Xhufi: Një koalicion PS-LSI? I pakëshillueshëm dhe i pamundur

Postuar në 13 Qershor, 2012 03:44

Mund të ketë njerëz të opozitës që e shohin Ilir Metën, dhe LSI-në e tij, si një aleat të mundshëm të tyre në zgjedhjet e ardhshme, por Pëllumb Xhufi nuk bën pjesë tek këta. Përkundrazi, për të, “pas këtyre shejtanllëqeve presidenciale, urat mes PS-së e LSI-së janë prerë në mënyrë të parekuperueshme”. Ai është i bindur se “edhe në PS do të jetë rritur numri i atyre që e shohin me mosbesim këtë aleat nga halli”.

Xhufi ka patur një histori bashkëpunimi me Ilir Metën, por ai u shkëput nga LSI-ja në momentin që kjo e fundit vendosi in extremis të bashkohej në një koalicion qeverisës me Berishën në vitin 2009. Qysh atëherë, ai është shumë kritik ndaj ish-partisë së tij. Dhe ndaj kryetarit të saj, të cilin Xhufi e quan në një intervistë për Shqipin “një politikan me sovranitet të kufizuar”, dhe një marionetë të shefit të tij të madh, Berishës.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Z. Xhufi eshte i vetmi shqiptar qe meriton te jete President i Republikes.</p>

Submitted by Eno (not verified) on

Per sa kohe nje idiot si Edi Rama drejton ps'n . Asnje koalicion nuk ka efekte positive me ps'n . edhe kerkon konsensus nga mazhoranca edhe nuk propozon kanditat. Ma idiot e budall nuk kam pare

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Përshëndetje zoti Xhufi një shkrimë me vlerë falë zotit që ka akoma intelektualë që në radhë të parë vënë interesat kombëtare pastaj ata personale e një itillë për postin e presidentit është më i domozhdoshëm dhe sa për kokë madhin e skraparit keni të drejtë vërtet politikan i kufizuar &nbsp; &nbsp; Përshëndetje</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.