Prokuroria provon veprën penale të 8 komisionerëve zgjedhorë të Dajçit, por jo motivin e tyre

Postuar në 15 Qershor, 2012 08:05

Pasi kandidati socialist për kryetar komune në Dajç të Lezhës denoncoi 8 komisionerë zgjedhorë për shpërdorim detyre dhe falsifikm në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, Prokuroria e Lezhës i provoi akuzat dhe ka kërkuar 15 vite burg dhe 2.4 milione lekë gjobë si dënim për 8 komisionerët, ndër të cilët 3 ishin përfaqësues të PS-së. Sidoqoftë, prokuroria provoi vetëm se komisionerët kishin mbushur kutitë me vota të emigrantëve që nuk ishin fare në Shqipëri, por nuk sqaroi motivet që i shtynë komisionerët për të kryer këtë vepër penale.

Pala mbrojtëse e të akuzuarve ka kërkuar kohë për të përgatitur mbrojtjen e klienteve. Pas kësaj, është vendosur që seanca tjetër të zhvillohet më datën 22 qershor. Është interesante të mësojmë se ç’vendim do të japë gjykata pasi të dëgjojë palën mbrojtëse, sepse, në këtë rast, nuk është vetëm liria e të akuzuarve në balancë, por edhe krdibiliteti i procesit zgjedhor të 8 majit 2011.

Në 24 maj të këtij viti, Sekretarja e Shtetit Klinton i paraqiti Kongresit të SHBA-së raportin vjetor mbi praktikat e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës. Në përmbledhjen ekzekutive të raportit (e cila ka të koncentruar qendrimin politik të Deartamenit të Shtetit) thuhet për Shqipërinë se “Një ambjent i polarizuar zgjedhor, i karakterizuar nga incidente manipulimi dhe numërim të kundërshtueshëm votash, minuan të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar qeverinë e tyre në mënyrë të lirë”.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

<p>po dihet motivi o zaloshnje, kan mor ka nji shuk paresh...</p>

Submitted by Glauk (not verified) on

<p>Z.Zaloshnja e thene keshtu &quot;provoi vepren penale por jo motivin&quot; i bie sikur prokuroria te jete ne shkelje me ndonje ligj te ketij vendi. Si mund te motivohet nje manipulim zgjedhor sipas jush?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.