Maxhoranca: S’heqim dorë nga Zaganjori. Nano opozitës: Më fusni në garë!

Berisha e Meta nuk po flasin më për konsensusin politik të Zaganjorit, por për një konsensus publik. “Për Zaganjorin ka një konsensus të madh publik”, po thonë ata edhe pas takimit të sotshëm me Sannino-n, dhe me sa duket, kanë ndërmend të shkojnë deri në fund me këtë kandidaturë. E vetmja kandidaturë tjetër që reziston është ajo e Fatos Nanos, që po i kërkon opozitës ta bëjë pjesë të garës në parlament, pasi më tej – këtë po lë të kuptohet – e di ai se si fiton. Nano ka bërë një deklaratë edhe sot pasdite, teksa ka filluar count down-i drejt raundit të tretë.
“Jemi në prag të provimit të tretë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE”, thotë Nano, “por politizimi i tepruar, mungesa e mirëbesimit mes palëve, mbytja e garës dhe konkurrencës së lirë, nxitja e konfliktualitetit, e llogorizimit, e militantizmit shterpë, apo e klientelizmit privat të kryetarëve, po e lëvizin Shqipërinë jashtë aksit të meritës për ta kaluar me sukses këtë provim. Rrezikojmë seriozisht të bëhemi vendi i vetëm, 3 herë i rrëzuar nga BE, ndërkohë që rekordin e kemi thyer duke i humbur dy vitet pararendëse”.
Re.Pu.
Comments
Rrezikojmë seriozisht të

Rrezikojmë seriozisht të bëhemi vendi i vetëm, 3 herë i rrëzuar nga BE - thote z.Nano :

Kam shume besim qe po vune Fatosin president, BE do ta pranoje menjehere ne gjirin e saj te copetuar :)

O Fatos Nano, ne qofte se nuk

O Fatos Nano, ne qofte se nuk ta kan thene, merre vesh - Edi Rama dhe Sali Berisha kane rene dakord ne takimin e tyre qe te vene Ylli Cabirin President, dhe kjo do te dali nga nji list e zgjeruar e maxhorances, e cila do ti jepet neser ne mengjes Kryetarit te Grupit Socialist (Gramoz Ruci) mbi te cilen edhe ne qofte se deputet socialist do te votojne kunder, 18 prej tyre jane super te sigurt tja japin voten Cabirit me sy mbyllur, sepse jane kelyshet e vene nga Rama.

Keshtu qe Drejtori i Gruas se Edi Rames, Nexhmijes se ardhshme shqiptare (Linda Rama), por edhe bamiresi i Lindes i cili i kadhene buke e gjalpe Lindes kur kjo ka pas nevoje, neser behet President i Shqiperise.

Prandaj Zt. Nano - ik mbaje me shkume ene po pate bythe - bo ate katarsisin tat me tre deputet se vetem aq ke pare me ble.

Un ve bast qe do behet
Un ve bast qe do behet zhozefina presidente. Pse Jo eshte e sukseshme. U a beri 8 me 1 burave socialiste.
Add new comment