Filip Çakuli: Halle, halle kjo dynja; politikanët kanë të vetat

Një artikull të tijin, ku janë të përzjera komenti me satirën, Filip Çakuli e nis me frazën e Konicës “Shqipërinë e krijuan idealistët, e ruajtën rastet, e vranë politikanët”, dhe e vijon me ndonjë konsideratë për Berishën, Ramën e Nanon (mirë do ishte të fuste dhe Metën):
“Berisha ekstazohet në darkë para televizorit, duke parë veten të mbajë katër fjalime në ditë, nga tuneli i pambaruar, që mund ta zërë brenda (larg qoftë) te grupi kuvendor për t’u treguar përrallën e radhës përfundon në Parlament për të sharë nga nëna, baba e motra deputetë kundërshtarë; Rama nga ana tjetër këshillohet me ata të sërës së tij se si të hajë ngjalën, pastaj del publikisht e shpjegon se nuk ishte ngjalë, po levrek i freskët duke përfunduar në darkë në ndonjë mejhane për të sharë deputetët e tij, që nuk i takon as kur i ka përballë. Nano, pasi e shëtit nga qielli me avion këtë vend të rraskapitur, i quajtur Atdhe, zbret ndonjëherë këtyre anëve dhe pasi pi tri gota përmallohet për shokët e tij socialistë, që për 21 vjet nuk janë ndarë me njëri-tjetrin (a thua se socialistët paskan jetuar në Vjenë këto vitet e fundit) dhe jep ultimatumin që nëse nuk e bëjnë president, kryeministër apo kryetar partie, do t’i pushtojë alahaxhiqamilshe, me luftëtarët që ka në krah, po që nuk i sheh askush.”
Për ta lexuar të plotë shkrimin, ndiqni linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/06/19/rrini-me-qani-burri...
Re.Pu.
Comments
Shkrimi i Cakullit nuk ka
<p>Shkrimi i Cakullit nuk ka edhe aq nota humori - autori eshte humorist por shkrimi i tij kesaj rradhe mua me duket nje analize serioze politike te ciles nuk i duhet marre me shaka asnje presje. Nuk eshte duke e marre ai me humor kete ceshtje, eshte realiteti yne qe ka nota tragjike - por edhe komike.</p><p>Vini re fjalet e Cakullit ne artikull "...diktatori profesionist, amatori pesimist dhe i papergjegjeshmi optimist...".</p><p>Sikur Shqiperia te kishte me shume qytetare si Filip Cakulli!</p>
Ruajuni nga serioziteti i
<p>Ruajuni nga serioziteti i humoristeve thote nje fjale dhe Filipi sot eshte shume serioz!</p>
Add new comment