Xhezair Zaganjori shfaqet për herë të parë në TV me zë e figurë

Postuar në 30 Maj, 2012 14:03

Xhezair Zaganjori bën daljen e parë publike, e cila, nëse nuk zgjidhet President, do të jetë dhe e fundit (po të besojmë se ai do të vijojë, si deri më sot, të mos mbajë një profil publik). Për mikrofonat e televizionit Ora Neës, ai thotë se i është dashur të mendohet pak për t’i thënë ‘po’ propozimit të maxhorancës: “Fillimisht e kam kundërshtuar për disa arsye; së pari mendoj se maxhoranca dhe opozita kanë minimalisht dhjetra persona [të tjerë] që mund ta kryejnë këtë detyrë shumë mirë; së dyti mendoj që është përgjegjësi e madhe; së treti nuk më ka shkuar asnjëherë në mend ta kryej këtë detyrë”.

Por tani që ka pranuar, shpreson të votohet. “Nëse do votohem, do përpiqem të bëj më të mirën për të përmbushur detyrimet e mia ligjore e kushtetuese në mënyrë që ta meritoj [titullin] ‘përfaqësues i unitetit të popullit’”, thotë ai. Por e ka marrë qetë këtë punë, madje llogarit dhe humbjen: “Nëse nuk do miratohem, atëherë do të bëj atë punë që kam bërë gjithmonë, ... do merrem me mësimdhënie, me konferenca, me shkrime”.

“E sheh veten si figurë konsensuale”?, pyet gazetari. Dhe Zaganjori përgjigjet: “Shpresoj që të garantohet një mbështetje sa më e gjerë. Shpresoj. Nëse jo, atëherë [do të prisja] me kënaqësi që të zgjidhej [dikush tjetër] që garanton konsensus më të madh”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by nik (not verified) on

Sa bukur ja futi Meta edit.Ne kemi nje shprehje : edi e hengri si zonjat.

Submitted by Anonim (not verified) on

Rama kujoj se hengri midhje tek Gjiri i Lalezit, por ne fakt hengri ngjalen

Submitted by Bisha (not verified) on

Ore lereni Zaganjorin. Une kam hallin e Zaloshnjes si do ja beje me llogarite qe beri per Meten dhe qe tani po kafshon gishtat. Ju befte mire ngjala shoku Zaloshnja. Kafshojeni fort.

Submitted by i (not verified) on

ky flet si president pa dal akoma si kandidat, hahahaha e madhe fare kjo

fajin e keni komplet ju gazetaret (dhe opozita qe ha grepin) qe merreni me cdo emer qe nxjerr saliu,

merruni me kandidatet (qe ne kete rast nuk ka , se ky zoteria nuk i ka 20 firmat)

Submitted by tani97 (not verified) on

dhe nqs. i ka 20 firmat le t'i nxjerre. Ne te kundert PS as qe duhet te ulet te flase per te tilla traplliqe. Por normal, ne kohe krize, edhe ngjala te shijon.

Submitted by Abdyl Hamiti (not verified) on

sa te jete rama ne politike aq do qendroje berisha ne pushtet

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.