Kadare nuk don të jetë President, por ka të tjerë që e duan

Është e çuditshme se si, sa herë që vjen hera e lojës presidenciale, fanepset e rifanepset kandidatura presidenciale e Ismail Kadaresë. Ky i fundit e ka refuzuar njëherë e mirë këtë ide (si zor të ketë ketë ndonjë rast tjetër, ku ai të ketë bërë një refuzim kaq të qartë e të painterpretueshëm), por as ky refuzim nuk ëhstë mjaft për të hequr dorë nga kjo ide “ndjellëse e intriguese”.
Duhet thënë se gazetarët nuk po ecin më kësaj ane, por ka gjithmonë aktorë të skenës shqiptare që bëqhen të gjallë e thonë: Duam Kadarenë President të Republikës. Dje ëhstë bërë një propozim nga studentët e universitetit të Shkodrës, apo më saktë, në emër të këtyre studentëve. Në letrën publike drejtuar Ismail Kadaresë (sepse propozimi bëhet duke i drejtuar atij një apel), i drejtohen herë pas here shkrimtarit me fjalët ‘i dashur mjeshtër’ dhe i thonë, se “koha dhe situata ju thërret; ne kemi besim tek përgjegjshmëria juaj, etj, etj, etj”.
Kur bëhen apele të tilla, nuk ëhstë se injorojnë refuzimin e prerë që ai i ka bërë këtij propozimi, por injoroijnë dhe faktin që Kadare veç për atë punë nuk është. Kadareja ëhstë shqiptari me më pak cilësi presidenciale. Ai me siguri e di këtë gjë.
E.G.
Comments
Edhe Nikolle Lesi i ka

Edhe Nikolle Lesi i ka drejtuar sot Kadarese nje leter te hapur, te cilen e nis me togfjaleshin ''I Madhi Kadare''. Riaktivizmi i kandidatures se Kadarese nga Nikoll Le(h)si dhe studentet e Shkodres mund te jete bere me porosi nga lart. Gjithesi, Kadare perseri nuk do te pranoje te behet president. Ne rast te kundert, Berisha i nxjerr ne drite dosjet qe e implikojne ne kohen e diktatures, perfshire internimin e familjes Rrapo. Mendoj se Kadare eshte shkrimtar i madh por njeri i vogel. Ai ka perfituar jo vetem ne kohen e Dulles por edhe tani: Saliu i ka bere vajzen ambasadore ne Paris.

Turpi me i madh eshte qe

Turpi me i madh eshte qe Besiana Kadare eshte Ambasadore e Shqiperise prane OKB-se ne Paris. Si mund qe nje ish- sekretare e 3te ne Misionin Shqiptar ne OKB (New York) te arrij te behet Ambasadore brenda nje kohe 5 vjecare, kur kuadro te specializuara dhe me pervoje 10 vjecare prane Ministrise se Jashtme Shqiptare, nuk arrijne statusin e Ambasadorit as me 20 vjet karriere ?

Pse nuk flet njeher te vetme Znj. Besiana Kadare ? Kush e njeh ate dhe e ka degjuar te flasi mund te thote fare mire se cfare intelektuale eshte !?!

Si te pranoje te jete

Si te pranoje te jete President qe te behet vegel e Rrugaceve me Kollare, apo ne rast se su bindet ti bejne presion.......apo ofendime.

Nje ender e keqe mbi Tiranen

Nje ender e keqe mbi Tiranen javen e ardhshme ! Hija e 97's rishfaqet ne qiellin Shqiptar!

Nuk ka per te pasur president konsensual - ndiqeni me vemendje levizjen e Edi Rames, ai beri kthese 180 gradeshe nga dita kur i nisi ftese per tu takuar Berishes per Presidentin. Tashme Edi Rama kerkon "me shume" - kerkon NDRYSHIME KUSHTEUESE !

Mos valle ky eshte preludi i nje jave teper te nxehte ne Tirane ? Dhe me fjalen te nxehte une nenkuptoj "97" ?

Nuk ka shqiptar ne bote qe

Nuk ka shqiptar ne bote qe te mos kete respekt per shkrimtarin tone te madh I.Kadarene.Jane edhe shume te huaj qe lexojne e respektojne si shkrimtar.Por,do te thosha qe nuk eshte e thene qe ai te jete ne keto nivele edhe ne politike.Eshte mire (per te dhe per neve) qe vete Ismaili e di mire kete fakt,ndaj ka refuzuar me kohe oferta politike e "kurthe" qe i ngrihen.Dhe.me pare atij i ka propozuar Berisha per ta bere deputet,me pas per president "kukull" e ki di une,por ai nuk ka rene ne kurthe te tilla.Te jini te sigurte qe ai edhe kesaj radhe nuk do te bjere ne gracken e Saliut.Dhe me keto ai ja rrit vlerat vetes.

mjaft politik po ben dhe pa

mjaft politik po ben dhe pa qene 'presidencial'

Po iu fut presidences, t'a

Po iu fut presidences, t'a harroje "Nobel"-in. Dhe ne shqiptareve me shume na duhet nje Nobel prej tij se sa president Ismaili. Mendojme, propozojme, fantazojme cudira kur ka nje gje me te thjeshte: te iki Saliu. Eh, sa ujra do qetesohen e kthjellohen. Por te gjithe kur mendojne Saliun e llogarisin per shkemb qe nuk behet fjale te levize dhe merren me palen tjeter, palen kundershtare, kushdo qofte ajo. Cudira shqiptare, e.

Cilat kritere ka pasur

Cilat kritere ka pasur parasysh artikullshkruesi kur thote qe "Kadareja është shqiptari me më pak cilësi presidenciale"?

Add new comment