Ministria e Mbrojtjes refuzon kontrollin parlamentar të aktivitetit të vet!!??

Postuar në 02 Korrik, 2012 12:55

Pretendimi i deputetit Piro Lutaj është në kufijtë e të pabesueshmes. Në Temën online raportohet se “deputetët e PS-së, anëtarë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, nuk janë lejuar të kryejnë mbikqyrjen e kontrollin parlamentar të Ministrisë e Mbrojtjes, gjë që po bëhej në vijim të vendimit të marrë në këtë komision”. Dhe po aty citohet Lutaj të ketë thënë se “ditën e premte, më datë 29 Qershor, pas kontakteve me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes nga ana e kryetarit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, anëtarët socialistë të Komisionit, u njoftuan se Ministria e Mbrojtjes nuk e pranon këtë Komision që të ushtrojë funksionet e veta Kushtetuese, pa dhënë asnjë arsye lidhur me këtë”.

Deputeti Erion Braçe, shumë aktiv në rrethana të tilla, bën fillimisht një resume të situatës: “Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, konsumoi të premten që shkoi një akt të paprecedent, teksa ndali e pengoi një kontroll të plotë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit! Kontrolli demokratik mbi Forcat e Armatosura është një prej parimeve kryesore kushtetuese në demokraci! Atë nuk mund ta garantojë një anëtar i kryesisë së PD, por Kuvendi, opozita mbi te gjitha! Arben Imami e ndali sot këtë kontroll duke i dhënë një grusht të fortë Kushtetutës!”

Braçe e ka një ‘pse’ të tijën. “Ministria e Mbrojtjes dhe një sërë kompanish të ndyra janë përfshirë në një xhiro marramendëse të tregtisë së armëve duke përfshirë Malin e Zi e Serbinë, por edhe vende të tjera larg nga rajoni. Armë gjithfarësh kanë hyrë e kanë dalë nga Shqipëria”, thotë ai.

Re.Pu.

Comments

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

<p>Ore Komuniste te degraduar. Komisioni parlamentar funksion sipas kushtetutes dhe askush nuk e pengon te kryeje detyren e vet. Por ketu nuk po kerkohet te kryhet puna e zakonshme por po tentohet te hetohet, gje qe nuk eshte konpetence e ketij komisioni! Per hetim duhet te kete njehere kallezim, dhe pas kallezimit vjen ose ujdia parlamentare per nje hetim parlamentar ose i lihet ne dore hetuesise. Qellimi e mashtrimi qe behet ketu eshte i qarte! Nen masken e kushtetushmerise se nje komisioni kerkohet te kryhet nje pune jo e zakonte dhe jashte kompetencave. Qe eshte hetim i paligjeshem nga disa anaterve te opozites per te bere tellall politik me vone. Ne kemi akoma ne vesh akuzat e Opozites dhe te hetueses Opzitare Ina Rama se komisioni i min. se drejtesise bente kontrolle ne Prokurori per te sajuar gabime. Po kjo nuk eshte po e njejta me kah te kundert?</p><p>Kur Brace e ditka arsyen, atehere perse nuk thote hapur se ne Komunistet e konvertuar ne Ramiste jemi kopila por ketij Imamit nuk ja ha qeni shkopin?</p>

Submitted by loni (not verified) on

<p>Muci, e vetmja gje qe mund te shtohet ketu eshte fakti historik qe Imami ishte nje prej PD-istave te pare qe u perdor me 1997 nga PS-ja per te hedhur poshte Berishen me ndihmen e ambasadores amerikane, qe ishte goxha mikeshe e Imamit. Dhe ky Imam sot tall trapin me PS-ne. Dhe neser mund te jete prape minister i PS-se, nqs. di ta gatuaj mire ngjalen (kushti i pare i ngjales se gatuar mire: te reshqase vete!). Kjo eshte pjesa tragjikomike e kesaj historie. Jo detajet e z.Lutaj. PS po korr cfare ka mbjellur vite me pare. Beri nje revolucion komunist me 1996-1997, erdhi ne fuqi shtrembet, dhe sot akoma paguan haracin e prapesive historike (duke shtuar ketu pak edhe nga arsenali i Rames, i cili kishte merak mos te mbahej mend vetem Nano per aleat i Berishes, prandaj beri cfare dime me 2008). Kur te jene bindur qe nuk behet me fjale per nderrim pushtetesh por hedhje rregjimi, atehere mund te shohim pakez drite. Te sugjeroj te lexosh Leninin e te shohesh si hidhen poshte rregjimet. Po pse o Muco, prape ne te djathtet do te ndihmojme PS-ne te vije ne pushtet??</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.