Eurostat: Shqiptarët, më të varfrit e Europës, të fundit në konsum

Europa e ka klasifikuar zyrtarisht këtë vit Shqipërinë si një nga vendet më të varfra të kontinentit, duke lënë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën në të ardhurat për frymë dhe e fundit në Europë për shpenzimet për frymë. Përllogaritja është bëtë publike nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat, bazuar në shifrat e vitit 2011. Duke llogaritur me 100 për qind mesataren europiane të të ardhurave për frymë, Eurostat ka listuar të gjitha vendet që kanë nivel mbi këtë mesatare dhe ato nën këtë mesatare. Kështu në raport me mesataren e mirëqenies në Europë, vendi më i pasur për këtë vit renditet Luksemburgu, i cili ka të ardhura për frymë sa 270 për qind e mesatares së Europës. Ndërsa më të varfrat janë Shqipëria dhe Bosnja, me të ardhura për frymë sa 31 dhe 29 për qind e mesatares së Europës. Por Shqipëria renditet e fundit në kontinent për sa i përket indeksit të konsumit për frymë, që sipas Eurostatit pasqyron në mënyrë më të saktë nivelin e mirëqenies së familjeve. Sipas këtij indeksi, individët në Shqipëri konsumojnë më pak se çdo vend tjetër, vetëm 35 % e mesatares së Europës. Madje edhe Bosnja, pavarësisht se në treguesit e të ardhurave është pas Shqipërisë, qytetarët e saj konsumojnë 1 për qind më shumë se shqiptarët.
Në vend të tretë për nga varfëria këtë vit radhiten edhe serbët, të cilët kanë të ardhura për frymë sa 35 për qind e mesatares së Europës. Harta e mirëqenies ka rezultuar ekstreme edhe për vetë vendet anëtare të Eurozonës, ku diferencat janë 45 për qind deri në 270 për qind e mesatares së Europës. Luksemburgu kryeson me një diferencë shumë të lartë, gati dy herë nga mesatarja, raporton Eurostat. Ndërsa vende të tjera të Europës si Holanda, Danimarka, Suedia, Irlanda, Austria, kanë të ardhura për frymë 20-30 për qind më të larta se mesatarja e Europës. Por institucionet financiare ndërkombëtare e konsiderojnë rritjen e Shqipërisë në dy dekadat e fundit si një histori suksesi, ku Banka Botërore në një raport zyrtar të saj ka vlerësuar se Shqipëria ka patur rritje të shpejtë ekonomike dhe ndryshime madhore sociale gjatë dekadës së fundit. “E konsideruar dikur si vendi më i varfër i kontinentit, Shqipëria është kthyer në një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë, duke gëzuar një rritje ekonomike reale vjetore prej rreth 6 për qind gjatë dekadës së fundit”, – vlerëson Banka Botërore. Aktualisht, me një PBB 4 mijë USD për kokë, Shqipëria është një vend me të ardhura të mesme-të vogla, dhe është pranuar për huatë e IDA-s në mesin e vitit 2008. Sipas Bankës, rritja e shpejtë e PBB është shoqëruar nga një ulje po aq mbresëlënëse në nivelin e varfërisë. Thuajse gjysma e të varfërve shqiptarë kanë dalë nga kjo gjendje midis viteve 2002 dhe 2008. Numri i të varfërve është ulur nga 25.4 për qind në 2002, në 12.4 për qind në 2008-ën, ndërkohë që varfëria ekstreme është shumë e ulët, poshtë nivelit 2 %. Përveç rritjes së shpejtë ekonomike, rritjet domethënëse në nivelin e pagave publike dhe private dhe në atë të pensioneve kanë qenë kontribuuese në zvogëlimin e varfërisë.
Shqipëria renditet e fundit në kontinent për sa i përket indeksit të konsumit për frymë, që sipas Eurostat, pasqyron në mënyrë më të saktë nivelin e mirëqenies së familjeve. Sipas këtij indeksi, individët në Shqipëri konsumojnë më pak se çdo vend tjetër, vetëm 35 % e mesatares së Europës.
Vendet Të ardhurat për frymë Shpenzimet për frymë
Mesatarja e 100 100
Vendet e Euros (17)5 108 107
Luksemburgu 274 150
Holanda 131 113
Austria 129 117
Irlanda 127 100
Suedia 126 115
Danimarka 125 113
Gjermania 120 119
Belgjika 118 111
Finlanda 116 112
Britania e Madhe 108 118
Franca 107 112
Italia 101 102
Spanja 99 94
Qipro 92 95
Sllovenia 84 81
Malta 83 83
Greqia 82 94
Çekia 80 70
Portugalia 77 82
Sllovakia 73 70
Estonia 67 57
Hungaria 66 61
Polonia 65 70
Lituania 62 66
Letonia 58 56
Rumania 49 47
Bullgaria 45 44
Norvegjia 189 138
Zvicra 151 125
Islanda 110 107
Kroacia 61 56
Turqia 52 58
Mali i Zi 43 53
Maqedonia 36 41
Serbia 35 44
Albania 31 34
Bosnja 29 35
Blerina Hoxha, Mapo
Comments
e mori vesh baca kete beri

e mori vesh baca kete beri namin, ne jeni te vend te pare ne cdo gje, madje kohet e fundit, mbas nje gare te forte kaluam dhe gjermanine e cila tentoi te mbante koken lart por vendosmeria e e baces& co, (bode, fullani dhe mesila doda), bene diferencen ne kete perballje. ura..ura..ura

Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë,

Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë, se na u tha buza o njerez, o dollap. Kemi 20 vjet qe vazhdon legjenda e ujit. Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë ne kete zheg vape

"differences

"differences between countries that have indices within a close range should not be over-interpreted" - thote tek shenimet shpjeguese te dokumentit te Eurostat. Pra interpretimi i sakte do ishte si me poshte: Vendet me te varfra ne Evrope jane Shqiperia, Bosnja dhe Maqedonia. Shto brenda edhe Kosoven dhe Moldavine qe nuk i kane perfshire ne renditje dhe ke listen e plote te brekegrisurve.

Shqiperia dhe Bosnja dy

Shqiperia dhe Bosnja dy vendet muslimane te fundit ne Europe.

Duhet te luftojme te futemi te pakten ne Turqi per te kalua Serbine, Maqedonine dhe Malin e Zi, te cilat edhe keto ishin nen Turqi. Ia kena pà hajrin turkut me shekuj.

Sahati (ora) na ka mbete nè

Sahati (ora) na ka mbete nè te gjithe shqiptarve 500 vjet mbrapa. A nuk e kupton ti kaq e gja ?!? Ketu i kan rrajte te gjitha te kqijat e shqiptarve. Shqiptaret nuk e kan haberin se çka asht qytetnimi europian dhe thone do futem ne Europe.

Cili eshte propozimi yt Paul

Cili eshte propozimi yt Paul per zgjidhjen e ketij problemi???!!!

Propozimi i im asht se pari

Propozimi i im asht se pari ti nga "antishqiptar" te kethehesh perseri ne "shqiptar" .

me trego si!!!

me trego si!!!

bythegrisur, injorant, dembel

bythegrisur, injorant, dembel por krenar qe jam shqiptar

O antishqiptar na hengersh

O antishqiptar na hengersh mu...te me falin shqiptaret per fjalorin

Te qenet ne nje nr te

Te qenet ne nje nr te konsiderueshem te rrotave te k... si puna jote e ka bere Shqiperine te vetmin shtet te dynjase qe ua ka nxire jeten shtetasve te vet me shume se gjithe te tjeret te marre bashke.

Sa per te te ngrene mutin, ki parasysh se t'a gjej kush je, nga je, ku je etj si keto dhe t'i marr me rradhe gruan, motren, gjitonen,. kusheriren, dhe po u trullosa ndnj cike te kaloj dhe nje tegel ty, bq legen

Ske nevoje te me kerkosh o

Ske nevoje te me kerkosh o pederast sum shqyer.Hajde ne Vlore ,lagjja Lirim e me gjen pa problem,po merr edhe te tem e gjithe femrat e fisit te te mbrojne se do te degjeneroj te 14. more vesh o dobiç.motrat e tua leri te punojne ne itali se bejne ndonje lek andej per cunat e shkathet.

Po ia fusni kot me duket. Ne

Po ia fusni kot me duket.

Ne jemi te dytet ne Evrope. Edhe pak edhe ia kalojme Gjermanise, ju tregoni perralla.

Cdoni, te gjithe kemi frigorifer, televizor, lavatrice. Buke hame te gjithe. Kjo ehste jeta. Kerkoni standart me te larte ju. Me kete kenaquni.

Te tjerat sjane per ju. Jane per Shefat.

Add new comment