Eduard Kukan: PS-ja duhej të nxirrte kandidat për Presidentin

Politika në Tiranë nuk shfaqi përgjegjësi në zgjedhjen e Presidentit, duke mos arritur as minimumin e dialogut politik, aq i domosdoshëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Deklarata ka ardhur nga Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, një javë pas zgjedhjes së ish-ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani në krye të shtetit. Kukan thotë se ka pritur një dialog më intensiv para zgjedhjes së presidentit, me më shumë konsultime mes palëve politike por dhe me shoqërinë civile, më shumë shkëmbim informacioni mes aktorëve politikë, më shumë dialog politik ndërmjet qeverisë dhe opozitës.
Megjithatë përfaqësuesi i Parlamentit Europian thekson se kjo nuk e bën procesin antikushtetues, pasi, pavarësisht mungesës së konsensusit politik për zgjedhjen e kreut të shtetit, gjithë procedura ka qënë e mbështetur në Kushtetutën e vendit, e pranuar kjo dhe nga ana e aktorëve politikë në Shqipëri, mes të cilëve dhe liderit të PS, Edi Rama. "Unë nuk po e kritikoj zotin Berisha apo shumicën qeveritare. Unë po kritikoj të gjitha forcat politike në Shqipëri. Të gjithë drejtuesit e tyre duhej të kishin treguar më shumë përgjegjshmëri. Pra, vërejtja ime kritike, është se ato po presin prej një kohe të gjatë që vendi të marrë statusin e kandidatit të BE-së, duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi, duhet të tregojnë më shumë maturi politike", tha Eduard Kukan, Kryetar i Delegacionit të PE për Evropën Juglindore.
Madje Kukan tregohet mjaft i drejpërdrejtë me kryetarin e opozitës, kur e quan të padrejtë faktin që Edi Rama nuk i kontribuoi garës presidenciale edhe pse Kushtetuta ia mundësonte këtë. "Unë e kam lexuar dy herë Kushtetutën e Shqipërisë. Unë e njoh atë dhe ajo nuk kërkon medoemos një President konsensual. Por ajo saktëson se një grup prej më shumë se 20 deputetësh mund të propozojnë një kandidat. Zoti Rama ka më shumë se kaq deputetë, por ai nuk propozoi askënd. Kjo nuk ishte e drejtë. Nëse ai donte të kontribuonte për këtë dialog, ai duhej të propozonte një kandidat që, sipas tij, mund të pranohej nga Partia Demokratike", tha Kukan.
Duke qënë dhe njëherë në të njejtën linjë me aktorët politikë, kryesisht të mazhorancës, aleatë të PS por dhe të kandidatit të vetëofruar Fatos Nano që kërkonin një kandidaturë të opozitës përballë të asaj të mazhorancës, në mënyrë që të kishte garë, në mungesë të një konsensusi mes palëve politike në Shqipëri. Eduard Kukan, i cili për shkak të pozicionit në Parlamentin Europian, ka qenë shpeshherë dëshmitar i konflikteve politike të Tiranës, ka shprehur vlerësimin e tij për presidentin e ri të Shqipërisë. Eurodeputeti Kukan thotë se e ka takuar dhe e njeh përvojën e Bujar Nishanit si politikan, duke shpresuar në këtë rast dhe në një mundësi të re që të jetë mbi palët dhe të ketë një zhbllokim të marrëdhënieve ndërinstitucionale në Shqipëri. Pasi nuk kanë qënë të pazakonta përplasjet mes kreut të shtetit, sidomos të dy presidentëve të fundit me kryeministrin Berisha.
(sg/shqiptarja.com)
Comments
Komentoni sipas qejfit sa

Komentoni sipas qejfit sa s'ka hyre Altin Goxhaj ne website dhe te na çaje trapin te gjitheve!

Me pelqen efekti qe shkakton

Me pelqen efekti qe shkakton prezenca ime tek pull te turma qe ti perfaqeson me merite;-)))

Ca te futem ketu per diskutim une, ka fol Kukani ketu dhe na e nxorret bq, te korruptuar, vegel, budalla, etj etj;-pppp

Ju te beni te panevojshme nderhyrjen me ka..llikun tuj;-)))

Suksese ne luften ndaj imperializmit dhe eurorevizionizmit;-)))

Goxhaj, ti nuk ben asnje

Goxhaj, ti nuk ben asnje efekt, se nuk mendoj se ndokush zbavitet apo ndikohet duke lexuar komentet tuaja qe fillojne e mbarojne me te shara dhe viktimizim e martirizim te vetes a thua se Edi Rama qenka persekutori i te gjitheve ne. Komentin e bera per shaka dhe s'kam asgje personale, hyr e dil, shaj e levdo, peshty e lepi sa te duash ne kete website, mua aq me ben; thjesht prisja nje nivel me te larte gjykimi nga ty, ndryshe nga kopuket qe hyjne ketu per te shfryre testosteronin dhe per te kuruar egot e shtypura nga Sali Berisha e Edi Rama.

qellimi im i vetem ishte ti

qellimi im i vetem ishte ti hidhja ca bajga nga lart kaposheve maje plehut qe vazhdojne te perserkutojne me nje fjalor vulgar kedo qe guxon dhe flet! Eksperimenti im ishte shume i thjeshte: TA PROVONIN MBI KOKE BAJGEN QE U LESHOJNE TE TJEREVE!

Per te tjerat, si rruhet kujt se skam dale me mision ti hap syte ndonjerit ketu;-) verberine ramiste-veliste nuk e solla une, thjesht e gjeta ne pirgun e plehut ketu

Edhe bejme shpeshhere

Edhe bejme shpeshhere me faj ramen ne! Jo more jo, eshte molepsur keq puna!

Me bythqir burre qe eshte ky

Me bythqir burre qe eshte ky Kukani ! Pas emrimit te ministrit si president, beri nje deklarate ku medemek ishte zhgenjyer /Mesa duket Berisha, si mjeshter i lobing-ut, i ka shkruar ndonje leter ku i terheq veshin, ku e sqaron tek e tek e tek, se si ai u strapacua per te gjetur konsensus, sesi i ofroi Rames emra jashte politikes por destruksioni i ketij te fundit e demtoi procesin dhe per me teper, nuk ofroi asnje kandidature per nje gare transparente ne parlament. Zgjedhja eshte konform Kushtetutes, thote plehra, duke harruar gjithe ate presion te BE dhe nderkombetareve per nje zgjidhje konsesu(h)ale.Edhe nje here provohet se nderkomebtaret jane zogj kurvash, pa shtylle kurrizore dhe ashtu sikurse vepruan per zgjedhjet e 8 Majit, me ato vrejtjet "edhe-edhe", ashtu po rrumbullakosin gojen edhe per zgjedhjen e Presidentit. Ik o Edi Rama se te kan bere si nje kosh ku hedhin gjithe pergjegjsite.Ke faj o Lipe, ke faj.Ja ta tha dhe ky gagaci europes.

Muhabeti eshte fare i qart,sa
Muhabeti eshte fare i qart,sa te jete Rama ne krye te PS-se Berisha do jete ne krye te qeverise...a ka ndonje grup aty brenda PS-se qe ti tregoj ketij njeriu se nuk ben per at pune more aman...
E morri vesh Kukan se ku u

E morri vesh Kukan se ku u festua zgjedhja e presidentit ?! Strofkulla apo sofra e ariut, me duket se e kish emrin! Per mua si qytetar ka nje domethenie. Per Kukan me siguri qe nuk shprehin gje sepse duhet te kete marre ndonje 'mexhide' nga lobimi europian. Pse lodhemi kot me kot me keta europian si 'banore' por jo si mentalitete. Mbase i ka ardhur koha per 'fori xhoko' te ketyre, qe na tregojne se si eshte Kushtetuta, se si eshte Nishani, se si eshte Berisha e Rama nga nje 'orbite' tjeter. Pushtetmbajtesit jane te zot per te pasur gjithmone megafone 'Pack'. Tjeter gje nese ne e kalojme 'radion' ne ato vale...

sipas ketyre krokodileve kur

sipas ketyre krokodileve kur sala nuk hapi kutite mori vizat ,beri 21 JANAR ,tani heq nje minister te tij dhe e ben president ,kjo e meriton statusin e BE ,se keta KUKUN TE GRADOJNE VRASESIT DINE .skemi çti bejme tradhetareve tane te trdhdhur qe gjoja te majte si lsi e idrize,tani dhe islam,por spasla nje AVNI RUSTEM,PO ke te zhduke te parin,i pari eshte me antiplumb dhe ne gjume!?Populli shqiptar gjaknxehte per te vrare veten dhe njeri-tjetrin,droga e lazaratit qenka shume e forte,a thua ate marrka edhe KUKUN?

Pertej te majtes dhe te
Pertej te majtes dhe te djathtes,hap kutite,pa hyre ne listen e dupeteteve,kandidon si kryetar bashkie per te marr postin e kryeministrit,greva e urise,demostratat,dialog me shqiperine,presidenti,etj,etj...a ka ndonje strategji qe nuk ka deshtuar
Abdyl, varet si do ta shikosh

Abdyl, varet si do ta shikosh gjene. Kjo qe thua ti mund te lexohet edhe qe Rama i tregoi shqiptareve dhe nderkombetareve me 20 menyra te ndryshme se nga cfare sistemi i qelbur dhe i paskrupullt udhehiqemi. Nese cdo strategji e tij ka deshtuar, me shume sesa gabimet e Rames (qe per fat te keq nuk jane pak) provon qe ne jemi popull plasteline qe nuk kemi bythe ti dalim te keqes vete perpara, por veten bertasim tia veme fajin tjetrit, madje mundesisht atij qe ka me pak faj nga te gjithe.

Ti Abdyl mos u mundo kaq shume per te mbrojtur te keqen, ti punon per te, por ajo punon kunder teje cdo dite. ZGJOHU !!!

Qe ke emrin Abdyl, mire por

Qe ke emrin Abdyl, mire por mbiemrin pse e ben HAMUTI se marrim vesh!!!!!!!!!!!!!

O Kukan mavria, e more dhe

O Kukan mavria, e more dhe ti dengun me Euro.

Po si nuk propozoi kandadate PS-ja ?! Patozi dhe Saliu e pranuan me goje qe kandidaturat qe propozoi Rama ishin te papershtatshme per ne. Madje njerin e kishte rekomanduar Ismail Kadare si figure jashtezakonisht te gjetur konsensuale dhe me integritet nga radhet e Qeverise, por Berisha e kishte ndare mendjen se cfare do bente, dhe gjeti nje sebep idiot per ta hedhur poshte ("e provuam nje here me ushtarak, Moisiun, dhe nuk mund ta provojme me").

Edi vitin tjeter mund edhe te largohet nga politika dhe shkon per bukuri ne jeten e vet te piktorit dhe publicistit. Ne populli "i zgjuar dhe i ndershem shqiptar" do hajme mut deri sa mos mundemi me dhe pastaj do e djegim Shqiperine nga inati i Sales, Zamirit dhe Sandrit, por do harrojme qe te gjithe kete te keqe qe po jetojme po e vadisim cdo dite me duart tona.

Sala sigurisht qe e kishte
Sala sigurisht qe e kishte ndare mendjen sepse Rama ja kishte lejuar me ndryshimet kushtetuese por qe PS-ja deshtoj me zgjedhjen e presidentit sepse nuk dha asnje alternative(zyrtarisht,sepse cfare fliste Rama me Rucin ne chat nuk e merr parasysh njeri)...p.sh po te propozonte Nanon
ndryshe do flisnin sot te gjithe...
po te nderrosh mbiemrin, je

po te nderrosh mbiemrin, je ne rregull se nga mendja s'kemi cte te themi...

Shqiperia eshte i vetmi vend

Shqiperia eshte i vetmi vend ne Evrope ku gjithe fajet per korrupsionin, padrejtesite dhe mjerimin ekonomk i faturohen kryetarit te opozites.

ShQiperia ka nevoje urgjente
ShQiperia ka nevoje urgjente per rotacion politik por qe me nje opozite te tille ajo dite eshte shume larg sepse ka nje opozite qe nuk frymzon me...
Add new comment