Një botë pa lider

Jo shumë kohë më parë shumica e botës ankoheshin ndaj një Amerike që ishte shumë e sigurt, një “hiperfuqi” që u përpoq të udhëheqë, ndryshe nga ç’dëshironin ata që morën pjesë në takimin e G-20-ës të martën në Meksikë. E pra, urime. Një botë pa lidershipin amerikan po arrin më shpejt sesa madje edhe francezët shpresonin. A po ju pëlqen?
Në Siri, një revoltë populiste kundër një diktatori kërcënon të shndërrohet në një luftë civile, derisa Rusia dhe Irani mbështesin klientin e tyre në Damask, ndërsa Perëndimi i drejtohet pa dobi Kombeve të Bashkuara. Konflikti kërcënon të përhapet në vendet fqinje.
Irani vazhdon marshimin e tij drejt një arme bërthamore përkundër lutjeve mëse trevjeçare të Perëndimit (dhe së fundi) sanksioneve të dobëta. Izraeli mund të nxjerrë përfundimin se duhet ta sulmojë Iranin, për ta mbrojtur veten, pavarësisht nga rreziqet ushtarake, sepse ai nuk ka besim në vullnetin e Amerikës për të vepruar. Nëse Irani ia del me armën bërthamore, është i mundshëm shpërthimi i përhapjes bërthamore në të gjithë Lindjen e Mesme.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, përsëri shpërfilli ftesën e presidentit Obama në samitin e G-8 në Kamp Dejvid dhe po e ndërlikon diplomacinë amerikane në çdo hap. Ai po dërgon armë dhe raketa antiajrore në Siri, po bllokon sanksionet e OKB-së dhe po e rikthen ndikimin rus në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore. Marrëdhëniet “e reja” të zotit Obama nuk po tregohen shumë.
Në Egjipt, ushtria dhe Vëllazëria Muslimane konkurrojnë për pushtet pas pranverës arabe, derisa Shtetet e Bashkuara konsiderohen kryesisht si kalimtare. Demokratët nuk kanë besim në një Amerikë që i ndihmoi ata shumë pak në ditët kur Mubarak ishte në pushtet, ndërsa ushtria nuk ka besim te një administratë amerikane që e braktisi Mubarakun në fund.
Vendet e eurozonës po pengohen prej njërës në tjetrën pako të shpëtimit, duke rrezikuar një ekonomi ende të brishtë globale. Udhëheqësja më e rëndësishme aktuale në botë, Angela Merkel e Gjermanisë, hodhi poshtë këshillën e zotit Obama që të linte anash planet e kursimit në këmbim të rritjes së shpenzimeve më 2009-ën dhe është falënderuese për atë që bëri. Për shkak të kësaj, ekonomia e saj është më e fortë.
Vendet e Azisë Jugore po bëjnë rikalkulime të interesave të tyre, derisa ShBA po shkon drejt daljes nga Afganistani. Pakistani kërkon 5 mijë dollarë për kalimin e një kamioni me furnizime për forcat amerikane, derisa vazhdon të ofrojë strehë për udhëheqësit talibanë. Irani po zgjeron ndikimin e tij në pjesën perëndimore të Afganistanit, ndërkohë që talibanët u rezistojnë lutjeve të ShBA-së për të negociuar një armëpushim, duke parafytyruar se ata mezi po e presin largimin.
Për Putinët e botës dhe shumë amerikanë liberalë, këto shenja të venitjes së ndikimit të ShBA-së janë të mirëseardhura. Ata e kanë lidhur përfundimisht Guliverin amerikan. Epoka e“sigurisë kolektive” përmes OKB-së ka ardhur, dhe, pavarësisht nga vështirësitë e ardhshme, të paktën nuk do të ketë më Irakë të tjerë.
Por vini re mirë se zëvendësimi i udhëheqjes së ShBA-së nuk është një epokë e re e paqes së administruar nga Kombet e Bashkuara.
Më shumë është një boshllëk i mbushur nga aktorët më të këqij të botës. Askund nuk është më e qartë kjo, sesa në Siri, ku Rusia dhe Irani kanë një hapësirë të lirë për ta forcuar diktaturën e Asadit.
Çmimi është i lartë me masakrat njerëzore, por ai mund të jetë edhe më i lartë, duke u treguar diktatorëve të tjerë se më nuk ka rëndësi, po qe se një president amerikan deklaron se ti “duhet të largohesh”.
Ajo që ka rëndësi është nëse keni patronë në Moskë, Pekin apo Teheran.
Një pretendim tjetër, veçanërisht i njohur në Europë dhe Kinë, është se kjo tërheqje amerikane është e pashmangshme, sepse ShBA është më e dobët ekonomikisht. Nuk ka asnjë dyshim se recesioni dhe rimëkëmbja e vakët kanë dobësuar burimet amerikane dhe besimin, por rënia ekonomike nuk është e pashmangshme. Ajo është, siç ka thënë në vitin 2009 Çarls Krauthammer, “një zgjedhje”.
Amerika mund të zgjedhë që të qëndrojë në rrugën e saj të tanishme drejt një shoqërie me rritje të ngadaltë ekonomike, që shpenzon pasurinë nga lëmosha e brendshme, ose mund të zgjedhë edhe një herë që të jetë një shoqëri dinamike, që ndërmerr rreziqe me një rritje ekonomike prej më shumë se 3 për qind në vit.
Ajo që ShBA nuk mund ta bëjë është që të presë rritje vjetore prej 2 për qind në këtë epokë të Obamës dhe të financojë edhe planin e kujdesit shëndetësor të Obamës, e edhe ushtrinë amerikane.
Në trendin aktual, buxheti amerikan i mbrojtjes do të tkurret.
Ka gjithmonë kufizime në pushtetin e ShBA-së dhe udhëheqja amerikane nuk do të ndërhyjë dashur padashur ose ushtarakisht. Ajo kërkon, megjithatë, që një President amerikan të besojë se epërsia e ShBA-së është e dëshirueshme dhe se nganjëherë kjo do të thotë udhëheqje e detyrueshme, edhe po që se të tjerët kundërshtojnë.
Pa këtë udhëheqje amerikane, shenjat e rritjes së çrregullimit në botë do të jenë një paralajmërim për ditë të këqija.
Marrë nga Mapo
Comments
Uoll street Xhornall eshte

Uoll street Xhornall eshte gazete e qarqeve financiare dhe e bankiereve. Artikullshkruesi nuk do ta kuptoje se lidershipi amerikan ne bote eshte dobesuar. Amerika sot nuk eshte me ajo qe ka qene para 20 apo 50 vjetesh. Edhe Kina, India, Brazili apo Rusia nuk jane me ato qe kane qene para 20 vjetesh. Pra ne bote ka nje ekuiliber forcash. Dhe kjo nuk do te ndryshoje edhe per na 2 dekada te ardhshme. Amerika eshte nje vend i mbytur ne borxhe, me keq se Europa. Nje pjese te mire te aseteve te saj i ka Kina. Presidenti Obama po ben ate qe eshte me e mundshme. Nje politike te eukilibruar. Ai nuk po e fut vendin e tij ne luftra te kota si ne Irak dhe Afganistan. Konflikti ndermjet Uashingtonit dhe vendeve arabe nuk u sherben qellimeve te kombit amerikan. Sa me shume futet ne konflikte Amerika aq me shume ferkojne duart Pekini, Moska, Tel Avivi etj.

Respublica duhet te kuptoje

Respublica duhet te kuptoje se si nje blog - eshte i detyruar te identifikoje dhe te drejtoje publikun me nji link te dedikuar ne faqen nga vjen permbajtja e saj - ne kete rast Wall Street Journal.

Eshte shkelje e "pasurise intelektuale" te Wall Street Journal, mos-publikimi dhe drejtimi korrekt i lexuesit ne faqen e Wall Street Journal.

Obama si president e dobsoi

Obama si president e dobsoi shume ndikimin amerikan ne bote gje qe per mendimin tim eshte shume keq.

Ata qe kane perfituar nga dobsimi ndikimit amerikan jane Rusia dhe Kina qe kane filluar te krijojne ose rikrijojne zonat e tyre te influences.

Sa me e dobet behet Amerika

Sa me e dobet behet Amerika aq me i pasigurt behet edhe fati, e ardhmja e Shqiperise. Sepse Shqiperia dhe Kosova jane produkte te politikes amerikane. Pra pavaresia e Kosoves do te cbehet. Kosova do te rikthehet nen sundimin-modern te Serbise. Edhe Ballkani do te vihet teresisht nen ndikimin e botes sllavo-ortodokse. Bashkimi Europian do te pajtohet me gjasat ne dukje per riformatim te zonave te influences ne Ballkan dhe Europen Qendrore dhe Lindore. Do te pajtojet per shkak se nuk mund ti rezistoje perandorise cariste ne rritje ekonomike. Sepse ka nevoje per gaz. Sepse NATO nuk mund te perplaset me ushtrine ruse. Sepse Europa eshte nje kurve e vjeter, dhe per nje varg aresyesh te tjera. Lind pyetja. A mundet qe Amerika dhe B.E te sakrifikojne nga interesat e tyre ne Europe per te siguruar Shqiperine? Kurre. Dhe kjo nuk ka ndoshur asnjehere. Historikisht Shqiperia, qe ne kohen e Skenderbeut e deri me sot, nga Europa, eshte konsideruar si nje "shprehje gjeografike". Madje sot Shqiperia nuk eshte me as edhe nje "shprehje gjeografike". Por vecse nje leter higjenike me te cilen pastrojne pjese te ndryshme te trupit te tyre e -europianet, amerikanet, sllavet. Shikoni klasat politike ne Shqiperi dhe ne Kosove. Te zhytura ne korupsionin me agresiv dhe me te sofistikuar ne bote. Pse? Sepse e dine te ardhmen. Prandaj pasurohu dhe nje dite te bukur largohu, ose vazhdo sherbimin dhe pasurimin sipas interesave ruso-serbe-ortodokse. Tjeter. Shikoni lojen qe bota po luan me Kosoven dhe parandjeni te ardhmen e Shqiperise dhe te gjithe shqiptareve ne Ballkan. Cila eshte loja? Gjithcka qe ndodh ne Shqiperi dhe Kosove nuk nderkombtarizohet. Teoria e izolimit te jehones: se vrasjeve si pasoje e dhunes politike, korupsionit, trafiqeve, prapambetjes, manipulimit te parimeve politike-ekonomike-shoqerore te demokracise etj., etj. Nga ana tjeter. Nje pordhe behet ne Lihtenshtein dhe mediat europiane bucasin. Sa vijon eshte teper e rende, por jo e panjohur dhe e pabesueshme, per mendjen dhe per kurrizin e shqiptareve ketu dhe ne Kosove. Hakmarrja serbe mbi popullsine e thjeshte, mbi popullsine e verfer, mbi popullsine e moshes se re shqiptare do te jete e llahtarshme dhe perfundimtare.

E KE GABIM MARTIN

E KE GABIM MARTIN

FLO. Uroj me gjith shpirt qe

FLO. Uroj me gjith shpirt qe ta kem gabim.

Shqiperia nese do jete keshtu

Shqiperia nese do jete keshtu si mendon ti, do te gjej perkrahjen e saj ne itali ose ne stamboll si dikur. Populli shqipetare nuk behet kurr me Serbe. Shkupi do jete ndarja e fundit te shqipetareve nga sllavet. Shqipetaret e kan hedhur perden e izolimit. Vetem nje te keqe kemi, qe nuk kemi perfaqesues politik te zellshem, po dhe kjo gjendje do te ndryshoj shpejt mendoj une.

m'u duk artikull i tipit "

m'u duk artikull i tipit " Komandant n'a dogji malli"

Autori harron te thote se pjesa me e madhe e problemeve qe po kalon sot dynjaja, jane te prejardhura nga drejtimi "i ndritur" dhe "largpamemes" i teze amerikes.

Sa eshte ende e forte ( realish, mendoj se eshte heret per te folur per nje bote pa lider), tezja do te nderhyje sa here t'i doje ai muhabeti. Kur teze amerikes t'i bien breket, bota sigurisht do te kaloje nje shock te forte deri sa te vije ne ekuiliber.

C'eshtja eshte se sa me vone, aq me keq do te jete.

Add new comment