Arta Dobroshi merr pjesë në Cannes; edhe nëse s’fiton, ajo ‘fitoren e ka në xhep’

Arta Dobroshi është e para aktore shqiptare që merr pjesë në garën e festivalit të famshëm në Cannes (Kanë). Është aty për filmin Trois Mondes (Tre Botët), tok me partnerët e kolegët Raphaël Personnaz e Clotilde Hesme. Arta ka famën e vet në kinemanë europiane, por qysh pardje është bërë edhe më e famshme për një fakt jo kinematografik. Teksa po pozonte për fotografët e shumtë, ajo përjetoi një moment alla Marylin Monroe. Ishte një gjë pa precedent edhe për vetë Cannes-n, ku në fakt çfarë s’ka ndodhur në harkun e shumë viteve për kënaqësinë e fotografëve.
Frynte erë, dhe krejt papritur fundi i saj u ngrit i tëri, duke zbuluar shumë më tepër se sa fotografët prisnin e shumë më tepër se sa ajo do donte. Një numër njerëzish që e kanë komentuar atë situatë, kanë qenë të bindur se e gjitha ishte një lojë e paramenduar e saj, por sipas versionit online të tabloidit Daily Mail, gjithçka ndodhi pa dëshirën e saj. Kur ajo u ftillua, zuri të të vinte në punë duart për të mbuluar ç’të mundte (pa ia dalë dot), dhe u skuq e tëra në fytyrë.
Në fakt, duket pak e çuditshme që ajo të mos kuptonte se ç’po ndodhte. Të shumtat e fotove e tregojnë atë krahëhapur, teksa era e fortë po luante ‘dhunshëm’ me fundin e saj në ngjyrë të kaltër.
E.G
Comments
Canne ?!...Po nuk fitove si

Canne ?!...Po nuk fitove si aktore, fiton si bythore. E rendesishme eshte qe fotografet do e gjemojne gjithe kohes nga pas, per te zbuluar ndonje gje te re poshte 'petaleve' femerore. Ato shesin. Ato te bejne vip. Ato te pasurojne...Per te tjerat na plasi...cipa ( jo ajo qe menduat ju )!...Se cili sipas vetes!

Lajm i madh per mediat:

Lajm i madh per mediat: gazetaret fiksuan ne foto bythen Arta Dobroshit !

Nje lajm spektakolar qe i serviret mes te tjerash dhe lexuesve elitare te Res Publikes !

Tërheq vëmëndjen fakti se

Tërheq vëmëndjen fakti se copa e të mbathurave është simotra e tekstilit që përdorte "Mbreti Lakuriq" i Andersenit.

Mbaroi tangerlliku i tytes

Mbaroi tangerlliku i tytes dhe filloi tangerlliku i bythes. Ej, jemi krenar, se jemi ne faqe te pare, ne faqe te pare te shtypit nderkombetar, ne faqe te apre te shtypit nderkombetar ku s'kemi dale me pare. Ej, lum si ne qe jemi ... ar.

Add new comment