Kjo nuk është protestë e shqiptarëve

Postuar në 18 Dhjetor, 2017 11:39

Po shpërndahen tituj bombastikë. Përleshje, gjakosje, jashtë kontrollit. Në Shqipëri po protestohet me tymëse dhe opozita po rithemelon demokracinë. Parodia e kësaj farse që fsheh hallin e disa njerëzve arrin kulmin me Sali Berishën që sot bëri Albin Kurtin e Vetëvendosjes me një minipërplasje në Parlament. 
Protesta është akt i shëndetshëm. Por ky nuk është rasti. Kjo është një zhurmë e disa njerëzve që kanë nga pas një histori politike që i kompromenton. Një histori që duhet të na bëjë thjesht soditës të asaj që po zhvillohet rreth pak interesave. Kjo nuk është protestë e shqiptarëve. Është konflikt i pasanikëve të politikës dhe asgjë më shumë që në fund do ta gjejnë pazarin me njëri-tjetrin. 

 

Comments

Submitted by a (not verified) on

Është e turpshme të ketë këtë mendim një gazetar që është i mirëinformuar për nivelin e krimit në Shqipëri, dhe nqs duam të luftohet krimi si mund të bëhet kur prokurori zgjidhet nga ata që u është provuar se e kanë futur krimin në çdo qelizë të shtetit.

Submitted by redaksia on

Niveli i krimit ne Shqiperi kerkon si zgjidhje ndryshim politik. Por z. Basha qe sot bente tribunin, zgjodhi marreveshjen per hesap te vet. E themi kete sepse edhe sot, asnje nuk e di se cfare permban ajo marreveshje qe u be me 18 maj dhe qe la ne balte nje proteste te tere. Bojkoti qe ndodhi eshte tregues per kete. 

Protesta e opozites eshte teresisht legjitime, por sesa e mbeshtetur dhe e sinqerte eshte ajo, kjo ha shume diskutim. Ketu duhet te kemi parasysh se opozita nuk ka levizur gishtin per te presuar per krijimin e KLP-se, nderkohe qe sic e dime me kuadrin e ri kushtetues, Prokurori i Pergjithshem nuk ka me ato kompetenca qe ka patur. Eshte vete opozita qe ka tradhetuar me veprimet e veta cdo kauze, duke kerkuar qe axhenden e vet ta imponoje nje dite te bukur si axhende te mbare qytetareve. 

Edhe sot qe flasim, opozita deklaron se ka dosjen per inceneratoret, per Saimir Tahirin, por refuzon ta beje publike. Arsyeja eshte shume e qarte: Negociate. 

Ndaj edhe kjo protestes nuk eshte e qytetareve. 

Submitted by a (not verified) on

Jam krejt dakort me çfarë shkruani më sipër për PD dhe Bashën, por problemi është se pa një presion të gjithanshëm (sidomos media), si ndaj qeverisjes ashtu edhe sjelljes oportuniste të Bashës gjërat do të mbeten pa ndryshuar jo vetëm për këtë mandat, por edhe për më gjatë.
Sot të gjithë duhet të ishim kundër zgjedhjes së prokurorit, se nqs do të rrijmë duke analizuar çfarë ka bërë Luli apo Pd më parë i bie të pranojmë atë që po ndodh dhe që në fakt është shumë shumë e rëndë me një KM si edvin rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.