Thaçi në Arabinë Saudite: Njihni Kosovën që serbët 'e denigrojnë' si myslimane!

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një vizitë në Arabinë Saudite, ku është pritur me pompë më të madhe se sa mund të mendohet (nuk ka mbetur media pa e dhënë këtë lajm). Por nuk ka ndonjë habi në këtë mes. Autoritetet e atjeshme dinë të presin, sidomos kur bëhet fjalë për të parin e një vendi që, ashtu si ata, është në shumicën e tij me popullsi myslimane. Thaçi nuk e ka hapur shumë gjeografinë e bisedave me vendasit (nuk ka pasur shumë për të folur, pasi fushat e marrëdhënieve mes dy vendeve janë shumë të kufizuara), dhe është fokusuar tek njohja e Kosovës sovrane. Me autoritetet saudite (duke filluar me mbretin e duke përfunduar me princër të ndryshëm) ai është përpjekur të lozë kartën fetare në mënyrë inteligjente, duke u nënvizuar atyre se “nuk ka kuptim të bien pre e propagandës serbe, e cila gjatë agresionit të saj në Kosovë, shqiptarët i quante ‘fundamentalistë e xhihadistë’, kurse tash kënaqet që pikërisht vendet islamike janë ato të cilat nuk po e njohin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”.
Re.Pu.
Comments
Ozot këta politikanët tanë
<p>Ozot këta politikanët tanë kur flasin me çfarë mëndë flasin ku i kanë në qoftëse problemi është se kemi përqindje të madhe myslym është shumë e lehtë të mos përzejmë shtetin me fenë dhe po epamë prap keqë të kthehemi tek të parët tanë prin 600 vjetë dhe të gjith do venë vaj</p>
Arabia Saudite e ka njohur
<p>Arabia Saudite e ka njohur Kosoven me kohe. Sqaroni qe Thaci kerkon qe Sauditet te lobojne ne vende si Egjypti, Libia, Jemeni etj</p>
Pupupup, dhe ka njerez qe
<p>Pupupup, dhe ka njerez qe duan bashkimin e Kosoves me Shqiperine.</p><p>Me ke te bashkohemi ne? Me ekstremistet myslimane?</p>
Add new comment