Gjasat janë që do kemi një kandidat konsensual në votimin e dytë për President të Republikës

Një burim i mirinformuar i respublica.al na njofton se sot rreth orës 4 të mëngjesit është arritur konsensusi për një kandidat për President të Republikës, i cili mund të marrë shumicën dërrmuese të votave në Kuvend. Sipas burimit, informacionet e të cilit na kanë rezultaur të sakta në të kaluarën, Ilir Meta ka qenë strumbullari i negociatave mes Ramës e Berishës. Sidoqoftë nuk kemi detaje mbi logjistikën e bisedimeve.
Duket se presioni i Brukselit ka bërë që politikanët tanë të lëvizin nga llogoret e djeshme. Mbetet të shihet se ç’qëndrim do të mbajë Berisha ndaj “paketës së nëntorit” që përmendi Fule mbremë në intervistën për Top Channel (reformat zgjedhore, parlamentare the të imuniteteve). Sipas burimit tonë, ndëjtja e LSI-së në koalicionin aktual qeveritar do të kushtëzohet nga progresi në plotësimin e “paketës së nëntorit” , aq shumë të kërkuar nga Brukseli për t’i hapur Shqipërisë rrugën e integrimit europian.
Shënim: Informacionet e mësipërme nuk arritëm t’i konfirmojmë nga burime alternative. Duket se vetëm një rreth fare i ngushtë njerëzish është në dijeni të rezultatit të negociatave të mbrëmshme.
Re.Pu.
Comments
Dmth sipas "burimit" nuk do
Dmth sipas "burimit" nuk do hidhet qeveria? Mos Muc. Ky burimi jau thau burimin e frymezimit. Megjithate me pelqen Zaloshnja. Vazhdon ta mbroje Rama Pancen me teorite Washingtoniste.
Fatos Nano quhet konsensusi

Fatos Nano quhet konsensusi ??????

Apo duhet pritur deri javen e ardheshme....

m'zgjidhni mu, tironcin

m'zgjidhni mu, tironcin denbabaden (s'jom bamiri, as dash shehi). jom pak i majte, po jom konsensual, se ne tironcit jena rob t'bute...

Bravo Bisha...arrite dhe

Bravo Bisha...arrite dhe njehere t'ja cjerresh masken plangprishesit Edi Rama....Lum si ne qe ka kaq shume shqiptare si ty, Frrok Cupi, Bejtja, Tan Hoxha e plot te tjere qe nuk flene mbi dafina po na tregojne ne kohe reale se sa i demshem eshte Edi Rama ne kete Shqiperine tone shkemb graniti buze Adriatikut......

Anonim mos u merzit. Seshte
Anonim mos u merzit. Seshte faji im qe ke 8 vjet pa pune. Rama eshte vertete K... por me koqe se ju qe i shkoni mbrapa nuk ka. Te te rroje Rama. Do vije dhe dita jote kur te vdesi Sala. Pa merak.
Une po behet disa muaj qe ju

Une po behet disa muaj qe ju lexoj dhe me thene te drejten skam pa ndonjehere informacione qe keni marre nga burime te mireinformuara pa emer, qe te kene rezultuar te sakta ne fund.

Gjithsesi, nese do te jete e

Gjithsesi, nese do te jete e vertete atehere ekziston mundesia qe Meta parashikon humbjen e Sales ne 2013. Dhe kshu po merr masat qe te ndryshoje krahun avash avash, me qellim qe te shijoje dhe 4 vjet qeverisje te tjera me Edin.

Kandidati me i KOMPLETUAR

Kandidati me i KOMPLETUAR eshte Dr, Fatos Th. Nano : komunist, demokrat, i perndjekur politk.

po nuk mjafton kaq : bixhozçi, pijanec (pijetar), i koruptuar e te tjera e te tjera.

harrove kurvar

harrove kurvar

Jo or burr nuk harrova, por

Jo or burr nuk harrova, por thashe e te tjera per te mos gjet sebep ndonjeri

e te me thoshte pse e ul tonin apo ndonje tjeter pse nuk i thua burr kurve.

Kjo puna e Presidentit eshte
Kjo puna e Presidentit eshte bere shume terkuze. Kush me thote a ka ndonje njeri ne Shqiperi qe te behet President e te kenaqe 4 milion e kusur shqiptare te Shqiperise
Rama nuk pranon presidentin

Rama nuk pranon presidentin vetem per faktin se nuk e ka pyetur njeri, i ka ngelur hatri qe nuk e pjerdh askush. Po te mos ishte per nderkombetaret, s'do ta kishin pyetur fare, dhe mire do ia kishin bere; le te rrufise tani çorben e ndyre qe gatoi me ndryshimet kushtetuese, para se te flase per konsensus. Kushtetuta para bisturise se Rames kerkonte konsensusin e detyruar te te gjitha paleve, pas ndryshimeve askush nuk mund ti imponohet askujt sa kohe nuk ka votat. Rama me ndryshimet kushtetuese donte te shmangte konsensusin, me justifikimin per te shmangur krizat e panevojshme, tani ç'ka qe leh dhe kerkon konsensus? Pavaresisht se nje president i Berishes nuk eshte zgjidhja me e mire, per mua ata te hyjne e ta zgjedhin me 71 vota: Nje president i zgjedhur me 71 vota, qe nuk eshte figure e larte e PD, dhe qe eshte jashte politikes eshte pikerisht presidenti qe ka dashur Rama. Ham-ham-et patetike qe flasin per nje proces me te rendesishem sesa presidenti qe do dale nga ky proces, jane nje menyre fine per te thene: "Mire qe po e zgjidhni vete, por te pakten beni sikur na pyesni, se s'kemi ç'tu themi socialisteve te thjeshte, qe po e kuptojne ngadale ngadale se me kete kryetar nuk shkohet askund."

Add new comment