Shfaqet Komuniteti Hebraik në Shqipëri: Shqipëria nuk do jetë kurrë vend i antisemitizmit

Postuar në 21 Qershor, 2026 14:21

Qarkullon në këto orë një deklaratë e të ashtuquajturit Komunitet Hebraik i Shqipërisë. Nga një kërkim online nuk rezulton asnjë e dhënë për këtë Komunitet përveç faktit se ai menaxhohet nga një sinagogë dhe se sipas Censit 2023 raportohen vetëm 74 banorë si hebrenj ose me besim judaik. Deklarata nënvizon me shqetësim aktin e heqjes së flamurit izraelit dje në protestë dhe mbyllet me një qëndrim ultimativ për të cilin as ka tagër. 

Komuniteti Hebraik Shqiptar shpreh tronditjen, indinjatën dhe shqetësimin e tij më të thellë për aktin e rëndë të përdhosjes së flamurit të Shtetit të Izraelit pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë, si dhe për thirrjet publike të urrejtjes kundër Izraelit të artikuluara gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e kaluar.

Ky nuk është thjesht një incident. Ky është një sinjal alarmi. Përdhosja e flamurit të një shteti sovran dhe mik të Republikës së Shqipërisë nuk është një formë proteste. Është një akt urrejtjeje, një sulm ndaj normave të së drejtës ndërkombëtare, ndaj misioneve diplomatike dhe ndaj vetë kulturës së tolerancës që ka bërë Shqipërinë të nderohet në mbarë botën.

Akoma më alarmuese janë deklaratat e dëgjuara nga foltorja e protestës, ku persona të caktuar shpallën publikisht se “Izraeli është armiku ynë.” Kjo është një gjuhë e rrezikshme, përçarëse dhe nxitëse e urrejtjes, e cila synon të importojë në Shqipëri konflikte dhe narrativa ekstremiste që nuk kanë pasur kurrë vend në shoqërinë shqiptare.

Komuniteti Hebraik Shqiptar e konsideron këtë zhvillim jashtëzakonisht shqetësues, pasi për herë të parë po vërehen përpjekje të hapura për të normalizuar gjuhën antisemitike në hapësirën publike shqiptare. Historia ka treguar se antisemitizmi nuk fillon me dhunë; ai fillon me fjalë, me propagandë, me demonizim dhe me heshtjen përballë tyre. Pikërisht për këtë arsye, çdo akt i tillë duhet të dënohet menjëherë dhe pa asnjë relativizim.

Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të lejojë që individë të maskuar apo grupe radikale të njollosin reputacionin ndërkombëtar të vendit tonë. Ky është vendi që gjatë Holokaustit mbrojti hebrenjtë kur pjesa më e madhe e Evropës i dorëzonte drejt vdekjes. Shqipëria u bë simbol i Besës, i humanizmit dhe i guximit moral. Ky është identiteti ynë kombëtar dhe askush nuk ka të drejtë ta zëvendësojë atë me gjuhën e urrejtjes.

Ne theksojmë qartë se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike. Por kjo e drejtë përfundon në momentin kur ajo shndërrohet në nxitje të urrejtjes, në përdhosje të simboleve shtetërore, në sulme ndaj përfaqësive diplomatike dhe në thirrje që ushqejnë antisemitizmin.

Komuniteti Hebraik Shqiptar përshëndet reagimin e menjëhershëm dhe të qartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila dënoi këtë akt të papranueshëm. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë me seriozitet maksimal këtë ngjarje, të identifikojnë autorët dhe organizatorët e këtyre akteve dhe të garantojnë se Shqipëria nuk do të bëhet terren për propagandën e urrejtjes, antisemitizmit apo ekstremizmit.

I bëjmë thirrje gjithashtu të gjithë spektrit politik, medias, shoqërisë civile, komuniteteve fetare dhe çdo qytetari të përgjegjshëm që të refuzojnë pa mëdyshje çdo përpjekje për të mbjellë urrejtje ndaj hebrenjve apo ndaj Shtetit të Izraelit. Heshtja përballë gjuhës së urrejtjes nuk është neutralitet; është rrezik.

Komuniteti Hebraik Shqiptar mbetet i vendosur të mbrojë vlerat mbi të cilat është ndërtuar marrëdhënia historike mes popullit shqiptar dhe popullit hebre: respektin, dinjitetin, solidaritetin dhe mbrojtjen e jetës njerëzore.

Shqipëria nuk është dhe nuk do të jetë kurrë vend i antisemitizmit. Ata që përpiqen të importojnë urrejtjen në vendin tonë nuk përfaqësojnë Shqipërinë, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar dhe nuk përfaqësojnë historinë tonë. Historia e Shqipërisë është histori e Besës, jo e urrejtjes

deklaron komuniteti një deklaratë që nuk ka adresë. 

Comments

Submitted by Skypion (not verified) on

Reagimi, edhe pse duket i tepruar, duhet pare ne kontekstin e fillim-protestes. Gjithsesi kemi te bejme vetem me disa provokatore ne proteste. AShtu sic ka provokatore qe bejne thirrje "Rama ne burg, BErisha ne burg" ( qe ne fakt eshte Berisha ne burg, Berisha ne burg, se RAmen e futin thjeshte per te kamufluar kete thirrje), ashtu sic ka provokatore qe shajne Trum dhe familjen e tij. Keta jane nje mase aq e paperfillshme, qe as ia vlen te merresh me to. Kam pershtypjen se keta antisemitet e improvizuar mund te jene shoke te Aqifit te forumit tone, apo thjesht dumbabistit Qife. Kaq.

Submitted by Aqif (not verified) on

O qelbesire. O vrrome e peshtirosur. O mavri , si gjithe mavrite e podiumit. Ju qelbesirat shpellore, apo barbare sic e perdor ti. Ju qe gjithmone e digjni kete vend dhe shqyeni ndrrmjet jush si hijena.
Ti me pleherat shpellor, qe vetem Ahmet Zogu dhe Enveri ju ra hakut, edhe Esst Pasha po ashtu, kur i dolet ne prite tek ura e Milotit me cetniket serb per ta bllokuar per te mos hyre ne Shkoder .

Po ku ke moral ti o qelbesire, ti o uturak, fytyren tek bolet e Saliut e prapanicen te jahudi.
Ky nuk eshte forum i PD sic thua ti e as i Zion-Evangjelisteve si kerma jote .
Une kam shok e miq shume, nga Vermoshi ne Konispol. E duam Shqiperine, nuk e shesim tek Jahudite e as e djegim si cetniket e rep srpska te Mirdites, apo si Salih Berishovici. Kapish? O uturak.

Ju o pleher e shisni jo vetem Shqiperine por edhe sumen tuaj. Si une mendon 70% e Shqiperise, kete e tregoi Zverneci dhe tre ditet e para te protestes, deri sa katoliket e zaptuan megafonin. Juve o shpellor nuk ju dhimbset Shqiperia.
Te mos zgjatem o Radovic Dorian.
U gezova tej mase kur pashe ate flamur genocidial te zhubravitet, tej mase. Sa per dijeni. Cdo njeri ne proteste qe therret kundra shtetit terrorist israelit eshte Aqif. E cdo njeri qe therret proIzraelit aty eshte nje shpellor Radovic si ty.

Te dhjefsha Israelin, Trumpin dhe Berishen o merhum. O gjytyrym. Ptuu fare e keqe.

Submitted by Skypion (not verified) on

I nderuar zoteri Qife, ne kemi plot 13 vite qe protestojme, perkunder tymit helmues, shkopinjve te gomes dhe diteve te panumerta ne burgje. Protestojme pikerisht per te njejtat arsye pse po protestohet sot. Atyre qe e spinuan ne fillim, u dolli duarsh dhe nuk mund ta kontrollojne me; per ta bere te sigurte kete, jemi ne demokratet, grupimi me i madh nder te gjitha grupimet e tjera te protestuesve. Sharjet e nje grupimi sorroist kunder Doktorit, nuk i bejne pershtypje asnje demokrati; asnje prej nesh nuk mbyll veshet me dylle. Ne ecim te lire dhe krenare, kryelarte ne Bulevard e gjithandej nga vershon lumi i protestes.
Sa per fjalorin e papershtatshem vetem kaq mund te te them: te te vije rende!

Submitted by Dimitris (not verified) on

Per kete veprim antishqiptar dhe antisemit duhet te procedohen te gjithe pjestaret e grupit te kakofonise qe mbajne megafonin. Tom Doshi eshte duke derdhur mijera euro duke financuar kete grup, por ja qe situata u doli prej duarsh Nikes, Prognit dhe te tjereve. Asgje e keqe nuk na vjen nga Israeli. Me mire ne sherbim te Israeliteve dhe te punojme per ata se sa te punojme per Italianet dhe turqit sic jemi duke bere gjithe keto dekada. Israeli eshte zot dhe ne duhet ta duam me shpirt. Netanjahu eshte profet. E duam israelin me gjithe shpirt. Rrofsh Israel, ti per shqiptaret je atdhe dhe Shqiperia per ju eshte atdheu i dyte. I bej thirrje Rames dhe Berishes qe tashme eshte koha kur grupi i megafonit te shkoj ne burg.

Submitted by Shqiptari (not verified) on

Nje shtet terrorist te thote se si duhet te sillesh…
ne EU ketyre cifuteve ua Kane mbledhur keq.
The audacity the entitlement they act in Middle East. U preken keta kasape te lindjes se mesme?
Pyesni ata qe u masakruan ne flotiljen e ndihmes se palestines. Kerkojne respekt keta ne shtepine tone?
Nje shtet terrorist I urryer ngado. Jo ai flamur nuk ka vend midis nesh.

Submitted by Neki (not verified) on

Cdo grisje e nje flamuri te huaj (pa dashur ti ze emrin ndonje flamuri te vecante) eshte veprim anti shqiptar. Ne nuk e kemi zakon te shprehim indinjaten tone me grisjen ap djegien e flamurit, sic kemi pare shpesh rreth e rreth, dhe duhet ta denojme aktin me force.
Persa i takon antisemitizmit, Shqiptaret nuk jane te tille, dhe kete e kane deshmuar prej kohesh.
Por qe te duam me shpirt Izraelin, sorry, po nuk eshte ne axhendin time. Asgje sme lidh me ate lloj dashurie. Asgje s'kam kunder izraelit, ashtu sic nuk kam asgje kunder suedezeve, filipinasve, australianeve, apo paraguajaneve.
Ana tjeter qe thua zotrote, as qe kam ndonje fije dyshimi qe nje kryeminister si Netanyahu, per mua i ka plotesuar te tera kushtet te arrestohet si kriminel lufte e te kaloje cti jape zoti me tej, ne nje qeli burgu.
Ato punet e grupit inisiator pastaj, po gezohem qe paska nje te tille, e po merzitem qe struket nen hijen e rende te protestes. Kam frike se duan te kapin ndonje cope torte ne fund. Po qe keshtu, me mire te vije Nard Ndoka

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.