Bilal Kola: Qeveria Rama në dy vjet likuidoi të përndjekurit sa qeveria Berisha në 8 vjet

Në emisionin “Jamais Vu” të gazetarit Mustafa Nano, këtë të shtunë ishte e ftuar për intervistën fotografike Bilal Kola, kreu i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë. Duke folur rreth integrimit të ish-të përndjekurve politikë të regjimit diktatorial, Bilal Kola i dha këtë përgjigje: “Të përndjekurit janë rreth 30 për qind të popullatës, sipas të dhënave që ka Instituti që në fillim të viteve ‘90. Aktualisht po shihet që nga kryeministri aktual ka një predispozitë të madhe që moralisht dhe financiarisht të japi ish të përndjekurve atë që meritojnë. Në dy vite kjo qeveri dëmshpërbleu në masën 40 milion dollarë atë që bëri qeveria tjetër në 8 vite, e cila ndau 44 milion dollarë. Këto janë fakte. Ky proces do të ketë dy faza, likuidim për ata që janë gjallë dhe që sipas premtimeve të qeverisë do të bëhet brenda këtij mandati, dhe për trashëgimtarët ku do të duhet edhe një mandat tjetër. Për sa i përket rehabilitimit moral, projektligji për hapjen e dosjeve është gjëja më e mirë që po bëhet. Kjo do nxjerrë në pah makinerinë përçudnuese të Sigurimit të Shtetit. Qëllimi i ligjit është rehabilitimi moral i ish të përndjekurve politik”.
Comments
Ik mor hajdut se keni marr
<p>Ik mor hajdut se keni marr ndertesa shteterore ju te persekutuarit ne vitet e Berishes kur ishte president por problemi ishte se ishit te djegur per liri dhe i harxhuat mbas prostitutave dhe rakise.</p>
Paterice e esigurimit
Zoti Kurt Kola baban tuaj Bilalin ti e di mire pse e pushkatuan ne Jugosllaviej, sepse Bilali babaj juaj u akuzua qe vrau nje anglez ju moren napolonat e floririt qe kishte me vete,ju ne vitin 1997 i sherbyet si nje pateric sigurimit te shtetit Komunisteve po ua shperbleu duke ju vendosur djalin Drejtor te Institutit.Zoti marte hak varri mos te tretet tyj as djemet e tu pe pabesin qe po i beni te perndjekurve politik
Add new comment