën e shndërrimeve nga një vend socialist drejt një demokracie në zhvillim, rrugë e ngjashme për nga karakteri me tronditjet e tranzicionit në Rusinë post-sovjetike, filloi që në mënyrë aktive të kërkojë aleatë dhe mbrojtës të rinj. Të parët, që në atë kohë mund t’i zgjasnin “dorën e ndihmës”, ishin SHBA dhe BE, të gatshme për të marrë kujdestarinë mbi ish-vendin socialist.

Megjithatë, kushtet e rrepta të BE-së për kryerjen nga Shqipëria të reformave “demokratike”, kriza e eurozonës dhe paqëndrueshmëria e dollarit e detyrojnë të mendojë për kërkimin e partnerëve të rinj ekonomikë potencialë. Në këtë kontekst Tiranës zyrtare i lindi ideja e vazhdimit të ripërtëritjes të bashkëpunimit të dikurshëm aktiv me Kinën dhe Rusinë. Dhe nëse Pekini u fut me padurim në tregun shqiptar (Kinës iu dha “toptan” në fakt, një pjesë e madhe e industrisë së bakrit), Rusia nuk nxiton të aktivizohet tani për tani në këtë drejtim. Praktika botërore tregon se tregjet e reja në zhvillim nuk mbeten bosh për një kohë të gjatë. A do të mundet Rusia të shfrytëzojë potencialin ekonomik dhe pse të vogël që ka Shqipëria, dhe të hapë për veten e saj një treg të ri, kjo është një çështje që kërkon zgjidhje mjaft të shpejtë.

E kaluara socialiste

Shqipëria doli nga blloku socialist shumë më herët se anëtarët e tjerë të tij. Prishja e marrëdhënieve, që ndodhi në fund të vitit 1961, u shkaktua nga disa faktorë. Së pari, pas vdekjes së Stalinit BRSS nisi kursin e përmirësimit të marrëdhënieve me Titon, i cili nuk druhej të fliste për rolin ekskluziv të Jugosllavisë në Ballkan, gjë që, sigurisht, e detyroi liderin shqiptar E. Hoxha t’i vinte gishtin kokës. Së dyti, metodat me të cilat BRSS “rregulloi” ngjarjet në Hungari në vitin 1956, vuri në mëdyshje seriozisht udhëheqjen shqiptare. U bë e qartë se në ç’ mënyrë  Bashkimi Sovjetik mund të kufizonte sovranitetin e një “vendi socialist vëlla”.

Lideri ambicioz i Shqipërisë Hoxha nuk mund të lejonte ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit të tij. Ai filloi një kritikë sistematike kundër “regjimit revizionist” të N. Hrushovit, dhe në dhjetor 1961 ndodhi ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Si pretekst shërbeu miniera e lirshme e thënieve të Hrushovit: gjatë vizitës në Shqipëri në vitin 1959 ai shprehu vizionin e tij për vendin e Shqipërisë në sistemin e vendeve socialiste – “qendër pan-socialiste e turizmit shëndetësor me bazë ushtarake-detare”.  Dhe nuk kishte rëndësi se për këtë gjë do të duhej të rrafshoheshin monumentet kulturore të antikitetit dhe të ribëhej bregdeti.

Në këtë kohë, Shqipërinë filloi ta “miklojë” aktivisht Kina, që nuk dëshironte të humbiste shansin për të fituar një plasdarm evropian. Kredia prej 125 milionë dollarë që dha Pekini për zhvillimin e industrisë së rëndë e shtyu Shqipërinë të dilte nga KNER-i në vitin 1962 Pavarësisht nga parashikimet kjo ndikoi menjëherë negativisht në gjendjen ekonomike të vendit, sepse në atë kohë BRSS ishte partneri kryesor ekonomik i tij. (Pas Luftës së Dytë Botërore, vendi i varfër ballkanik vuante nga uria, në këtë valë filloi dhe miqësia midis Moskës dhe Tiranës.) Ndihma kolosale materiale, ndërtimi i objekteve industriale, krijimi i bazës hidroenergjetike të vendit, të cilën shqiptarët tani po përpiqen aktivisht ta zhvillojnë, – të gjitha këto u ndërprenë menjëherë. Duke përfituar nga thellimi i krizës në marrëdhëniet mes “ish-miqve”, Pekini rriti  financimin dhe dërgoi në Shqipëri specialistë të vet. Pozitat e udhëheqësve shqiptarë në drejtësinë e zgjedhjes prej tyre të aleatit të ri u forcuan nga ngjarjet e “Pranverës së Pragës”, pas të cilave Tirana u prish përfundimisht me BRSS-në, duke dalë nga Pakti i Varshavës në vitin

1968. Megjithatë, për shkak të tekave të Hoxhës dhe ky idil “kinez” nuk zgjati shumë – në vitin 1978 filloi epoka e “amullisë” së autarkisë shqiptare.

Shqipëria në vitet 1990

Në fillim të viteve 1990, Shqipëria ka përjetuar të njëjtën krizë sistematike si dhe Rusia. Thyerja e sistemit socialist kaloi me dhimbje, sidomos pas pothuajse njëzet vjet autarki. Pak veta e dinë se udhëheqja shqiptare, e ndërgjegjshme për të kaluarën e mirë, kur Bashkimi Sovjetik ringjalli vendin nga rrënojat, në mënyrë të përsëritur i është drejtuar Rusisë duke i kërkuar ndihmë dhe mbështetje në periudhën e saj të vështirë të tranzicionit. Në të njëjtën kohë shqiptarët ishin gati të pranonin pothuajse praktikisht çfarëdolloj kushtesh, vetëm që të mos mbeteshin fillikat. Por Moskës i duhej të merrej  me punët e veta. Shqiptarët u detyruan të kërkonin ndihmë nga Perëndimi, i cili shprehu gatishmërinë të siguronte këtë ndihmë, kurse më vonë, ta tërhiqte plotësisht në orbitën e vet. Në vitin 2009, Shqipërisë iu dha anëtarësimi në NATO.

Zhvillimi i marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shqipërisë në ditët tona

Aktualisht, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shqipërisë po njohin zhvillime në rritje, për aq sa është e mundur, duke pasur parasysh orientimin properëndimor të vendit dhe anëtarësimin në NATO. Siç është cekur tashmë, Shqipëria aktualisht ka nevojë të madhe për partnerë të rinj potencialë. Kjo shpjegohet me trysninë e BE-së, që kërkon nga shqiptarët implementimin rigoroz të reformave “demokratike” dhe i kritikon për situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Vazhdon gjithashtu trysnia nga ana e SHBA: shqiptarët shpenzojnë në fushën e mbrojtjes më pak se sa është caktuar nga blloku, dhe amerikanët nuk janë të kënaqur nga gjendja brenda vendit. Të gjitha këto e detyrojnë Tiranën të vrasë mendjen për të gjetur partnerë të gatshëm për të bashkëpunuar me të në kushte të barabarta. Shikimi i lidershipit shqiptar është hedhur në lindje, drejt “miqve të vjetër” – Kinës dhe Rusisë.

Një intensifikim shumë i fuqishëm i marrëdhënieve me Pekinin ndodhi në vitin 2009 kur Shqipërinë e vizitoi zëvendëskryeministrin kinez. Vizita e ministrit kinez të Punëve të Jashtme në Tiranë në verën e vitit 2011 forcoi rezultatet e arritura. Në vitet 2009-2011 qarkullimi i mallrave midis Shqipërisë dhe Kinës pothuajse u dyfishua, duke arritur vlerën, megjithëse tani për tani modeste, prej 250 milionë dollarë. Ndërkohë, eksporti shqiptar u rrit pothuajse pesëfish.

Përvoja kineze, e bazuar mbi miqësinë e vjetër, ka rëndësi të madhe për zhvillimin e kontakteve ruse-shqiptare, duke pasur parasysh se krerët shqiptarë janë të vetëdijshëm për potencialin e vendit tonë. Megjithatë, ka disa nuanca. Elita politike shqiptare është e shtrënguar t’i mbajë sytë të mbërthyer vazhdimisht në Perëndim dhe partnerët e saj në Aleancë, gjë që vështirëson “lirinë e manovrimit” për biznesin shqiptar në bashkëpunimin me kompanitë ruse. Por kjo nuk do të thotë mungesë oportunitetesh për vendosjen e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërveprimit, në bazë të interesave pragmatiste të të dy vendeve. Shqipëria është një treg relativisht i vogël, madje edhe për kompanitë e mesme ruse (edhe pse kjo mund të shfrytëzohet si një “plus” për zhvillimin e biznesit tonë të vogël).

Bazë për ndërtimin e një bashkëpunim në shumë plane tashmë ka. Po zhvillohen aktivisht lidhjet kulturore, organizohen turne të kolektivave krijues dhe personaliteteve të artit të të dy vendeve. Në shtator të vitit 2011 në Shqipëri u zhvilluan shkëlqyeshëm Ditët e kulturës shpirtërore ruse, që ngjallën interes të madh te publiku shqiptar, i cili ndien “uri” nostalgjike për artin rus. U aktivizuan dhe kontaktet politike: në Shqipëri shkoi kryetari i komitetit për të punët e jashtme i Dumës së shtetit K. Kosaçov, Moskën e vizitoi kryetarja e parlamentit shqiptar J. Topalli. Për fat të keq, kjo nuk gjen ende vazhdimësi të denjë në sferën ekonomike.

Kurse fusha e bashkëpunimit këtu është shumë e madhe. Shqipëria është mjaft e pasur me burime minerale (krom – 32 milionë tonë, bakër – 53 milionë tonë, nikel – 220 milionë tonë [shih “Strategjia e zhvillimit të industrisë minerare bazuar në politikat rajonale për menaxhimin me efektivitet të burimeve minerale ekzistuese dhe atyre që do të zbulohen për një periudhë 15-vjeçare”. Tiranë, maj 2006]), rezervat e të cilave janë eksploruar prej kohësh nga specialistët sovjetikë. Minierat ekzistuese qeveria shqiptare është gati t’ia japë me koncesion me kushte të favorshme çfarëdo kompanie që shfaq interes për shfrytëzimin e tyre.

Shqipëria – është vendi më i pasur me ujë në Ballkan. 158 lumenj që derdhen në detin Adriatik, japin një fluks të madh uji – 1308 m kub/s. Hidrocentralet e para i ndërtuan përsëri inxhinierët sovjetikë. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e Shqipërisë ka shpallur tenderë për përdorimin e potencialit energjetik të lumenjve, ndërtimin e HEC-eve të reja dhe renovimin e atyre ekzistuese. Përveç kësaj, Shqipëria është një nga vendet e pakta që nuk është pushtuar ende nga sistemi i gazsjellësve. Dhe, natyrisht, kanë rëndësi resurset rekreative: bregdeti ka gjatësi prej 400 km. Të gjitha këto pasuri natyrore të Shqipërisë kanë filluar tashmë t’i shfrytëzojnë kompani evropiane dhe kineze. A nuk është koha dhe komunitetit të biznesit rus të hedhë sytë në tregun shqiptar?

Përveç oportuniteteve ekonomike, Shqipëria ka një potencial thelbësor politik në rajon. Është kombi i katërt për nga madhësia në Ballkan, që ka prirje të rritet. “Faktori shqiptar” tashmë nuk mund të injorohet kurrsesi. Të gjitha këto, së bashku me përfytyrimet nostalgjike mbi miqësinë e dikurshme të fortë dhe me zhvillimin e lidhjeve ekonomike, mund të japin një rezultat jo të keq duke mbajtur një qëndrim të mirë-peshuar ndaj Shqipërisë së sotme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.