A kemi mjaftueshëm forca RENEA, tankse dhe helikopterë për të mbrojtur... turistët?!

Kanë rënë sërish pre e vjedhjes turistët të cilët vizitojnë Shqipërinë në sezonin veror. Agjencitë e lajmeve dhe sajtet online japin rrethana të ndryshme, sidoqoftë një sulm ndaj turistëve është e qartë që ka ndodhur. Sipas Ballkanweb “gjatë paradites së sotme dy turistë çekë ndodheshin në liqenin e Shkopetit duke u larë, ndërsa makina e tyre është vjedhur duke thyer xhamat dhe grabitësit kanë marrë prej aty sendet personale të turistëve dhe para”. Kurse sipas Vizion Plus “ngjarja ka ndodhur pasditen e se premtes teksa ktheheshin nga udhëtimi në Bjeshkët e Korabit, në hyrje të fshatit Radomir të Kalasë së Dodës, turistët janë ndalur nga 4 të rinj të moshës 12 deri 15 vjeç. Pasi janë qëlluar me gurë, atyre u janë marrë dy çantat me sendet personale dhe 300 euro”.
Në njoftime theksohet se janë angazhuar me urgjencë policia e Peshkopisë, e më pas forcat RENEA dhe helikopterët. A përnjimend?! Me siguri bumi turistik i paralajmëruar për këtë verë do t’i kalojë të gjitha parashikimet, sapo të merret vesh se në Shqipëri turizmi bëhet nën vigjilencën e pareshtur të RENEA-s, tankseve apo helikopterëve të policisë. (A.N.)
(Në foto: Kryeministri duke folur në mbledhjen e qeverisë, ku ka deklaruar se ky tremujor do të shënoje prurje të mëdha turistësh)
Comments
e po.ju flisni sikur jane

e po.ju flisni sikur jane gjera qe ndodhin vetem ne shqiperi.po ne itali,greqi,spanje etj.ndodhin edhe me shume.

po ju vetem te nxini shqiperine doni.

E keqjae shqiperise jane

E keqjae shqiperise jane pikerisht keto gazetare qe pa piken e pergjegjesise e kane mendjen me mahstruar e nxire imazhin e shqiperise. Ketyre gazetareve u pelqen shume kur disa injorante qe lexojne e besojne ne retorikat hileqare shkruajne pastaj "nuk behet shqiperia"

Une shkoj gati cdo vit per 1 jave ne majorca apo Ibica te Spanjes dhe ju them me garanci qe ne ato ishuj ka nje Mafia te organizuar per te vjedhur Makinat qe merren me qira nga Turistet. Skema eshte e tille qe te thyen xhamat, te vidhet cfare te mundet dhe ne fund te paguhet nga Turisti vete Xhami sepse xhamat e makinave jane qellimisht te pasiguruara. Pikerisht qe te zhvatet turisti sa me shume! Kjo eshte dicka e zakonte atje dhe nuk pretendon asnje turist se nuk mund te kete te tilla raste te pakendeshme. Turizmi sjell edhe grabitjet edhe klriminalitetin ashtu sic solli NATO prostitucionin ne Kosove apo Shqiptari drogen e kriminalitetin ne Evrope!

Boll me me kesiso lajmesh "nje turist kruajti bythen ne plazh, cfare ben shteti?" se lat nam dhe po i qisni syte vetes!

ke shume te drejte,por keto

ke shume te drejte,por keto lloj gazetaresh si do ta marrin rrogen.po nuk nxine shqiperine asnje lek nuk jep edi.

Shqiperia eshte vendi i vetem

Shqiperia eshte vendi i vetem ne bote ku nuk ka turiste, ne kete periudhe ne cdo vend biles edhe ne egjipt e tunizi ku nisi revolucioni arab kundra tiraneve, ka me qindra mijra turiste...ne shqiperi ato dy turiste qe vijne ( une mendoj qe jane shume budallenj qe vijne ne kete vend ferr+plehra), i vjedhin e i vrasin majmunet e maleve tona...qe nuk kane as bese e as nder. Une mendoj qe e keqja e shqiperise nuk jane keto gazetare, keto jane e mira e shqipeise, qe i bejne publike qelbesirelleqet qe bejne keto horra me turistet.

Eshte kulmi i sezonit turistik dhe asnje kembe turisti nuk shkel ketu, ndersa Majorka dhe Ibiza jane plot e perplot. E keqja e shqiperise eshte sali berisha kriminel e hajdut eshte qeveria e tij e ndyre e hajdute. jane pikerisht keto qelbesira qe duhet te pergjigjen per gjendjen mjerane te vendit, pa uje e drita pa rruge e plot plehra qe te fusin daten e te bejne te marresh arratine e jo te harxhosh leke aty per pushime. Mjerim e krim. prandaj nuk te sheh syri asnje turist sic sheh per shembull ne Mal te Zi ( mos te shkojme me larg).

Une kurre nuk vij ne kete vend plehre per pushime!

Ne europ jetoj dhe une por

Ne europ jetoj dhe une por xhamat te siguruara i kam, sa per ne shqiperi turistat i shikojn si miljoner, por njerez te thjesht jane, me rroge jan edhe ata ne vendet e tyre, por e keqa e shqiptarve esht se duan te behen miljoner brenda nje kohe te shkurter.

@ Komentues me siper qe thone

@ Komentues me siper qe thone se "fajin e kane gazetat qe nxijne Shqiperine".

Gazetat dhe gazetaret ngrene nje shqetesim per turiste qe grabiten. Kjo nuk eshte as nxirje as zbardhje dhe ceshtja nuk eshte ketu perse po preokupohen gazetaret por perse nuk po preokupoheni ju!

Sigurisht kriminalitet ka ne cdo venc te botes POR: 1) turistet mbrohen fort nga forcat e rendit publik (e njejta gje qe kerkojne gazetaret), dhe 2) vendet e tjera nuk kane reputacion kaq te keq sa ky qe ka merituar Shqiperia qe prej vitit 1997 e kendej.

Add new comment