Kështu e kanë këto punë - thotë nënkryetari i Akademisë së Shkencave

- Profesor e keni lexuar këtë libër?
Jo, po vërej që nuk ka asnjë referencë.
- Në fjalën e zotit Doka ju ishit një nga autorët që ju citoi me veprën “Parailirët, Ilirët, Arbërit”.
Por nuk shoh asnjë literaturë këtu. Nuk di çfarë ka shfrytëzuar. Ju e keni parasysh se si bëhet një punë diplome? Unë këtu nuk shoh asnjë burim të cituar.
- Zotëria paraqet si zbulime të vetat leximin nëpërmjet dialektit pellazg të mbishkrimeve trako-frige.
Ju lutem shumë...
- Kemi të bëjmë me një sharlatan të shkencës?
Gjetët fjalën e duhur, po ama nuk e thashë unë. Mos jeni të Fiksit?
- Përse mbahet në Akademi një takim i tillë?
Nuk është i Akademisë ky organizim. Akademia jep sallën me qira.
- Mund të vijë kushdo si sot? Nuk është anormal ky predikim pseudoshkencor?
Kështu e kanë këto punë..
Biseda e mësipërme është bërë mes nënkryetarit të Akademisë së Shkencave Myzafer Korkuti dhe gazetares Elsa Demo mbi një "leksion" që gazetarja sapo ka dëgjuar në një nga sallat e Akademisë. Demo, në një artikull në numrin e sotëm të së përditshmes "Shekulli" vë në shënjestër, përdorimin e institucioneve të kulturës për aktivitete sharlatanësh, thjesht për hir të qirasë që paguhet për kësi aktivitetesh.
"..Sallat u jepen me qira partive, shoqatave e individëve të cilët prezantojnë aktivitetin e tyre që s’është e thënë të ketë lidhje, madje mund të bjerë ndjesh, deri edhe të jetë spekulues përballë natyrës së institucionit. Kështu pra, në kuadrin e festimeve të gëzueshme drejt një jubileu të gëzuar, Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro-Amerikane në ShBA përcolli kumtin e saj shkencor në Sallën e Bibliotekës Shkencore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Më 7 shtator, prof. Bajram Doka ia kushtoi kumtin e tij akademik epigrafisë Iliro-Pellazge..." - shkruan ajo dhe më pas ironizon një rast konkret: disa nga punimet e epigrafistit në fjalë,i cili me sa duket dallon "shqipe të fshehur" në të gjitha llojet e teksteve të hershme që zbulohen vërdallë globit.
Shkruan Demo: "...Mbishkrimi i parë që përbën edhe deshifrimin e parë të epigrafistit Doka i përket një unaze të shek. 5 para erës sonë e gjetur në katundin Ezerovo në Bullgari më 1912. I shkruar në alfabetin e lashtë grek por i transkriptuar me gërmat e alfabetit latin, hulumtuesit tonë i rezulton ky tekst: Rolisteneasn/ereneatil/teaneskoa/razeadom/ eantilezu/ptamiee/raz/elta. Ja metoda që ka përdorur ai: “Fillimisht e transkriptova atë në alfabetin Latin, duke ruajtur saktësisht vlerat e secilit simbol dhe të paprekur fillim mbarimet e rrjeshtave.. Dhe teksti që përftohet është ky: Rrallë ishte në është (nëse ndodh), gruan e tij (të tjetrit), të duash s’ka, Të fillosh asht dam (të biesh në dashuri është mëkatë), dhe është e tij e zënë (dhe nëse është gruaja e zënë prej tij), për të mirë (ja uron) dhe rashë ika (dhe u largova..." (!!) - A.N.
Më shumë:
Comments
Këta sharlatanë që pa njohur

Këta sharlatanë që pa njohur as një gjuhë, pa le më greqishten e vjetër dhe latinishten, marrin të studjojnë trakishten, etruskishten, lidishten dhe t'i lidhin me ilirishten, ka kohë që janë shtuar shumë. N/kryetari i Akademisë, në vend t'i degdisë, u jep sallën me qera. Pikë e zezë. Mirë kur nuk mban qendrim në probleme parimesh që e vënë ndesh me qeverinë, se e kuptojmë që duke patur pjestarë të familjes në punë shteti, nuk ja lypin interesat të shfaqet, por me këta Dokat, pse nuk u tregon vendin por bën oportunistin?

O Petro paske marrur barre te

O Petro paske marrur barre te rende duke mbrojtur nje ish komunist te betuar sic eshte Myzafer Korkuti.

Myzaferi njihet nga koleget e tij per bemat konspirative kunder njerezve te shkences.

Akademia Shqiptare e Shkences duhet te pastrohet nga plehrat e komunizmit qe jo vetem kane demtuar shkencen por edhe shkencetaret tone.

A e di ti perse ne Akademine e Shkencave , salla e saj nuk quhet salla Eqerem Cabej ??!!!.

Nepremjet nje 'FLETE RRUFE" te komunistit te ardhur nga Moska e Kuqe, te shokut Myzafer Korkutit, ne kohen e PPSH-se komiteti Qendror i saj i atehershem degdisi te madhin dhe babain e gjuhes Shqipe, Eqerem Çabejin.

Interesohu dhe gjej tekstin e flete rrufese ne Arshiven e Shtetit dhe me kthe pergjigje .

Nese deshiron mund te bejme interviste duke perfshire nje familjar te Cabejt, zotin Nestor Cabej, dhe nje ish shokun e Cabejt te madh , M.... Bi.... (ne ish Sekretarine e KQPPSH) qe tju bindim juve, Elsa Demon , Ardit Raden dhe lakejte e "Agimit te Arte". " Qerete"

po pse nuk marrin ate

po pse nuk marrin ate zvicerianin e lubonjes,shmidin ,qe ti vertetoje keto gjera?

Ja ne cfare eshte katandisur

Ja ne cfare eshte katandisur Akademia jone e Shkencave, ne nje azil pleqsh truthare e egomaniake, qe ne vend te kurojne prostaten, rreken te fusin nen kularin e ideologjise partiake(kane ideologji keta te PD?) gjuhen shqipe, te vetmen instance qe s'munden as ta shesin, as ta leshojne me koncesion, as ta kontrollojne. Nje pyetje qe me vjen ne mendje eshte: Si ka mundesi qe edhe ne buze te varrit, keta njerez s'kane frike te vjedhin, te genjejne, te bejne poshtersira? Duhet te mendojne se kane te drejte, ndryshe s'kam si e shpjegoj qe i ze gjumi ne darke...

Problemi qe shtron gazetarja

Problemi qe shtron gazetarja Demo eshte aktual dhe i mprehte. Por zgjidhja nuk vjen nga nje bisede me nenkryetarin e Akademis, per te cilin mendoj, se pergjigja per referimin ka qene korrekte dhe jopajtuese. Persa i perket ceshtjes se administrimi te akademise, ky eshte nje problem qe duhet zgjidhur: Qeverise nuk i intereson nje Akademi serioze dhe profesionale, por nje akademi dhe akademike qe te katandisen rreth problemeve te leshimit te nje salle me qira, jo te problemet shkencore e kombetare.

Kjo puna e shqipetareve si

Kjo puna e shqipetareve si themeli i historis boterore eshte nje nga budallalleqet me te sikleteshme qe mund te gjesh ne internet! Me vjen turp nga te huajt kur degjojne keta tanet qe flasin per Pellazget (qe jetonin neper shpella) sikur te ishin hyjni te zbritur nga qielli! Pale pastaj si plas e qeshura e te huajve kur fillojne "transkriptimet" linguistike keta "profesoret" tane!!! Ca turpi! Po injorant ngelem ne te shkretet!

Shume e gjate per tu shkruar

Shume e gjate per tu shkruar ne nje unaze. Mbase ka qene rrip.

me e papara ne kete sport, ka
me e papara ne kete sport, ka qene Nermin Vlora Falaski. Ajo ka transkriptuar ne shqipen e sotme pervec te tjerave, dhe gjithe toponimet vendase te amerikes latine.
Kjo gazetare e ka gjuhen

Kjo gazetare e ka gjuhen shume me te keqe se grate e qendres se Linzes!. Ajo flet pa kulture, cfar presim prej saj?

Me siguri eshte keqtrajtuar qe ne femijeri dhe e keqja e ndjek kudo nga pas. Gjynah qe shekulli paguan nje shpifese te tille ordinere qe i ben atentat kultures kombetare duke shpifur e perbaltur njerez te nderuar .

Add new comment