Rama: Me "kasapin e zgjedhjeve" Ristani s’ka reformë zgjedhore

Postuar në 01 Korrik, 2012 02:59

Në një shkrim të publikuar në blogun e tij EdiRama.al (http://www.edirama.al/shkrime/935-pale-me-plehrat.html), kreu i socialistëve paralajmëron dështimin e reformës zgjedhore. Ai deklaron pa ekuivok se opozita nuk do të votojë për një reformë zgjedhore që nuk ndryshon KQZ-në, “thertoren elektorale” në krye të të cilës është “kasapi i zgjedhjeve Ristani”. Gjithashtu Rama ripërsërit qendrimin e PS-së në lidhje me domosdoshmërinë e garancive të transparencës së zgjedhjeve.

“Kaq shumë i duhet KQZ-ja kështu siç është kryeministrit, sa që në vend se t’i çelë rrugën një kompromisi të ndershëm konstruktiv për Reformën Zgjedhore, është i gatshëm të sakrifikojë deri në fund këtë prioritet kyç për afrimin e Shqipërisë me Familjen Europiane, vetëm e vetëm për të mos e mbyllur thertoren elektorale në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Ashtu sikundër s’ka ndërmend ta lejojë transparencën e materialeve zgjedhore as për zgjedhjet e ardhshme, vetëm e vetëm për të mbajtur hapur rrugën e falsifikimit të identiteteve të votuesve dhe mbushjen e kutive me votat e korrupsionit elektoral. Sigurisht që opozita nuk mund të votojë një Reformë Zgjedhore që nuk ndryshon KQZ-në dhe nuk garanton transparencën e zgjedhjeve,” shkruan Rama. Kaq shumë i duhet KQZ-ja kështu siç është kryeministrit, sa që në vend se t’i çelë rrugën një kompromisi të ndershëm konstruktiv për Reformën Zgjedhore, është i gatshëm të sakrifikojë deri në fund këtë prioritet kyç për afrimin e Shqipërisë me Familjen Europiane, vetëm e vetëm për të mos e mbyllur thertoren elektorale në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Ashtu sikundër s’ka ndërmend ta lejojë transparencën e materialeve zgjedhore as për zgjedhjet e ardhshme, vetëm e vetëm për të mbajtur hapur rrugën e falsifikimit të identiteteve të votuesve dhe mbushjen e kutive me votat e korrupsionit elektoral. Sigurisht që opozita nuk mund të votojë një Reformë Zgjedhore që nuk ndryshon KQZ-në dhe nuk garanton transparencën e zgjedhjeve.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Arbi (not verified) on

Rama ka te drejte ne kete pike. S'ka nevoje te jesh i majte apo i djathte per te kuptuar anshmerine e KQZ, qe ne kushte normale demokratike duhej te ishte institucion neutral. Le te perdorim trurin, dhe jo vetem te shajme e te kelthasim se jemi te majte a te djathte. Ajo qe beri Ristani e KQZ me zgjedhjet e fundit elektorale ishte me e demshme per gjithe politiken dhe integrimin, sesa per Partine Socialiste. Shpresoj qe gropa ne te cilen po fundoset ky vend prej dy-tre eksponenteve te Partise Demokratike, te mos jete mbyllur ende.

Submitted by Denada Tr. (not verified) on

Nuk kuptoj si e ben ende t qete gjumin e nates Ristani me gjithe ato te keqija qe i ka ber ktij populli......

Submitted by Geriz (not verified) on

Ristani do te shesi sapunin per djath, po ne fund harron duke dashur me shit CDO SAPUN PER DJATH. Priten helmime masive ne 2013, keshtuqe pervishni menget dhe monitoroni votat tuaja prej qeveris hajdute!

Submitted by Rezart (not verified) on

S'mund te ket reform zgjedhore sa esht Ristani atje, per t vetmen arsye se KQZ nuk ekziston ne keto momente. Si mund te ket reform zgjedhore pa ndryshuar bazat e nje institucioni qe ka humb kuptimin e tij kushtetus? Me habit fakti se sa miliarda euro i ka dhen Saliu per tja korruptuar shpirtin ne ket lloj menyre Ristanit..

Submitted by Antikomformistja (not verified) on

Ristani eshte vrases i vullnetit te popullit. Fakti qe Berisha e mban ende ne detyre Ristanin, tregon qe te dy shkojne mire, te dy jane vrases te vullnetit te popullit.

Submitted by Robert Fr. (not verified) on

Pyetja me misterioze e 20 viteve te fundit ne Shqiperi eshte: "Berisha eshte nje monster qe ka prodhuar nje sistem politik monstruoz, apo eshte thjesht produkt i nje sistemi politik monstruoz?" Kam pare plot njerez, plot politikane, dhe pjella  te sistemit monstruoz, monstra te verteta, kam pare vetem ata qe kelthasin e çirren te Partia Demokratike. Nje atmosfere e tmerrshme atje, e tensionuar, nje rendese qe e ben tavanin te rrezikshem, matufe qe verviten si spiune neper mure e neper dhoma. Prandaj nuk dua t'ia shikoj me bojen PD-se. Berisha eshte nje monster qe ka prodhuar nje sistem politik monstruoz, por nga ana tjeter eshte edhe produkt i sistemit politik monstruoz qe ai bashke me ca shoke te Partise Demokratike (te vdekur a ende te gjalle) e ndertuan.

Submitted by Neritan (not verified) on

Ristani eshte kasap, dhe kasap eshte Saliu. Rama nuk perfaqeson vetem veten ose vetem nje individ me energji, entusiazem dhe vullnet per te çrrenjosur larvat nga pushteti; Rama perfaqeson edhe nje ide, ide te cilen i gjithe elektorati i majte e diskuton, miraton dhe krijon kompaktesi. Brenda PS gjerat behen jo nepermjet vullnetit te vetem nje apo dy figurash, por nepermjet perdorimit te energjive te cdo individi, te madh apo te vogel. S'ka vend per Saliun dhe konen Ristan ne nje Shqiperi demokratike!

Submitted by Kris Tr. (not verified) on

Pikerisht shtaze si puna e Ristanit na bejne te mendojme se Rama eshte ndryshe, do te jete ndryshe. Let's give him a try! T'i japim nje mundesi, meqenese Saliut i dhame me qindra te tilla dhe u zhgenjyem.

Submitted by Shqiptari (not verified) on

Ristani i kishte duart me gjak, tani i ka te perlyera edhe me mbeturina radioaktive. Sa njerez do te vdesin prej Saliut dhe sherbetoreve te tij?

Submitted by nik (not verified) on

po edhe po nuk e votoi reformen kujt i beht vone,sepse kjo do te thote se edhe edi do perseri ristanin ne krye te kqz ne menyre qe te justifkoje humbjen e sigurte te 2013.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.