Shkrimet mbi Migjenin, dhe titujt mashtrues të gazetave

Janë shkruar shumë artikuj mbi Migjenin në 100 vjetorin e lindjes së tij. Janë të pakta rastet e ngjashme, kur në një përvjetor lindjeje të një personaliteti të kulturës sonë të jenë bërë kaq shkrime, të cilat jo vetëm kanë qenë çalltisje individuale e të paporositura, por edhe kanë konstrastuar me një indiferencë e përtaci të establishment-it politik. Shkrimet më të fundit ishin në numrin e sotëm të Shekullit, dhe mbanin firmën e Rudolf Markut dhe të Lekë Tasit. Marku thekson një ide disi novatore, dhe thotë së pari që Migjeni, edhe pse i njohur dhe “i akuzuar” si ateist e antiklerikal, rri fort bukur krah Fishtës, Koliqit, Prenushit, Anton Arapit, Lazër Shantosë, dhe së dyti që krijimtaria e Migjenit është në thelb e krishterë.
Ndërsa Lekë Tasi replikon me do gazeta, të cilat e kanë bërë zakon të spekullojnë me titujt e shkrimeve. Ai shfaqet i skandalizuar sidomos kur kjo praktikë bëhet mbi kurrizin e personaliteteve të kulturës sonë në rrethana të ditëve përkujtimore që lidhen me ta. “Në një rast”, thotë Tasi, “shkruanin mbi intervistën e fundit që ka dhënë Fan Noli në këtë botë, dhe në titull nënvizohej që peshkopi Theofan e ka pranuar tradhëtinë bashkëshortore, pasi edhe Jezu Krishti nuk ka qenë kundër saj; në fakt, po të lexoje intervistën, ai thosh bash të kundërtën”.
Por arsyeja e zemërimit të Lekë Tasit ka të bëjë me një spekullim që është bërë në lidhje me Migjenin. Në disa gazeta i është mëshuar qysh në titull faktit që Migjeni e ka humbur virgjërinë me një prostitutë, apo siç raportohet të ketë thënë vetë ai, “me njenën nga ato”. Në fakt, në materialin e publikuar (është fjalë për një shkrim të Nasho Jorgaqit), nuk del kjo gjë; përkundrazi, del që ai ndërron mendje në momentin e fundit (prej banalitetit të asaj situate), dhe nuk e bën “me njenën nga ato”. Gazetari ka gënjyer në titull.
E.G.
Comments
aq fundamentalist eshte sa

aq fundamentalist eshte sa perdor edhe Migjenin pa pike turpi

Rudolf Marku mbron një tezë

Rudolf Marku mbron një tezë të çuditshme: meqë Migjeni ka qenë tejet i ndjeshëm ndaj varfërisë, vuajtjes dhe mjerimit, atëherë paska qenë i krishterë; meqë edhe Krishterimi i ka këto virtyte. Silogjizmi i tij mund edhe të parafrazohet kështu: 1. Qeni ka katër këmbë; 2. Tavolina ka katër këmbë; pra: 3. Tavolina është qen.

Në fakt, mund të jesh veçanërisht i ndjeshëm dhe i vëmendshëm ndaj mjerimit, varfërisë, vuajtjes së njerëzve - pa qenë i krishterë (p.sh. Gandi). Thelbi i Krishterimit është tjetër. Përndryshe, të krishterët e kalojnë zakonisht rrugën në vijat e bardha, por kjo nuk i bën të krishterë të gjithë ata që respektojnë rregullat e trafikut këmbësor. Argumenti i Markut është i tërhequr për flokësh; dhe është i tillë sepse Marku nuk u beson as vetë atyre që shkruan.

Ka një gjë që s'e marr vesh me këta intelektualët katolikë: sa herë që marrin penën, shkruajnë si misionarë. Po boll o njerëz, se e bëtë blozë.

ose psh. Dervish Hatixheja

ose psh. Dervish Hatixheja

shkrimi i rudolfit ishte sh

shkrimi i rudolfit ishte sh korrekt.. Nuk i kuptoj parafolesit. Keta kane mendjen e Saliut. Edhe ne banjo, bejne politike

shkrimtar vari lesht

shkrimtar vari lesht

Add new comment