Një shqiptar dhe një boshnjak në rrjetin e basteve italiane

Siç bëmë me dije në shënimin e mëparshëm lidhur me ‘tërmetin e ri në futbollin italian’, Domenico Criscito, që sot luan në Rusi me skuadrën Zenit, është nën hetim, tok me Giuseppe Sculli-n, me Conte-n (trainerin e Juves), e me të tjerë, shumë prej të cilëve janë nën pranga (mes tyre dhe kapiteni i Lazio-s, Stefano Mauri).
Criscito-n e kanë ballafaquar, me sa duket, edhe me disa prova fotografike. Të përditshmet italiane kanë publikuar këto foto, ku futbollisti i kombëtares italiane që tani rrezikon të mos shkojë në Ukrainë, Criscito pra, është ‘duke negocjuar’ me njerëz të tjerë përfundimin e ndeshjeve. Në grupin në fjalë, bie në sy një boshnjak me emrin Safet Altiç, dhe një shqiptar, ortak i këtij të fundit, me emrin Kujtim Qoshi. Hë për hë nuk jepen të dhëna të tjera për këtë të fundit.
Re.Pu.
Comments
Sqarojeni mire kete lajmin,
<p>Sqarojeni mire kete lajmin, se Criscito nuk eshte fare ne kete foton. Vetem Sculli, futbollist i Genoas duket ne foto.</p>
Tani po, e korrigjuat...
<p>Tani po, e korrigjuat...</p>
Add new comment