Stefan Fule ndërhyn 'në mes të lojës': Bëni konsultime për Presidentin dhe kompletoni marrëveshjen e nëntorit!

Postuar në 30 Maj, 2012 16:53

“Jam plotësisht i qartë për çfarë thashë kur isha në Tiranë pak kohë më parë”, tha para ca orësh për Top-channel-in komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Stefan Fule në përgjigje të një pyetjeje të gazetares Arta Tozaj lidhur me raundin e parë të procedurës presidenciale në Kuvendin e Shqipërisë. Fule është një politikan i manierave të buta dhe i bon ton-it, por këtë herë ka përdorur një ton arrogant.

“U bënë angazhime të rëndësishme gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri”, nënvizon ai, duke lënë të kuptohet se ka marrë garanci në Tiranë për një president konsensual. Dhe aty për aty shton, duke iu kthyer mirësjelljes: “Unë kam besim se politikanët dhe partitë politike do të bëjnë maksimumin për të dhënë rezultate sipas atyre angazhimeve”. Dhe për t’mos e lënë mesazhin të instrumentalizueshëm, saktëson: “U takon forcave politike shqiptare, mazhorancës dhe opozitës, që ta zgjidhin çështjen e presidentit në frymën e konsultimeve”.

Në fund Fule deklaroi: "I kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerim të shkojë shpejt atje për të garantuar se nëse ka diçka që mund ta bëjmë ne, ta bëjmë, për të ndihmuar në kapërcimin e kilometrit të fundit për arritjen e marrëveshjes mbi ‘paketën e nëntorit’, në mënyrë që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për të gjetur me të vërtetë një zgjidhje”.
Re.Pu.

Comments

Submitted by pd-isti (not verified) on

po Muco po, Fyle nderhyn ne loje, por askush nga ju analistet nuk i thote atij se cfare gabimi po bejne keta te huajt. Ose ne rast se ti mendon se ata (te huajt) e dine se ne favor te kujt po luajne, atehere ti duhet te thuash qarte se kjo shkon ne loje te Berishes. Tere kohes ata flasin vetem per procesin, a thuaj se po te marresh nje gomar dhe t'ia cosh Sequit per vote me konsensus, dhe atij i pelqen, ne atehere duhet ta votojme.

Procesi, konsensusi e te tjera shprehje (ju vdisni per to) thjesht jane pa vend dhe pa arsye. Kushtetuta thote qarte se si procedohet per nje votim. Mblidhen ne sallen e parlamentit deputetet dhe ne rast se 20 prej tyre (te pakten 20) kane firmosur per nje emer, dhe ne rast se emri i ploteson kushtet minimale qe shprehen ne kushtetute, atehere ky person votohet. Nqs. merr 84 gjate tre hereve te para atehere kemi president, ne te kundert vazhdohet me te tjere emra te mundshem. Dhe ne raundin e katert e tutje, lemi te njejten procedure por mjaftojne 71 vota. Ne kushtetute thuhet qarte qe emri i kandidatit nuk debatohet ne parlament. Thjesht votohet pro ose kundra. Kjo per te ruajtur figuren e mundshme te nje presidenti. Dhe per te mos e felliqur me menyrat tipike tonat.

I vetmi qe perfiton nga keto sajesa te mediave (procesi, konsensusi, a thuaj se i rruhet kujt se ku takohet Patozi me Rucin, le ta themi qarte, nuk na rruhet fare) eshte Berisha. Ai ka interes qe te duket se:  palet u perpoqen ne menyre demokratike (procesi, konsensusi :) ) por ja qe eshte e veshtire, prandaj duhen disa raunde. Nuk eshte kollaj menjehere te gjesh te duhurin. Procesi i ka keto. Por z. Fyle, pergjegjesia e PD-se ishte maksimale, ne u perpoqem, madje ne propozuam nje emer qe vete PS ka votuar njehere e njekohe. Ata jane te keqijnte z. Fyle! Ata nuk e pelqejne parlamentin, ata pelqejne rrugen, nderkohe qe ne te PD-se kemi treguar qe edhe me te kundertin Meta ne arrijme te bejme marreveshje per te miren e popullit. Edhe me 21 prill 2008 ne firmosem kushtetuten qe propozoi Edi Rama pikerisht sepse jemi pro konsensusit. Ja pra Fyle!

Edi Rama realisht eshte toc! Ka vite qe e ha dhe prape vazhdon ta haje rende. Dhe njekohesisht ne jemi realisht toca si popull. Qe vazhdojme te votojme te tille toca, qe kane treguar qarte sa poshte kane rene. Nderkohe qe votuesi i PD-se dhe ai i LSI-se eshte koherent me politiken e partise: ne duam privilegje dhe vjedhje, kemi nje kundershtar qe na e lejon, atehere le te vazhdojme!

Edi Rama, ti duhet te bindesh qe Sala ne cdo rast do ta zgjedhe presidentin e tij. Sidomos me nje felliqesire si Ilir Meta. Harroje ngjalen Edvin! Vetem ti e hengre! Sala plus ndonje nga Iliri plus ndonje nga PS qe ka per t'u shitur, do ta kapin 71. Nderkohe qe ti o Edi nuk e di se si blihet deputeti. Ne bashkine e Tiranes paret t'i sillinin vete neper studiot e ndryshme (si tek Selvia psh). Pse faji yt ishte qe biznesmenet te falnin ty cash ekuivalentin e nje kati ne euro. apo 100 euro per m2. nderkohe qe Sala duhet te sforcohet te bleje ata te Ilirit ose te PS-se (pse ti, je i sigurte me Sterkajn pas 2007-es?) duke i plotesuar me dhune kushtet  e tyre. Plus qe nga goli i Ristanit, mendon ti se ka ndonje budalle qe te hyje ne pazar per ty? Ti je kal humbes!

Atehere, mos e luaj lojen e Sales. Terhiqu, ashtu sic te tha edhe Koco te marten, nga parlamenti. Ne rast se PD propozon emra tamam, me 20 firma, ti dhe PS mund te thoni mendimin tuaj: jo ose po. Pa bere debat. Do te vije raundi i katert, Sala do te zgjedhe te tijin, Shqiperia do te shkoje per lesh, por ama askush s'do te guxoje te na thote qe Sala s'ka faj. Do te jemi te qarte qe e beri vet! PS e fali njehere Berishen pas 1997, ke ndermend ta falesh edhe ti pas 2012-es?

Nje PD-ist i vertete!

Submitted by Erind (not verified) on

ah mor shqiperi e shkrete edhe pas 100 vjetesh perseri jane te huajte qe komandojne ket vend.

Ju shpelaft muti shalet te gjithve !

Submitted by anonim (not verified) on

RP, nuk e di ku e shifni arrogancen e Z.Fule? Nqs. palet politike shqiptare interesohen me teper per karrigen se per te miren e perbashket, atehere falenderojme zotin Fule qe 'fut hundet' mes ketyre paleve te palara e laramane.

Submitted by pd-isti (not verified) on

problemi nuk eshte shume tek futja e hundeve, se sa tek cfare po thote pasi i fut. Nqs. qenkan perla keto qe ai thote (mesimet mbi procesin etc...) le t'i jape keto mesime ne France a Gjermani e te shohim sa e pjerdhin. Do thuash ti qe ne s'jemi France e Gjermani. Po as nevoja per plehrat e BE-se nuk shot pse te kemi.

Submitted by anonim (not verified) on

zoteri, nuk  e di c'kane diskutuar me palet por nuk mund t'u hidhet faji Europianeve te tjere perjetesisht. nuk thashe se z.Fule ka thene 'perla' , sepse nuk e di c'ka thene vec asaj qe raporton lajmi (dhe interpretimit te RP mbi 'arrogancen' - i cili me duket i cuditshem ne baze te fjaleve te cituara). klm

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.