Deputeti Braçe: Njerëz nga brenda PS-së përcjellin në media lajme të rreme

Postuar në 01 Qershor, 2012 02:45

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe i ngacmuar nga një news i gazetave të djeshme lidhur me qëndrimin e tij në Grupin e PS-së dhe nga një news me titull ‘Fërkime në grupin e PS-së pak minuta para seancës së djeshme’, i publikuar dje në respublica, ka bërë një shënim të zemëruar në profilin e tij në facebook. “Lajmi është i rremë”, thotë në thelb ai, por pa e patur me gazetarët; e ka me burimet e gazetarëve, dmth me njerëz brenda PS-së (Sqarim: respublica pretendon të jetë gazetë e lajmit të saktë e korrekt, por jo gazetë e lajmit të minutës së fundit; ka gazeta të tjera që janë shumë më të përditësuara se sa ne, e prandaj ne i jemi referuar qartazi Panoramës në shënimin tonë që e gjeni në linkun: http://respublica.al/artikuj/2012/5/31/ferkime-ne-grupin-e-p...).

Braçe, pasi shpreh zemërimin me kolegë të vetët, saktëson atë që ka thënë. Po e publikojmë të plotë dhe pa asnjë ndryshim (madje, dhe me ‘e’-të në vend të ‘ë’-ve, e me “c”-të në vend të “ç”-ve):

“Ne kete moment na duhet qe te jemi shume te qarte, te vendosur dhe me nje skenar konkret. Duhet ta kishim bere kete kohe me pare por tani eshte jetike. Sali Berisha nuk ka tentuar te na izoloje (sic tha Kryetari) por na ka poshteruar. I ka takuar te gjithe, madje edhe aleatet tane, por PS-ne e ka refuzuar ta perfshije ne nje proces politik per zgjedhjen e Presidentit. Ka vendosur dhe po na mban jashte ketij procesi, me cdo kosto per te dhe per vendin.
Nga kjo pike duhet te nisemi per te rifituar qartesine tone. Per shkak te interesave qe ka vendi ne procesin e integrimit besoj qe do te na duhet qe te insistojme fort ne dialogun politik; duhet te rrisim presionin politik kundrejt Sali Berishes duke i kerkuar deri ne fund dialog politik dhe synuar konsensus per Presidentin. Nese Sali Berisha na refuzon perseri atehere po ua them troc mendimin tim: NE NUK DUHET TE BEHEMI PJESE E KETIJ PROCESI!
Nuk eshte zgjedhja jone! Sali Berisha zgjodhi te na mbaje jashte ketij procesi. Nuk do te dialogoje me ne. Kjo qe konsumuan sot me kandidatin Zaganjori deshmon qe nuk ka proces politik dhe konsensual me ne, Sali Berisha thjesht po na njofton per zgjedhjet e tij por nuk po zgjedh me ne! Ne te tilla kushte te hyme ne nje gare emrash me partite e Qeverise eshte e kote! Pa proces politik dhe konsensual cdo emer i yni eshte i djegur!
Pra duhet te vendosim tani dhe te kemi skenarin tone deri ne raundin e katert. Nuk eshte zoti Zaganjori kandidati i Berishes per raundin e katert. Une di qe deputetet e PD kane mbledhur firmat per nje kandidat politik! KY DO TE JETE FUNDI I PROCESIT DREJT SHTETIT NJEPARTIAK. KUNDERSHTIA NDAJ SHTETIT NJEPARTIAK DUHET TE JETE BETEJA JONE!
E dyta, PS duhet t’i beje vete negociatat pra PS duhet te negocioje vete me Sali Berishen ne nje proces politik. Nuk mund te negocioje per PS askush nga jashte PS!”

Në fakt, ka të drejtë. Mesazhet e tij kanë qenë të ndryshme nga ato që janë raportuar. Por duket se sot janë mesazhe të kapërcyera. Palët (përsërisim: duket) po shkojnë drejt konsensusit.

E.G.

Comments

Submitted by Erjon (not verified) on

Ju falenderoj per korrektesine! Madje madje u jam borxhli per germat! Sa per mesazhet jane dhene pardje. Jo sot! Edhe pse une besoj se palet nuk jane afruar ndopak. Jane po aq larg sa ne fillim, distance qe e vendosi qellimisht Sali Berisha!

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

PS nuk mund te pranoje asnje kandidature te propozuar nga Sali Berisha. Ose te gjitha, ose asgje!

Submitted by Drini (not verified) on

O Erjon, qe ta themi troc, Shqipetaret dhe Shqiperia po vuan sot gabimet e shefit tend Edi Rames. Jane ato ndryshime kushtetuese qe Edvini i beri ne bashkpunim me Sali tropojen. Po Do thuash ti, ja hodhi Saliu, ok dakord! Ama Edi Rama ka deshtuar ne cdo strategji, Saliu vetem luan dhe gezohet kur ka perballe Edin. Perse nuk i kerkoni Edit tja lere vendin ndonjerit qe (patjeter ka me shumice ne ps) eshte me i zgjuar se maloku i vucidolit ne strategji. Aman po plaku i cmendur sali nga ju perfiton qe vazhdon qeverisjen kaq kohe.  Hiqeni Edvinin se do humbni thelle ne zgjedhjet e ardhshme.

Submitted by Erind (not verified) on

O Erjon Brace, o njeri 50 Kilsh. PO si mor nuk flet nji llaf per letren qe morre ne dore me propozimet e "Shoqerise Civile" per Sokol Sadushit dhe Valdete Sala ? Dhe pa dyshim sic doli letra nuk kishte as koke, as firma as protokoll dhe me e dhimja ishte pa date.

Po si mer nuk ju ha mortja mor Erjon, (megjithse ty te ka ngrene) ?

U bo te gjith kopila te Sorros-it !

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

o gazetar bythqir, skam lidhje une. Une preferoj femrat mos me ngaterro me xhelozite e tua se nuk kam lidhje;-p

Submitted by ARON (not verified) on

E mor Zoti Braçe po sala e dogji me 97  dhe se gjeti gje e shiti detin e se gjeti gje,vrau 27 ne gerdec serish ne 21 JANAR ,dhe prape ju ne Parlament te vjedhur me 2009  ,Bashki te vjedhur me 2011 ,do vini mend ju ajo .Po ai vetem drejtoi dy vjet pa ju beri si deshi,hyte ne Parlament e prape ai avazin,as Kod Zgjedhor asgje e ti me kerkon muhabet me salen ,po ku pyet ai more DERRI DO PLUMB JO DIALOG SE NUK FLET VETEM BEN GRRR ...HYYYY.

Submitted by Arma i zgjidh h... (not verified) on

ore drini i zi  po nuk eshte vetem problemi i presidentit ne shqiperi po nga ta zesh e nga ta lesh.Protestat e Edit ishin te drejta po sala ,i vrau jo ata qe ishin brenda por jashte portes pra pa kokerr llogjike vetem kafshe vicidoli dhe ti thua e ka fajin ai qe ankohet,o njerez me koke vicidoli jeni bere shumica vini ne pune koken tuaj  per te ardhmen e vendit,me norma e rregulla ,se sala e djeg e se leshon,por humbur jemi ne si popull.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.