Eulex-i do të shndërrohet në një ‘institucion’ kushtetues?

Mandati i Eulex-it do duhet të përfundojë në vitin 2014, pas rinovimit që iu bë pak kohë më parë (saktësisht para një muaji, më 5 qershor). Dhe për këtë kanë rënë dakord të gjithë, kosovarë, diplomatë të BE-së e të SHBA-ve. Mirëpo tani, pasi po i jepet fund mbikqyrjes ndërkombëtare, vendet që e kanë ushtruar këtë mbikqyrje po kërkojnë ta shndërrojnë Misionin Europian që ka për synim konsolidimin e praktikave të shtetit ligjor në Kosovë, dmth Eulex-in, në një ‘institucion” kushtetues. Këtë e thotë Koha Ditore. Pas përfundimit të mbikqyrjes, lipsen ndërhyrje në kushtetutën e Kosovës, pasi kompetenca të Mbiqyrjes do të transferohen në institucionet kosovare, e me këtë rast do diskutohet që Eulex-it t’i jepet një rol kushtetues për ca kohë.
Do t’ia dalin ta arrijnë këtë gjë? Do të ketë shumë debate, me siguri. Kushtetuta e Kosovës ndryshohet me 2/3 e votave të deputetëve dhe me 2/3 e deputetëve të pakicave në Kosovë.
Re.Pu.
Comments
Pas fusnotes kjo gje do te
<p>Pas fusnotes kjo gje do te ishte fundi i Kosoves shtet! Nuk mund te imagjinohet te kete nje kerkese te tille. Mund te jete njue kerkese qe e kane bere "miqte" e Serbise se po te propozonte nje shtet mik i Kosoves kjo marrezi nuk do te ishte aspak miqesi, pervecse armiqesi! Kjo dtth. te ndash Kosoven me keq se Bosnjen. 5% Serb jane baraz me 95% shqiptar! Nuk mendoj se kuvendi i Kosoves do te bente nje gafe te tille. As nderkombetaret qe mbeshtesin Kovoven e pavarur. Nqs. USA e BE e kane ndermend nje gje te tille atehere me mire me talibanet se sa me thoke pas shpine. Gjithsesi, mendoj se eshte me teper nje spekullim per te testuar nervat e Kosovarit.</p>
Add new comment