Editoriali i Ramës injorohet nga shumica e të përditshmeve

Postuar në 27 Maj, 2012 06:48

Edi Rama kish publikuar të ashtuquajturin ‘editorial të radhës’, në të cilin bënte aluzion për rrëzimin e qeverisë Berisha nëpërmjet një mocioni mosbesimi të paraqitur në Kuvend, gjë që shqiptarja.com e linte të nënkuptohej qysh në titull: Një 28 nëntor pa Berishën. Në fakt, ai merret me festën e pritshme, duke bërë ndonjë digresion historik me synimin për ta nxjerrë Berishën në një dritë të keqe. Dhe shkrimi mbyllet me një apel, a premtim, a dëshirë: “e vetmja mënyrë për ta kremtuar ditën e pavarësisë është që [Berisha] të mos jetë më kryeministër kur të gdhihet 28 nëntori e të këndohet himni kombëtar. [Duhet] shkulur një orë e më parë që aty, duke bashkuar çdo forcë e çdo votë të mundshme, pa humbur kohë duke menduar se sa ia vlen apo nuk ia vlen bashkimi me këdoqoftë për të qeverisur vitin e ardhshëm. Me një reformë zgjedhore të minuar haptazi për të përsëritur avazin e vjetër e me një president të zgjedhur për të garantuar jo Shqipërinë po vetveten, ai na ka ftuar të zgjedhim: Ose ta largojmë përpara se sa Shqipëria të hyjë në zgjedhje, ose të presim se si do t’i vjedhë përsëri zgjedhjet e do ta bëjë shkrumb ëndrrën e Shqipërisë Europiane.”

Editorialet e Ramës janë publikuar rëndom në të shumtat e 6-7 gazetave më të mëdha e më të shitura, ndërsa sot e gjeje veç në Tema, GSH e Shqiptarja.com.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Nimfa (not verified) on

Qou vadis Don Kishoti i Mançës-Shqiptare?

Nga Nimfa Hakani

Për një kohë të gjatë Edi Rama po e turbullon psikologjinë në masën e njerëzve që ndjekin Partinë Socialiste dhe votojnë për të, si alternativa e vetme e një  Shqipërie të lirë, nga korrupsioni dhe shitja e kombit, nga degradimi i përgjithshëm shoqëror, politik dhe ekonomik, që po ndodh me Shqipërinë, si në aspektin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Njerëzit për një kohë të gjatë krijuan besim dhe shpresuan se PS-ja ishte e vetmja alternative që do të realizonte atë që shumica e shqipëtarëve dëshironte për kombin. Kjo shpresë arriti pikun e saj më të lartë mbas ndodhive të 21 Janarit. Shpresa u rrit, njerëzit pothuaj menduan se kaq ishte dhe gjithcka më në fund, me pak përpjekje dhe guxim, e me një udhëheqje të vendosur, do të kthehej në realitet. Atyre ju bënë premtime për demostrata masive paqësore, dhe shpirti i shpresës u rrit akoma më shumë. Datat për këto demonstrata pak nga pak u shtynë, dhe pas një farë kohe u lanë në harresë. Shpresat e njerëzve filluan të vaniten e tulaten duke pritur për një veprim konkret. Në këtë atmosferë, Edi Rama, kur vendi ziente, e pranvera arabe po krijonte shpresa, u “zhduk nga syri publik” dhe askush nuk e  dinte se ku ishte e ç’po bënte. Dhe papritur, kur çdo njeri bënte hamendje se ku mund të ishte Edi Rama,  na doli me një “kurban- gjysym”( fjalë e sajuar), dhe na brodhi botën duke promovuar librin e tij, sikur të ishte një letrar që s’kishte shkruar për vite dhe papritur i erdhi muza në grykë e donte të shprehte çfarë ndjente brënda, dhe jo udhëheqësi i më shumë se gjysmës së kombit, nga i cili pritej një lëvizje e fortë dhe e konsoliduar opozitare për ta nxjerrë vëndin nga e gjithë kjo “katran-mahurë” (e sajuar përsëri).

Por ç’bëri Edi Rama? Krijoi një lojë psikollogjike të qartë por dhe të sofistikuar që fashiti të gjitha shpresat e lindura në shumë njerëz pas 21 Janarit. Por ajo çka është më e rëndësishme, fashiti GUXIMIN e njerëzve që ishin gati të dilnin në krah të tij dhe të përkrahnin çfarëdo aksioni që Edi Rama do të ndërmerrte. Njerëzit u ndjenë të pashpresë! Dhe s’ka veprim më kriminal nga ana e një udhëheqësi se sa të vrasë shpresat tek njerëzit që e pasojnë. Por shumë vazhduan të shpresojnë se Edi diku do ta “nxirrte Kokën” e do bënte atë që duhej bërë.  Pati dhe nga ata që menduan se Edi po luante një lojë të rafinuar për të fituar në finale të çfarëdo gjëje që ai kishte në mëndje( e ndërsa Edi luante e luan atë “skenar” të marrë hua në ndonjë planet një mijë vjet drite larg, sistemi në fuqi vazhdon të shkatërrojë e shesë çfarëdo që ka mbetur). Ndërkohë, njerëzit pritën me ditë, muaj, kaloi viti dhe asgjë nuk ndodhi. Edi u soll më shumë si i ngarkuari me politikën e jashtme shqiptare brënda Partisë Socialiste, dhe ambasador i promovimit të librit të tij “Kurbani”, se sa si udhëheqësi opozitar i një kombi. Njerëzit krejtësisht të çoroditur, nuk dinin çfarë të mendonin dhe ranë në apati. Shumë ngritën zërin dhe thanë dicka, por zëri i tyre humbi në hapësirat boshe të krijuara nga Edi Rama dhe atyre rreth e qark tij që duhet t’i thoshin Edit, “Mjaft! Ne duhet të veprojmë!” Por fatkeqësisht, psikollogjia, thuaja “të tëndin” mos a përflit jasht “shtëpisë”, filloi t’i shuajë edhe ato  pak  zëra që patën kurajon të flasin. Fatkeqësisht, është kjo psikollogji që na ka dëmtuar e na dëmton duke i mbajtur gjërat "brënda mureve të shtëpisë" duke i lënë gjërat të zmadhohen në pikën që nuk është e  mundur t’i rregullosh dot më.

Është bërë një praktikë e keqe tradicionale në Shqipëri që aplikohet sot në të dyja kampet:  Njerëzit nuk flasin kur shohin se gjërat nuk janë ashtu siç duhet të jenë, se kanë frikë se mund të akuzohen për “mosbesnikëri ndaj fisit”, mentalitet që po e dëmton shumë demokracinë tonë, e që po e mban procesin demokratik  në vënd numëro për njëzet vjet me rradhë në fazën e tranzicionit.

Mbase do të ishte më efikase që,  që sot e tutje të ndiqnim psikollogjinë, “Të tëndit, haja mishtë, po ruaja kockat”, se mbase në këtë mënyrë do të kishim më shumë rezultate, dhe udhëheqësit tonë nuk do të kalonin vaun pa u lagur për çdo gjë që bëjnë.

Ndërkohë, ndërsa PS filloi të flejë “gjumë”, e të sillet nga parti opozitare në parti elitare, zëra nga udhëheqës të tjerë të opozitës u ngritën e folën. Spartak Ngjela foli disa herë dhe duket sikur po hesht i lodhur nga pasiviteti i PS. Gjinushi e të tjerë folën gjithashtu.  Opozita në minorancë fillojë të lëvizë kur masa e pasuesve socialistë po bëhej «amorfe» si rezultat i kësaj vije të pakristalizuar të E. Ramës. Ndërkohë, AKQ fillojë të krijohej diku në hapësirën shqiptare dhe u rrit dalëngadalë dhe ringjalli shpresat në shumë njerëz,  megjithëse ka shumë  nga ata që s’janë të sigurtë se çfarë në të vërtetë përfaqson K. Spahiu. Por njerëzit  janë kaq të uritur pas « sofrës » bosh që po u ofron tërë këtë kohe PS, sa u drejtuan tek sofra që po mbushej dalëngadalë me diçka që jepte shpresë. Në të njëjtën kohë, demokratë brënda PD, që gjithmonë e më shumë s’ishin dakort me kursin e ndjekur të S. Berishës, formuan grupin e tyre opozitar. Zëra individualë dhe zëra të partive të vogla u ngritën dhe kërkuan aksion. Një opozitë e shumëngjyrëshme u rrit dalëngadalë përballë « opozitës » së E. Ramës. U duk se një pranverë shqipëtare po ngrihej lehtazi në horizontin shqipëtar. Kjo opozitë e ardhur nga shumë drejtime tregoi gatishmëri për veprim dhe bashkëpunim dhe i zgjati dorën në mënyrën e saj Ramës. Por siç duket është e vështirë të marrësh çelsat e opozitës që për shumë arësye kanë qënë për një kohë të gjatë në duart e këtij « kalorësi » që s’ka më as edhe kalin për për titullin që mban. Duket sikur titulli i kalorësisë nga « Don Kishoti » Edi Rama, po kalon tek të tjerë, por « don Kishoti » ynë as nuk pranon të dorëzojë çelësat, as nuk bën gjë të meritojë titullin e kalorësit që ju dha de bruto nga njerëzit. Në të kundërtën, në vënd të rishikojë veprimet e tij dhe të reagojë, shkon e gjen Sanço Pançën shqiptar, Ilirin e Metës, dhe seç katranosin bashkë në tavernën e Mançës(Gjiri i Lazrit).

“Dulqinja” jonë e shkretë, ka mbetur pa kalorës, sepse « Don Kishoti ynë i Mançës » s’do të dorëzohet, e lufton me mullinjtë e erës në kokë të tij, tashmë me Pançon diku në fundin e një fijeje të padukëshme, e s’do as t’i dorëzojë e as t’i ndajë çelsat e kalorësisë-opozitare. Ndërkohë, « Dulqinja » por zhvishet e xhvatet për ditë pak e nga pak nga grabitësit, e po i dalin të gjithë pjesët e trupit lakuriq përpara tërë syve të botës, me të tëra dregëzat që i janë krijuar nga plagët e marra në vite, e po bëhet qesharake dhe po e tallin të gjithë m’u atje në mes të sheshit të Euro-Mançës; ai “Don Kishoti” i Mançës, i pazoti t’a mbrojë, Atë Dulqinjën e tij të bukur, vazhdon të tundë pallën e tij qesharake që thyhet edhe po të tentojë të presë edhe bar, e jeton me lavdinë e shkuar, duke dëmtuar këdo që pati shpresë tek ky kalorës donkishotian pa kalë, por më parë duke dëmtuar «Dulqinjën» tonë të shkretë të cilën pretendon që e do.

Dhe na mbetet utopia që  FRD të krijojë një grup parlamentar me aq deputetë   që të votojë kundra kandidatit të propozuar nga PD. Në këtë mënyrë rezultati i votimit të mos rezultojë në favor të këtij kandidati dhe automatikisht vëndi të përfundojë në zgjedhje të parakohshme.  Pra, duket sikur shpresa  e vetme tashti na mbetet tek fakti sa e madhe është  “dashuria” që grupi Topi-Oketa  ka për “Dylqinjën tonë”, dhe të shpresojmë që numri i deputetëve  të grupit të tyre të “rritet” aq sa të krijojë votën e duhur në parlament para se të vijë dita për votimin e presidentit të ardhshëm. Sa për deputetët e Ilir Metës, nuk ka “mocion”  besimi në popull.

Submitted by Anti-Indiferenti (not verified) on

Nimfa,

Nuk e lexova fare kometin tuaj. Ndoshta ke thene gjera shume te vlefshme dhe analiza brilante, por me sa di une ka nja 2-3 rregulla te pashkruara ne blogosfere qe respektohen pothuajse nga te gjithe sic eshte psh mos e shkruaj gjithe komentin me germa kapitale ose mos posto komente qe jane te gjata sa vete artikulli (ne kete rast ti ke dal nje mal mbi vete artikullin). Ka shume menyra per te qene arrogant dhe spekulues me te drejtat qe te kane dhene.

Meqe artikullin-koment tani e ke gati, dergoja redaktoreve te gazetave online se mbase ta botojne duke te dhene mundesine qe mendimet e tua ti lexojne dhe komentojne nje numer shume i madh shqiptaresh. Fat te mbare.

Submitted by Nimfa Hakani (not verified) on

Zoti "Anti-indiferent",

Me ben pershtypje dicka, se si i dini rregullat e postimit kaq mire, por kjo s'ka rendesi. Kam pershtypjen qe e keni lexuar ate qe kam shkruar. Sa per dergim gazetave online, e kam bere kete gje, ja kam derguar Respublikes si dhe Shqiptarja.com, por asnjera as tjetra s'e ka botuar. S'e di aresyen, por une e kam permenduar diku( nqs e keni lexuar) se ne kemi praktikat te mos kritikojme "brenda per brenda shtepise" sepse i japim dore anes tjeter. Une mendoj se me kete psikollogji ne vetem i bejme dem vetvetes duke e lene kangrenizimin e brendeshem te na marri doren, pajstaj kemben, pastaj tere trupin. Sa per ta cuar ne gazeta te tjera qe jane mbeshtetje e kesaj qeverie, te them te drejten nuk denjoj ta bej ate gje, megjithese e di qe do ta botonin.

Me respekt,

Nimfa

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Nje editorial qe duhet ta lexoje cdo njeri qe i thote vehtes akoma Shqiptar.I mrekullueshem.Askush ne Shqiperi nuk i ben analize me te mire mjerimit ku e ka katandisur banda e krimit,vjedhjes dhe grabitjes me ne krye doktor Krimin atdheun tone te pebasket.Vlora asnjehere nuk e ka njohur per Kryeminister Sali Berishen,aq me pak ta pranoje te hyje ne qytet ne kete 100 vjetor te pavaresise.Kush e ka per kryeminister le ta mbaje,bashke me turpin qe nje krahine e vendit te tij nuk e pranon si njeri lere me pastaj si kryerar te keshillit te ministrave te Republikes se Shqiperise.Vlora e meriton aq respekt saqe pjesa tjeter e Shqiperise te jete ne anen e saj kunder Sali Berishes.Vlora nuk e pret junten e krimit ne sofren e festes se 100 vjetorit qe i takon te festoje cdo Shqiptari.Se shpejti me nje iniciative te te rinjve te qytetit tone do te mblidhen firmat per te shpallur Sali Berishen person non grata ne Vlore.

Submitted by amy (not verified) on

Me editoriale e analiza nuk shkohet asgjekundi. Te gjithe jemi fantastike per t'i bere. Edhe ti Labi vlore ke bere disa komente te forta ne tema qe mund ti kishe botuar si artikuj, por ketu flitet per lidership, dhe Edi Rama  ka marr nje rol te madh ne politiken shqipetare dhe duhet ta permbushi ate, jo te shkruaje editoriale dhe analiza se s'eshte gazetar, apo analist politik. Eshte udheheqesi i opozites.

Submitted by katarakti (not verified) on

Te paska marre "malli" shume per çelesat o N.H. Deshira e jote perputhet plotesisht me ate te Berishes, Kaçit, Nanos e kompani. Armiku i tyre i betuar quhet Edi Rama. Boll te kujtosh kete dhe kupton se Rama eshte njeriu qe i duhet PS-se, opozites dhe Shqiperise sot.

Submitted by Nimfa (not verified) on

Katarakti, s'e kam fjalen t'ia jape atyre plehrave qe permend ti, por te kete nje bashkepunim me koherent me ata qe jane ne opozite, dhe te marra veprime qe te jene me efektive se keto qe po ben. T'ia thuash ne sy E. Rames se po i zvarrit gjerat, nuk do te thote te jesh ne kampin e plehrave. Berisha, po ben cfare i do qefi, dhe nuk po shohim ndonje rezultat nga ana e opozites. me editoriale dhe analiza nuk shkulet Berisha.  Lexo me kujdes se cfare shkruaj.

Submitted by Shqiptari (not verified) on

Nuk e dini arsyen pse ju o te Respublikes?!

Arsyeja eshte shume e thjeshte dhe e kuptueshme nga kushdo. Ato 3 media te permendura ne "lajmin" tuaj dalin e teprojne. Per momentin jane 3 mediat nga me te lexuarat per momentin por, kane dhe staf me te kualifikuar se te tjeret dhe mbi te gjitha ne krahasim me ju te Respublikes. E di pse them keshtu? Fare lehte mund te konstatosh qe 50% te "lajmeve" tuaja merren ose ju referohen artikujve te shkruara ne keto gazeta. Por dhe dicka, xhelozia juaj duket haptazi se si kritikoni media e tjera qe jane konkurente me ju por qe mbi te gjitha jane superiore karshi jush.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Rama keni të drejtë kjo qeveri duhet të largohet sa më shpejtë dhe të vi një qeveri me ide evropiane dhe mbi të gjitha dy rjeshtat e fundit kush ka sy të shikoj kush ka veshë të dëgjojë dhe vërtetë ka ardhur koha të mendojmë se ku duam të vemi në europ i në lindje sa më shpejtë të vendosim aq më mirë do jetë për ne dhe të mendojmë për fëmijët tanë dhe emira e tyre është drejtë EVROPËS

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.