A mund të quhemi ende një Komb?
Sot ka patur një protestë të disa qytetarëve në Vlorë që janë ngritur kundër ngritjes së një muzeu hebraik në qytet në një zonë që e konsiderojnë me rëndësi për historinë e qytetit. Është e qartë për këdo se Edi Rama ka një politikë personale filohebreje për arsye që nuk kuptohen dhe po e ndjek atë megjithë provokimin e saj.
Por kjo nuk është një gjë e re. Kemi të bëjmë me episodin e radhës të shpikjes së historive dhe nevojës për të shërbyer që elitat e këtij vendi kanë përherë, duke qenë se asjëherë nuk e ndien veten të sigurtë në karrige. Sa monumente jugosllavësh dhe sovjetikësh ngriti Enver Hoxha? Sa simbole u emetuan për miqësinë me Kinën? Sa objekte kemi trashëguar nga koha e Italisë?!
Të gjitha shfaqje absurde e një servituti politik që e bën këtë vend një Karneval të përjetshëm. Me liderë që luftojnë për një histori të cilën e kanë përherë të dekretuar nga të tjerë.
Të gjitha monumentet tanimë janë zhdukur nga sheshet dhe rrugët që dikur mbanin emra liderësh globalë e që janë zëvendësuar me nocionet nënurbane shqiptare të tipit: Vëllezërit…
Në fund të fundit kjo është historia e shqiptarëve përkundër historisë së Shqipërisë e cila ka mbajtur rreth 16 pushtime, por zgjedh të celebrojë vetëm ato që preferon politika. Ku është epoka e Bizantit, po koha e sllavëve, po epoka otomane? Nuk janë histori ato vallë?
Në këtë kuadër grotesk të një shoqërie që po shpërbëhet përfundimisht, del në skenë edhe një tjetër episod që hyn te akademizmi i rrugës. Në Lezhë, me nismën e një personi komik të quajtur Marin Mema, është inauguruar monumenti i Mbretëreshës Teuta, një figurë periferike e historisë së këtyre territoreve, ardhur në analet e historisë për përballjen me romakët. Befas Teuta e sheh veten të instaluar si mbretëresha e Ultësirës Perëndimore edhe pse sot, vështirë se ajo do të njihte diçka nga Shkodra e dikurshme.
Sigurisht që koha do t’i shuajë këto idiotizma që vijnë nga lart dhe nga poshtë, do ta harrojë këtë histori të shpikur dhe rishpikur nga emëruesi i përbashkët i mungesës së identietit, të identifikimit me një histori reale, për ta lënë këtë vend edhe njëherë, ose më mirë pëjetësisht Pagan dhe të zhveshur nga çdo e vërtetë. Duke ikur nga historia e vet, duke u përpjekur ta rimodelojë atë si modernitet dhe duke u rikthyer tek e ashtuquajtura autoktoni, jo siç ka qenë, por sërish, siç do të duhet të ishte. A meriton një shoqëri e tillë të quhet me të vërtetë Komb?
s.zaimi

Comments
Nje miku im shpesh thote: "ky
Nje miku im shpesh thote: "ky stan kete bulmez ka"! Kur bie muhabet per miletin tone.
In nderuari Prof ne Sapienza Institute V Kosturi para disa javeve citoi se: " Shqiperia para dhe mbas shpalljes se pavaresise ishte e mbytur me banda, nga veriu deri ne jug, po ashtu edhe pergjat nderrimeve te sistemeve 1944, 1997 dhe po ashtu sot..."
Tek po degjoja para disa ditesh nje actor nga jugu ne nje interviste te tij, me pelqente se si shtjellonte situaten ne vend, kur papritur thone midis te tjerash; " ne jemi iliro pellazge....".
Vaj medet per kete milet! Sa here lexon median online, sa here degjon anal-istet do te te rrokin veshet fjalet Skenderbe, Terezeze, Fair Konic dhe Iliro Pellazge. Midis te tjerash, vlerat Perendimore dhe armiqte e kombit tone Serbi, Greqi, Turqi e Rusi.
Ky milet ka alergji nga perberja e tij, I druhet kultures se tij, ka allergic nga e shkuara e tij e afert dhe arratiset pertej saj percte gjetur dicka qe nuk e ka patur por e enderron.
Epoken ne Administrimin Bizantin nuk e " njeh", I shmanget sepse ka bashkejetuar tok me sllavet dhe helenet, kemi qene nje.
Epoken ne Administrimin Osman e fshin komplet dhe e quan " erresire" ( njeh vetem 25 vite te rajonin Lezh - Kruje nen Gjergj Kastriotin dhe kete e quan Shqiperi ,territoret nga Janina, deri ne Skopje e Tivat nuk quhen).
Prijesat e Miridites, Skopjes, Shkodres, Vlores, Janines, Korces, Beratit, Voskopojes etj nuk studiohen, pa u cenuar besimi fetar i tyre, sepse te gjithe kontribuan per pese shekuj ne mbarevajtjen e cifligjeve te tyre feudale ne territoret qe zoteronin duke paguar haracet ne Stamboll.
Nxenesve sot ne shkolla ua ka zene librat Tereza e Indise, jeta e saj u serviret si shembull i sakrifices. A mos valle femijet tane duhet te behen murgjer e murgesha, t'i sherbejne Vatikanit e jo atdheut?!
Ne shkolla nxenesve u mesohet per Noisyn me kengen kallashnikov nuk u mesohet per asgje tjeter se si duhet te ndertohet jeta ne familje e shoqeri por se si te argetohen me fjalorit e ndyre te repistave.
Nga Bandat e Cerciz Topullit, Bajram Currit, Sokol Bacit, Ded Gjolulit, Haxhi Qamilit, Sali Butkes etj ( sic i permendte V Kosturi) . Tek bandat e Zan Caushit, Kakamit, A Shkurtit etj sot, kemi mberritur tek bandat qe kane mikrofonin dhe thone " nuk kemi as koke e as tru"! Sepse jane shume por kane vetem nje Boss.
Median qe u ben trushplarje gjithe njerezve e kane Marin Mema, Saze Guri, Agron Dollapi, D Hila, B Fevziu, A Cako dhe tashme i jane shtuar dyshja Goxhaj & Sh Gashi.
A behet ky popull me individe qe disa i tregojne perralla me Gon e Teute dhe disa i tregojne perralla per " vlera Perendimore"? Kur qeveria dhe Opozita po e shesin kete vend dhe e kane kthyer ne bastion te Mafias Zioniste te Botes.
Sazanin dhe Zvernecin nuk e mbron dot Statuja e Teutes. Tokat pjellore te Shqiperise nuk i mbrojne dot "vlerat perendimore" nga Kibbutzet e jahudive.
A mund te quhemi ende komb,
A mund te quhemi ende komb, nese historia na kerkon leje? Ka nje paradoks te bukur ne kete lloj shkrimi: nis me pyetjen nese shqiptaret mund te quhen ende komb dhe perfundon duke na shpjeguar se cilat pjese te historise kemi te drejte t’i quajme tonat.
Kjo eshte nje metode veçanerisht moderne e çlirimit nga nacionalizmi: nuk te ndalohet te kesh histori, thjesht te mesohet cilen histori duhet te mos e duash shume.
Bizanti? Duhet kujtuar. Sllavet? Duhet studiuar. Osmanet? Duhet pranuar. Italia? Patjeter. Por sapo shqiptari thote “Teuta”, “Iliri” apo “autoktoni”, ndizet sirena e akademizmit. Papritur kemi hyre ne territorin e mitologjise, populizmit dhe, me sa duket, rrezikut kombetar.
Eshte vertet interesante kjo frike nga Teuta. Teuta na paska qene “figure periferike”. Nese kriteri per rendesine historike eshte te kesh qene kryeminister i nje shteti anetar te BE-se, atehere vertet Teuta ka nje CV te dobet. Por nese perdorim kriterin pak me te vjeter te historise, ajo ishte sunduese ilire dhe hyri ne burimet romake per shkak te perplasjes me nje fuqi qe do te dominonte Mesdheun per shekuj. Pra, jo keq per nje figure “periferike”.
Dhe pikerisht ketu duhet falenderuar Marin Mema.Jo sepse nje monument e zgjidh historine por sepse, ndryshe nga shume gazetare qe pas dhjetra vitesh karriere lene pas disa intervista e ndonje studio televizive, Marini mund te mburret se ka lene diçka konkrete te veten ne hapesiren publike shqiptare.
Dhe duhet pranuar: nuk eshte pak te ngresh nje monument te Teutes kur perballe ke jo vetem skepticizmin lokal e mungesen e parave, por edhe kundershtimin e nje shteti anetar te BE-se. Kjo e ben edhe me zbavitese kritiken ndaj Edi Rames per “aleancat” e cuditshme. Ne Ballkan, duket se aleanca te tilla, jane problem vetem kur i ben qeveria shqiptare. Kur i bejne te tjeret, (ata me lart dmth) quhen diplomaci.
Historia, per fat te keq, nuk eshte aq e disiplinuar sa autori i shkrimit do te deshironte. Nuk qendron brenda kufijve te vitit 1913, nuk perdor hartat e sotme dhe, ç’eshte me e bezdisshmja, nuk pyet nese nje figure historike i pershtatet narratives politike te vitit 2026.
Prandaj Teuta nuk ka nevoje te “njihej” me Shkodren e sotme. As Pirroja nuk kishte pse te njihte kufirin e sotem Shqiperi–Greqi. Asnje prej tyre nuk kishte privilegjin te jetonte ne shtetet tona moderne.
Eshte pikerisht kjo qe quhet histori. Dhe nje studiues serioz mund te kritikoje nacionalizmin shqiptar, mitet shqiptare, keqinterpretimet shqiptare dhe instrumentalizimin politik te historise. Madje duhet ta beje. Por kur çdo perpjekje shqiptare per te rikthyer nje figure historike ne kujtesen publike shpallet menjehere “idiotizem”, ndersa çdo ndikim i huaj trajtohet si nje kompleksitet i lavderueshem historik, nuk kemi me kritike te nacionalizmit.
Kemi nje nacionalizem te permbysur. Ai nuk thote Shqiptaret jane me te miret. Thote diçka shume me te sofistikuar: “Shqiptaret jane gjithmone te dyshimte kur flasin per veten.”
Dhe kjo, ne fund te fundit, eshte nje menyre shume elegante per te mos pasur me nevoje per pushtues. Mjafton te kemi historiane qe na bindin se, nese historia jone nuk na pelqen, ndoshta problemi eshte se nuk e kemi pasur fare.
Le ta marrim keshtu si thoni
Le ta marrim keshtu si thoni ju. Por pyes: nga parashutoi Teuta ne vetedijen tone? Nga cila histori? Nga cila historiografi? Per cilen arsye e evokojme dhe e lidhim me autoktonine?
Historia duhet kuptuar, jo perjetuar si kinematografi sepse ne fund te fundit.ben pikerisht atw qe kritikon: zgjedh cfare te pelqen. Jo cfare eshte realisht Histori dhe identitet.
Do te zgjidhja nje term me
Do te zgjidhja nje term me pak paragjykues se 'parashutoi', po nejse. Teuta nuk ka zbritur nga qielli ne vetedijen shqiptare. E gjejme te Polibi, apo romaket Apiani e Cassius Dio, ne burime qe flasin per te ne kontekstin e perplasjes se saj me Romen. Natyrisht ata, nuk po shkruanin histori shqiptare. Por pikerisht kjo eshte ironia: kur nje shqiptar i sotem i lexon keto burime si pjese te historise se ketij territori, papritur shpallet se po "shpik" historine.
Monumenti nuk eshte historiografi. Por as mungesa e monumenteve nuk eshte historiografi. Ky blogu ketu shfaqi nje rezistence te cuditshme qe nuk e kuptova shume, po prap, hajt mo:)
S'ke ç'i ben!
Teuta, Iliret, Pellazget etj. etj. keshtu mrrokllash jane nje perpjekje e deshtuar per t'i dhene ketij konglomerati heterogjen njerezish aparencen e nje kombi, qe askurre ne histori nuk qe nje entitet i bashkuar ne nje identitet specifik. E vetmja gje e perbashket e ketij grupimi rastesor mileti eshte nje gjuhe, qe eshte transmetuar ne menyre te natyrshme nga njeri brez ne tjetrin i banoreve te ketyre trojeve, sic jane transmetuar te gjitha gjuhet e tjera te botes ne vazhdimesi ne territore te ndryshme ane e kend globit. Argumenti genetik eshte nje element tjeter qesharak i kesaj perpjekjeje absurde, sepse nqs shqiptaret na paskan gene identifikuese i bie qe te gjithe vijne nga nje çift origjinal qe ua trashegoi keto gene. DHe jo vetem per shqiptaret, po e gjithe perralla gjenetike eshte nje mekanizem i sajuar per te nxjerre para duke lujatur me naivitetin e njerezve. DO te ishte me mire qe te pranohej ky realitet dhe te beheshin perpjekje per ta unifikuar kete milet mbi principe morale iluministe, sesa mbi mithe kombetariste qe jo vetem nuk kane baza reale, por krijojne nje ndergjegje te shtremberuar te ngjashme me ate te besimtareve fondamentaliste.
Komb jo, investitor strategjik po
Meqë e treguam se nuk jemi komb dhe as nuk jemi turmë shtet-formuese, duhet ti hapim krahun atyre që do na ndimojnë; herbrenjve globalë që na servir kryeministri.
Gjithashtu, ta ofrojmë vëndin tonë si kosh plerash sa që ka nevojë kryeministri. Gati na turpëruat dhe me Kanien. Jazëk milet edepsëz.
Ika tani se po mbyll kaputullin 51/205 të asocimit ne BE.
Add new comment