Rama: Po s’e morëm Statusin këtë vit, u dogjëm

Në shkrimin e vet me titullin Limbo, të sapo publikuar në blogun e tij, Edi Rama bën – gjë jo e zakontë për të – një analizë të ftohtë, dhe mizore, të perspektivës gjeopolitike të Shqipërisë, në rastin kur klasa politike nuk do t’ia dalë dot të marrë statusin e vendit kandidat për në BE më 12 tetor (dhe sipas tij, nuk do ta marrë nëse Presidenti nuk zgjidhet në mënyrë konsensuale). Ja çfarë shkruan ai në këtë editorial: “Në të vërtetë statusi është një stad i ri, pa të cilin viti dhe vitet e ardhshme mund të kthehen në një mundim ende më të madh për Shqipërinë e për shqiptarët. Pse? Sepse Familja Europiane sot po përballet me sëkëlldira të jashtëzakonshme dhe vitin e ardhshëm mund të mos jetë më as kjo që është dhe, padyshim, as kaq e gatshme sa ç’është sot për të na ndihmuar me të tëra mënyrat që ta kapërcejmë hendekun që na ndan prej saj. Nëse Greqia nuk ia del dot dhe del nga zona e euros, një reaksion zinxhir mund ta fusë Europën e Bashkuar në vorbullën e një krize të brendshme ku e fundmja gjë për të cilën Brukseli do të mendonte, do të ishte afrimi më pranë i Shqipërisë problematike apo i të mbeturve të tjerë pa status. Dikush mund të thotë po edhe sikur ta marrim statusin këtë vit, përsëri Europa mund të jetë në të njëjtën vorbull dhe kësisoj asgjë nuk ndryshon për ne! Ah jo, tjetër një vend me statusin e kandidatit për anëtar i BE, dhe krejt tjetër një vend ngelës në vjeshtë tre herë me radhë i mbetur në limbo për shkak të vetvetes.”
E.G.
Comments
Ti nuk digjesh kollaj. Je

Ti nuk digjesh kollaj. Je gati per tu hedhur ne uje ne cdo kohe.

bir selman i nenes c'te te

bir selman i nenes c'te te qaj me pare. e marrim apo jo statusin me osmanet e pushtetit rrugen drejt azise e kemi te shturar.

e kujt po i rruhet qe se

e kujt po i rruhet qe se morem statusin.

per shqiptaret ka rendesi qe qarkullojne pa viza,pa per statusin nuk pjerdh njeri

'nik' ma siper, zotrrote

'nik' ma siper, zotrrote n'emer te kujt flet? ku e din ti c'dun shqiptart? cfare do te bejne shqiptaret me viza? do te shnderrohen ne kontigjentin turistik t'Europes? po pastaj?

Si nuk bie nje zjarr vertet

Si nuk bie nje zjarr vertet tu shfarrosi te gjithe ju politikaneve se na i shpifet per zotin.

Te shpetonim nje here e mire nga kjo pjelle e keqe.Rruge tjeter nuk shoh .

Add new comment