Rexhep Qosja: Ndërhyrjet në Gjuhë? Nxiten nga qarqe politike në Prishtinë dhe disa të huaj

Postuar në 01 Korrik, 2012 05:25

A duhen amplifikuar ndoca polemika ende të paqarta të ditëve të fundit mbi disa ndryshime të pretenduara në shqipen zyrtare? Rexhep Qosja, në një intervistë dhënë për gazetën javore "Java" të Prishtinës flet edhe mbi ata që e mohojnë gjuhën e përbashkët dhe predikojnë veçimin dialektor. "Numri i tyre sot është i vogël, po nesër ndoshta edhe mund të rritet një çikë ky numër. Ata janë të frymëzuar prej qarqesh politike në Prishtinë që përvjedhin idenë sipas së cilës Kosova karshi Shqipërisë duhet të zhvillohet si Austria karshi Gjermanisë dhe harrojnë se Gjermania dhe Austria, megjithatë, kanë një gjuhë letrare, Gjuhën Letrare Gjermane. Janë të frymëzuar, ma merr mendja, njëkohësisht edhe prej qarqesh të huaja politike që tradicionalisht janë përpjekur t'i ngatërrojnë punët e shqiptarëve" – thotë Qosja

Duke i quajtur këto përpjekje "prapakthime kundërhistorike që do të kishin pasoja shumë të mëdha" ai e mbyll me Gëten: "Të gjitha janë të vdekshme, vetëm marrëzirat janë të pavdekshme". (A.N)

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Zoti ju dhëntë jetë dhe mëndje të fortë se ju ka nevojë kombi i cili pa njërzë të tillë është i mbaruar</p>

Submitted by nik (not verified) on

<p>ik more i provincial se nuk je per gje ti,por vetem per te ngaterruar shqiptaret.</p>

Submitted by Vrana Konti (not verified) on

<p>Ka ndonjeri ndonje informacion aktual rreth ndryshimit te vendosur se nuk sqarohet ne artikujt e massmedia-s shqiptare?</p><p>Faleminderit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.