Berisha apo Rama kryeministër? Cilido qoftë, mes Shilës dhe Karibdës do të lundrojë…

Në mendimin modern ekonomik, kanë konkuruar dy shkolla të kundërta rreth rolit të shtetit në zbutjen e cikleve të ekonomisë së tregut – ajo fiskale dhe ajo monetare. Nobelisti John Maynard Keynes ishte themeluesi i shkollës së mendimit ekonomik që i sheh politikat fiskale si instrumentin kryesor të ndërhyrjes së shtetit në rastet kur rritja ekonomike frenohet dhe hapja e vendeve të reja të punës vështirësohet. Ndërsa nobelisti Milton Friedman ishte themeluesi i shkollës së mendimit ekonomik që këtë rol ia njeh politikave monetare. Deri më sot, në përgjithësi, qeveritë e majta në botën demokratike kanë përqafuar shkollën kejnsiane, ndërsa të djathtat kanë përqafuar atë fridmaniane.
Kështu për shembull, Presidenti Ruzvelt, një nga dishepujt e zjarrtë të shkollës kejnsiane, rriti ndjeshëm borxhin publik të SHBA-së dhe i përdori fondet e grumbulluara për investime në infrastrukturë, duke ulur kështu papunësinë e lartë të shkaktuar nga depresioni i fortë ekonomik i viteve 1929-33.
Ndërsa presidenti Regan, një dishepull i zjarrtë i shkollës fridmaniane, emëroi një guvernator të bankës qendrore, i cili ndërhyri fort në ofertën e parasë në qarkullim, duke ulur inflacionin vjetor nga 13% në 4% brenda një katërvjeçari. Ndërkohë, Regani uli taksat ndaj individëve dhe bizneseve, duke pakësuar kështu mundësinë e buxhetit federal për ndërhyrje fiskale në ekonomi dhe duke ia lënë bankës qendrore shkopin e dirigjentit ekonomik.
Pas kësaj hyrjeje të shkurtër rreth shkollave mbi rolin e shtetit në zbutjen e cikleve të ekonomisë së tregut, le të vijmë tek ekonomia aktuale shqiptare.
Pas një viti, gjasat janë të mëdha që Berisha ose Rama të jetë kryeministër i vendit. Por, pavarësisht nëse kryeminstër do të jetë Berisha apo Rama, pavarësisht nëse kryeministri do të jetë i majtë apo i djathtë, pavarësisht nëse do të jetë partizan i shkollës kejnsiane apo asaj fridmaniane, atij do t’i duhet të lundrojë mes një Shile dhe Karibde ekonomike. Dhe ja përse.
Bazuar në të dhënat më të fundit të faqes së internetit të CIA-s për Shqipërinë dhe të raportit të The Economist Intelligence Unit, mund të llogaritet se në vendin tonë konsumohen brenda një viti mallra e shërbime të ofruara nga privatët dhe shteti me vlerë rreth 11.5 miliardë dollarë (shteti dhe organizata bamirësie private ofrojnë disa shërbime e mallra falas, por sidoqoftë edhe ato e kanë koston e tyre). Në vlerën e mallrave/shërbimeve që konsumohen në Shqipëri, është e trupëzuar vlera prej 3.4 miliardë dollarë e mallrave/shërbimeve që importohen, ndërkohë që trupëzohen edhe rreth 1.2 miliardë dollarë në formën e konsumimit të makinerive dhe mjeteve të importuara. Me fjalë të tjera, për çdo 100 dollarë mallra e shërbime të konsumuara në Shqipëri, rreth 40 dollarë shkojnë jashtë vendit për të mbuluar vlerën e importeve të trupëzuara në to.
Për ta bërë paragrafin e mësipërm më të kuptueshëm për lexuesin, le të sjellim disa shembuj.
Sa herë blejmë një bukë në dyqanin pranë shtëpisë, më shumë se gjysma e 800-lekëshit që paguajmë shkon për të mbuluar importimin e grurit dhe konsumimin e makinerive, automjeteve, karburantit e materialeve të tjera të importuara që nevojiten për prodhimin dhe transportimin e miellit dhe, më pas, të bukës. Ndërsa kur blejmë domate të prodhuara në sera diku në Myzeqe, rreth 40% e çmimit mbulon konsumimin e impianteve, automjeteve, karburantit, e materialeve të tjera të importuara që nevojiten për prodhimin dhe transportimin e tyre. Për të mos folur pastaj për cigaret apo mallrat elektronike, në çmimin e të cilave importi është trupëzuar në nivelin mbi 75%.
Por si ia kemi dalë ne që të dërgojmë jashtë Shqipërisë 40 dollarë për çdo 100 dollarë mallra dhe shërbime të konsumuara në vend?
Së pari, ky deficit është mbuluar nëpërmjet eksporteve të mallrave e shërbimeve shqiptare, të cilat kapin shifrën e 1.6 miliard dollarëve në vit. Së dyti, nëpërmjet dërgesave të emigrantëve, të cilat, kohët e fundit, mezi arrijnë nivelin e rreth 1 miliard dollarëve në vit. Së treti, nëpërmjet ndihmave dhe kredive të huaja që merr shteti dhe privatët shqiptarë, të cilat janë në nivelin 0.8 miliardë dollarë në vit. Së katërti, nëpërmjet investimeve të huaja direkte, që kapin shifrën e 0.4 miliardë dollarëve në vit.
Po t’i mbledhim së bashku këto burime, bëjnë rreth 3.8 miliardë dollarë. Pra, mbeten edhe 0.8 miliardë për të mbuluar 4.6 miliardë dollarët e importit të trupëzuar në vlerën e mallrave dhe shërbimeve që konsumohen çdo vit në vend. Dhe ku gjenden këto 0.8 miliardë dollarë? Duhet të jenë paratë e trafiqeve ilegale dhe paratë e pista që futen në Shqipëri…
Duke parë listën e burimeve të financimit të deficitit tonë tregëtar, mund të thuhet se dy syresh kanë patur prirje zbritëse kohët e fundit. Së pari, dërgesat e emigrantëve janë vazhdimisht në ulje, për shkak të krizës ekonomike që ka mbërthyer vendet ku punojnë shumica dërrmuese e tyre, si dhe për shkak të shkëputjes graduale të lidhjeve me vendin e origjinës. Së dyti, paratë e trafiqeve ilegale dhe paratë e pista nga jashtë janë vazhdimisht në ulje, për shkak të trysnisë që ushtrojnë fqinjët tanë europianë ndaj qeverisë për t’i luftuar ato.
Në këto kushte, Shqipërisë i duhet të adoptojë një politikë që do të stimulonte zëvendësimin e mallrave të importit me prodhime vendëse, si dhe rritjen e eksporteve. Kjo gjë, përveç ndikimit në zbutjen e deficitit tregëtar, do të ndikonte edhe në hapjen e vendeve të reja të punës, në kushtet kur ndërtimi dhe industritë e lidhura me të kanë pushuar së qeni lokomotiva e ekonomisë shqiptare.
Por stimulimi i prodhimeve vendëse (për konsum të brendshëm dhe eksport) kërkon ose ndërhyrje fiskale, ose ndërhyrje monetare, ose të dyja.
Në ndërhyrjet fiskale përfshihen subvencionet, investimet e drejtpërdrejta të qeverisë në infrastrukturë dhe/ose mjete prodhuese, lehtësirat tatimore, tarifat doganore, etj. Por qeveria shqiptare ka disa pengesa financiare dhe institucionale për t’i realizuar ndërhyrje të tilla.
Së pari, niveli i borxhit publik është i tillë që nuk i jep luksin qeverisë të përdorë buxhetin e saj për të stimuluar prodhimin vendës. Sipas FMN-së dhe Bankës Botërore, niveli i borxhit publik të Shqipërisë duhet të jetë në kufijtë 40%-50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që ai ka arritur pothuaj në nivelin 60%.
Së dyti, marrëveshjet ndërkombëtare të Shqipërisë me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), Bashkimin Europian (BE), etj. e kufizojnë mundësinë e qeverisë për të manovruar me tarifat doganore të mallrave të importuara apo me subvencionet e eksporteve.
Në ndërhyrjet monetare përfshihen ulja e normës bazë të interesit dhe ndërhyrja e drejtpërdrejtë e bankës qendrore në tregun e bonove të thesarit. Këto ndërhyrje kanë si rezultante rritjen e lekëve në qarkullim dhe zhvlerësimin e lekut ndaj valutave kryesore. Nga ana e vet, një lek i zhvlerësuar ul koston e punës së prodhimit vendës (për konsum apo eksport), meqë rrogat paguhen në lekë. Pra, prodhimi vendas mund të konkurojë me atë të huaj, si në tregun vendës dhe atë të eksportit.
Por ndërhyrje të tilla monetare nuk janë pa kosto. Zhvlerësimi i lekut ndaj valutave kryesore do të rriste çmimet e mallrave që sot vijnë nga importi. Dhe kjo do të godiste rëndë konsumatorët me të ardhura të pakta, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë. Me fjalë të tjera, derisa prodhimi vendës të zëvendësojë shumë nga mallrat e importit (Zoti e di për sa vjet), shumë shqiptarëve do t’u duhet ta shtrëngojnë rripin fort. Ndërkohë, qeverisë do t’i duhet të shlyejë borxhin që ka në euro me lekë që kanë një kurs më të dobët shkëmbimi.
Me pak fjalë, mund të thuhet se, pavarësisht nëse kryeminstër do të jetë Berisha apo Rama, pavarësisht nëse kryeministri do të jetë i majtë apo i djathtë, pavarësisht nëse do të jetë partizan i shkollës kejnsiane apo asaj fridmaniane, atij do t’i duhet të përballet nga njëra anë me FMN-në, BB-në, OBT-në, BE-në etj., në lidhje me ndërhyrjet fiskale, dhe nga ana tjetër, me shumicën e konsumatorëve shqiptarë dhe kreditorët e huaj, në lidhje me ndërhyrjet monetare…
Comments
Me shifrat qe ofroni,zoti

Me shifrat qe ofroni,zoti Zaloshnja,dhe me ato qe cdo familje i di me mire per qesene e saj

sot e 22 vjet, jane shqiptaret mes Shiles e Karibdes;jo Rama apo dr.dhjeramani.

Keni 22 vjet qe i beni fresk shterpesise dhe ligesise se vendimarrjes se "zhvillimit" ekonomik te vendit,tash u kujtuat per ekonomine.Doemos, poju djeg bytha se nuk ka me para per te financuar prrallisjet tuaja.Edhe kriza e ka ndonje te mire.

perverse.

Me gjithe respektin Edo, ky

Me gjithe respektin Edo, ky eshte nje artikull shume i dobet. Ka nje ndryshim te jashtezakonshem ndermjet nderhyrjeve kunderciklike dhe rritjes afatgjate. Kap nje liber Macro 101 se ke nevoje per icik refresh (jo si ai i Veliajt aman, ai djale eshte koqe fare).

Dukesh qe ne USA je fokusuar shume te mikroja.

Kam disa objecksione per

Kam disa objecksione per artikullin e z. Zaloshnja. Por me kryesori eshte ai qe alternativat ekonomike te Shqiperise ai i sheh akoma nen optiken e Keybes apo Friedman. Ne kushte normale kjo nuk do te kishte asnje te keqe dhe se keshtu behet ne USA edhe ne Europen Perendimore.

Nderkohe problemet ne Shqiperi jane strukturale. Ka nje mungese absolute te nje vizioni ekonomik si nga qeveria ashtu edhe nga opozita (ne kete kuptim jemi me te vertete midis Scillas dhe Haribdas). Si politikat fiskale ashtu edhe ato monetare jane pothuajse rastesore dhe me teper varen (nuk dua te bie ne banalitet por kam pershtypjen se keshtu eshte e verteta) me teper nga gazeta e fundit e huaj qe ka lexuar Kryeministri apo leader i opozites. A ka prova per kete? Sa te duash! Ne nje interviste te fundit z. Kryeminister deklaroi qe "kur filloi te merrej me politike nuk ja kishte fare idene nga ekonomia"... Nuk dua te ndalem sa tragjikomike eshte kjo fraze. Por dogma ekonomike e taksave "me te uleta ne Europe" dhe te tjera konstante te retorikes qeveritare vazhdojne te jene te njejtat qe prej 22 vjetesh. Dyshja Berisha-Bode ka mbi 15 vjet qe sa ne pushtet e sa ne opozite ka qene shume influente ne ekonomine shqiptare. Se dyti, normat e interesit apo kursi i kembimit valutor behen ne kushtet kur Instat ose tregon shifra te manipuluara ose pak kredibel. Bhet fjale per nje institucion qe nuk ka qene ne gjendje te jape (per cfaredo aresyeje) asnje informacion nga censusi kombetar i zhvilluar nje vit me pare. Cdo vendim monetar duhet minimalisht te bazohet mbi inflacionin dhe statistika te tjera te ngjashme. Qe tek ne nuk jane te disponueshme. Dmth si qeveria dhe opozita propozojne vendime ne tym!

Por problemi madhor i ekonomise Shqiptare eshte qe nuk eshte ekonomi e tregut te lire. Por 'ekonomi ne treanzicion'. Qe do te thote se pertej teorizimeve akademike mbi mundesite e nderhyrjes monetare apo fiskale, realiteti eshte qe asnje nga keto forma nuk do te jape rezultat te parashikueshem. Sepse tregu kontrollohet nga monopole, sepse ekonomia akoma financohet ne nje mase te madhe ne menyre informale (legale ose ilegale), evazioni fiskal eshte me i madh sesa i Greqise.

Me fjale te tjera asnje nga parametrat vitale te ekonomise shqiptare nuk mund te pershkruhet me terma normale qe perdoren ne vende qe kane nje treg te lire. Zgjedhjet e Shqiperise jane potencialisht te shumta ne te ardhmen; por ato duhet te jene zgjidhje te nje karakteri struktural qe duhet te liberalizojne ekonomine ne menyre reale, te lejojne akses te barabarte te tere operatoreve mbi burimet ekzistuese dhe tu krijojne mundesi dhe tu japin garanci te barabarta investitoreve.

Ne kete optike zz Berisha dhe Rama, ne opinionin tim, ngjajne per sa i perket mangesise se vizionit ose te pakten mangesise se alternativave qe shprehin me ze te larte. Por alternativat ekzistojne - ama personat qe mund ti paraqesin keto alternativa nuk kane kane ndonje shanc te marrin kryesimin e ndonje partie kryesore gjate pak viteve te ardheshme.

E para, clidhje ka

E para, clidhje ka Rama/Berisha me te majten/djathten?!

Partite tek ne jane grupime interesash financiare dhe jo idealesh.

Rritja ekonomike nuk eshte dhe aq e veshtire. Fatkeqsia jone eshte se jo vetem na qeverisin njerez te paafte, por qe jane dhe plehra pa pike morali. Si zgjidhet problemi jone ekonomik? Ja 5 hapa:

1. Zgjidhja e ceshtjes se prones. 22 vjet tranzicion dhe akoma nuk e kemi te sigurte kush eshte pronari i nje toke te caktuar. Kjo do ishte zgjidhur lehte dhe shume lire sapo Berisha erdhi ne pushtet ne 92 por cti bejm, zhvillimi i vendit nuk ishte ne prioritet e tij.

2. Strategji kombtare per zhvillimin e turizmit. E para duhet te jemi realist. Te gjithe ata qe thone kemi bregdetin me te bukur ne bote nuk kane qene ndonjeher ne tajlande ose ne maldive. E kemi bregdetin e bukur, por per shkak te babzise se ndertuesve dhe zyrtareve te korruptuar pjesen me te madhe te tij e kemi shkaterruar ne menyre te pakorigjueshme (shiko saranden). Cfar mund te bejm? Nje plan te integruar urbanistik per te gjithe bregdetin. Pronaret e hoteleve duhet te mesojne qe nuk kane si konkurent hotelin ngjitur pa kondicioner dhe me banjo jasht; por hotelet e malit te zi e te kroacise. Turizmi duhet te punesoje shumicen e forces punesore dhe jo si sot, bujqesia.

3. Reforme e administrates. Jo vetem qe shumica e atyre qe punojne ne shtet jane te trashe, por edhe nuk punojne por tundin zinxhirin gjith diten. Ose te largohet te gjithe te paaftit, ose te trajnohen. Berisha flet per "Shqiperine Dixhitale" ndersa punonjesit nuk dine te hapin nje email (Provoni te kerkoni informacion me email tek ndonje institucion shtetror).

4. Reforme ne drejtesi. Drejtesia ne shqiperi eshte kthyer ne ankand. Ai qe ka para me shume, fito. Mesa di une pagesa eshte 1 milion per 1 vit me pak ne denim. Kemi pare vrases qe kane dale me 2 vjet burg vetem sepse i kane prinderit me para/njohje. Pa pasur nje sistem drejtesie me integritet, harrojeni qe mund te zhvillohemi.

5. Fokusimi ne teknologjine e informacionit. Sipas bankes boterore nje dyfishim i shpejtesise se internetit, kontribuon 2% ne gdp. Dmth nje investim prej $50 milion dollares ne nje linje nenujore komunikimi me italinte qe do te rriste me disa here shpejtesine e internetit ne vend e nxjerr koston e vet brenda vitit. Shteti duhet te nxise universitetet e vendit te ofrojne dege te shkencave kompjuterike sidomos "web programing languages". Informatika qe ofrohet tani eshte shaka pa kripe. Jo vetem qe eshte me shume matematike se "informatike" por edhe ato lende qe kane lidhje me kompjuterin, e pergatisin studentet per vitet 2002 dhe jo 2012. Ne nje industri qe ndrysho cdo jave, 10 vite jane shekuj. Te gjithe maturantet qe dalin ne vit (30,000) mund te punesohen pasi mbarojne kete dege (web programmin). Ka nje kerkese te madhe nga vendet e zhvilluara per punetore te tille, dhe mund te punosh qe nga tirana nepermjet internetit. Miliona indian punojn ne kete menyre. Perse ne shqiptaret jo? Sepse politikanet nuk i intereson zhvillimi i vendit. Thjesht qendrimi/ardhja ne pushtet.

Shkurt, sfida konsiston ne

Shkurt, sfida konsiston ne rritjen e prodhimit te brendshem dhe permiresimin e bilancit tregtar. Sot per sot hapesirat ekonomike na lejojne te rrisin prodhimin bujqesor dhe te nenprodukteve te tij, si edhe te terheqim me shume investime te huaja, çka eshte e mundur, sepse industria e lehte e vendet e zhvilluara, per shkak te krizes, po perpiqet te delokalizohet.

Rrofshin politikat ekonomike

Rrofshin politikat ekonomike idiote te "djathta":

1. Taksa te ulta idiote te tipit taksa e sheshte. Kujt i plasi se zbrazet buxheti? Mjafton te haje Samiri i TEG

2. Investimet idiote te tipit rruga e kombit. Kujt i plasi se zbrazet buxheti? Mjafton qe ka leke per te vjedh Basha

3. Falja e llotarise kombetare, Albpetrolit etk. Kujt i plasi se nuk mbushet buxheti? Mjafton te haje Ridvani

Kur do ta kuptoje ky popull qe vazhdon voton djathtas dhe e ha para e mbrapa?

1. Nuk eshte politike e

1. Nuk eshte politike e djathte. Po te shohesh programin e PS edhe ajo do te ule taksat megjithse kemi barren fiskale me te ulet ne europe. Mos i etiketo partite tona "te majte" dhe "te djathte" sepse nuk kane asnje lidhje me te mjaten dhe te djathten. Nga taksat e ulta ska perfitu vetem Samiri po te gjithe biznesmenet e medhenj, te majt dhe te djatht.

2. Rruga ishte investim shume i drejte. Investimet ne infrastrukture gjithmone e nxjerrin koston e vet. Kuptohet qe vjedhjen e mbi $200 milion nuk ia kishim borxh.

3. Per kete ke te drejte.

Populli vazhdon te votoje per PD-n, per te njejten arsye qe vazhdojne te votojne per PS-n. Jane idiote! Nuk kerkojne pike integritetit moral/profesional nga personat qe votojne, dhe nga ana tjeter presin qe po keto persona ti zgjidhin problemet. Eshte njesoj si ti japesh celsat e shtepise nje hajduti dhe pastaj te ankohesh pse te vodhi. hahaha

Nuk e di a e mba mend ate gruan ne berat para 8 vitesh ku thoshte per Nanon dhe Meten : Ne as uje nuk duam; as drita nuk duam; vetem ju te mos ziheni? Tragjikomedi! Fatkeqsia jone eshte se njesoj si ajo jane gjysma e popullsise.

1. E kisha fjalen qe

1. E kisha fjalen qe politikat fiskale nga te dyja palet nuk behen per shkak se a jemi te "djathte" apo te "majte" por vetem per te ndihmuar miqte ndertues.

2. Nuk eshte aspak investim idiot. Sic e thash investimet ne infrastrukture gjithmone ia vlejne. Po perfitojme goxha shume (ne fakt edhe me shume nga shifra e deklaruar), por jane perfitime indirekte. Shifrat e doganes tregojne qe numri i udhetareve, mauneve me mallra qe kalojne kufirin per ne shqiperi eshte 10 fishuar. Do te perfitonim akoma me shume nese do te behej nje investim ne portin e durresit i cili nuk ka kapacitet te mjaftueshem per tu bere nje nga portat hyrese/dalese te ballkanit. Mos e shiko investimin me inat vetem sepse e beri e djathja ose vetem sepse eshte bere ne veri. Shikoje me objektivitet.

3. Me ate video thjesht konfirmove ate qe thash une. Personat qe perkrahin politikanet tane jane idiote te gjithe. Te bejme debat se kush eshte me idiot, ky i PD apo ajo e PS, nuk ka kuptim. Te njejten gje shohim dhe neper debate televizive ku politikanet e djathte/te majte justifikohen gjithmone me gabimet e pales tjeter, gje qe eshte absurde. Nese i pyet pse vodhe, do te thone jo se ato te tjeret kane vjedhur me shume. lol

Add new comment