‘Shtabi’ i Nanos: Zaganjori është berishian, dhe ....

Ka kaluar pa marrë vëmendje një sulm i Ilir Kullës, eminencës gri të Fatos Nanos, mbi Xhezair Zaganjorin. Në një program të televizionit Ora News (vetëm shqiptarja.com i referohej sot), Kulla i dha momentit presidencial ngjyrat e një fushate elektorale, e në këtë kuptim, ai tentoi të ndriçonte anë të panjohura të jetës e të karrierës së Zaganjorit. Ky i fundit, sipas Kullës, ka lënë për ca ditë punën e ambasadorit në vitin 1994, dhe është kthyer në Shqipëri për t’i dhënë një dorë Berishës në fushatën për kushtetutën, që u refuzua me votë plebishitare. Më tej, Kulla nuk ka lënë pa përmendur faktin që Zaganjori vijon të rrijë, e të paguhet, si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ndonëse mandati i ka përfunduar prej një viti e ndonëse kolegë të tij nuk kanë pranuar të rrinë asnjë ditë më tepër se mandati. Në fund, është radha e një ‘scoop-i gazetaresk’: gruaja e Zaganjorit, në një moment të jetës së vet, është transformuar nga mësuese në notere. Gjithnjë, sipas Kullës.
Re.Pu.
Comments
Ky informacion (sipas
<p> Ky informacion (sipas Kulles)duhet te jete sipas te vertetes.E njoh zaganjorin prej vitesh</p><p>shume me te ndyre se c thote ky Kulla.Sidoqofte vlen per ata qe nuk e njohin.Sido te germohet</p><p>ne historikun e zaganjorit,vec zgjyre mund te zbulohet qe do ishte mire te publikohej.</p>
Add new comment