Pedagogët grekë ftohen të emigrojnë në Shqipëri

Me premtimin për akomodim, ushqim, makinë dhe bileta udhëtimi, profesorët grekë ftohen të emigrojnë në Shqipëri, për të dhënë mësim në universitetet shqiptare.
Oferta përfshin sigurimin e udhëtimit, pagën dhe të gjitha shpenzimet për ushqim dhe akomodim. Propozimi parashikon gjithashtu kthimin e profesorëve grekë nga Tirana deri në Kakavijë. Sipas gazetës greke "Kathimerini", "universitetet shqiptare po kërkojnë “trurin” e fqinjëve të tyre grekë".
Rektori i Universitetit të Janinës Triantafilos Albanis thotë se ftesa i është bërë zyrtarisht edhe gjatë vizitës që bënë në Janinë disa përfaqësues të universiteteve private në Tiranë. Albanis thotë për gazetën: “Për herë të parë i takova në një konferencë në Shqipëri, e cila ishte pjesë e disa hulumtimeve tona. Më kërkuan të vizitojnë Universitetin e Janinës dhe natyrisht pranova. Mendova se takimi ynë do të mbulojë çështjet e bashkëpunimit, por ata folën për qëllimin e tyre".
Sipas "Kathimerini", përfaqësuesit e institucioneve shqiptare me vizitën e tyre në Janinë donin të shqyrtonin mënyrën, sesi mësuesit grekë mund të japin mësim për disa ditë në javë në universitetet e Shqipërisë. Ai profesor që do të pranojë propozimin, duhet sigurisht të adresojë programin në universitet greke. Legjislacioni vendas kërkon që akademikët të kenë të paktën 3 ditë prani fizike në institucionin ku punojnë, prandaj mbetet që në mes të institucionit grek dhe atij shqiptar, të arrihet në marrëveshje për 3 ditë mësimdhënie në Greqi dhe 2 në Shqipëri.
Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar që dikush nga Universiteti i Janinës apo ndonjë universitet tjetër e ka pranuar ofertën, askush nuk mund të parashikojë të ardhmen. “Me shkurtimet që kanë prekur thellë edhe pagat e akademikëve, asgjë nuk përjashtohet", thotë për gazetën një profesor në Universitetin e Athinës.
Ballkanweb.com
Comments
Rrofsh more Sali Berisha qe e
<p>Rrofsh more Sali Berisha qe e bere memedheun te thithe refugjate. Dhe jo refugjate dosido, por pedagoge. E kam tashme ne imagjinate momentin ku Jorgua, Kosta, Evripidi etj rrine si legena tek dera e Ahmet Fushes ( U. Kristal). </p><p>Ty Evripidi do te therrasim Qani.</p><p>Ju te tjeret mire i keni emrat, por hapni syte!!!!</p>
Add new comment