Berisha e Rama hedhin spica në distancë

Berisha e paska vendosur që raundin e parë ta djegë. “Por kjo s’do të thotë krizë, pasi kushtetuta njeh dhe katër raunde të tjera”, tha ai në mbledhje të kryesisë së PD-së. E në këtë mbledhje i është kthyer ftesës së Ramës për një takim. “Po ja, u ulëm. E pastaj? Për të pirë kafe me mua, le të pijë kur të dojë, por Damiani i njeh më mirë se ai çëshjtet e reformës elektorale. Takohemi, por çfarë zgjidhim? Ne jemi për të zgjidhur, jo për të bërë show”, u tha kamerave në prani të të vetëve.
Nuk vonoi përgjigja e Ramës. “Saliu llastohet çuditshëm si teze nazemadhe që po i luten për kafe, ndërkohë që sot tryezën e dialogut politik e kërkon interesi kombëtar! Reformat i ka bllokuar kryeministri se s’ka vullnet politik për zgjidhje politike, jo teknicienët e matematicienët! Dialog dmth vullnet, jo kafemuhabet.
Të bardhën të zezë e të zezën të bardhë kryeministri e ka mësuar në shkollën e Enverit, s’ia kalon kush këtu, po unë përsëris: Vullnet politik, jo dokrra!”
Re.Pu.
Comments
Dhe ne fund dua te pyes mire

Dhe ne fund dua te pyes mire keta hedhin spica po zgjidhja kush eshte???????

Spica hedhshin dite e nate,

Spica hedhshin dite e nate, vetem mos ngaterojne nishan e na i ngulin neve ato 'spica'.

Perfundimisht - mund te themi

Perfundimisht - mund te themi se efekti i "Ngjales se Gjirit te Lalzit" e ka nxjerr Edi Ramen nga faktor ne nje hiç. Tashme asnje nga kryetaret e partive parlamentare nuk ka me nevoje te flase me Edi Ramen, sepse shume deputet te PS-se kane dhene (dhe po japin) parapelqimin e tyre) mbi kandidatet e Ilir Metes dhe Sali Berishes.

Keshtu qe Rama eshte JASHTE - LOJE !

Sot ne mbledhjen me grupin

Sot ne mbledhjen me grupin parlamentar te PS-se - Edi Rama ishte komplet i bllokuar dhe kontraktuar. Vazhdoi te mos jap asnje lloj rrugedalje apo shpjegim mbi "negociatat" qe ai ka bere ne distance apo ne fshahtesi me Ilir Meten apo me PD-ne. Shume deputet te PS-se dolen me menvimin dhe vendimin se nuk ja vlen me te mbash shpresa ne nji individ te tille megaloman dhe njekohesisht medioker, prandaj shume shpejt do te shihni firo te votave nga PS-ja ne drejtim te "kandidateve" te PSI-se apo PBDNJ-s. Zaganjori ose Nano jane per momentin me seriozet ne loje. Te dy kane aftesi temarrin vota te PS-se dhe gjithashtu kane vota nga PD-ja te gatshme ti mbeshtesin.

Dashnor Dervishi - Amb

Dashnor Dervishi - Amb Shqiptar ne greqi kandidat i fundit per Pesidencen

Add new comment