Raporti i DASH-it, një fshikull i fortë mbi Berishën

Raporti vjetor mbi të drejtat e njeriut i Departamentit Amerikan të Shtetit është një fshikull i radhës mbi qeverinë shqiptare. Ka shumë nënvizime të forta në këtë raport, por bien në sy ato lidhur me korrupsionin e shtrirë e kapilar në administratë, lidhur me zgjedhjet komunale të 8 majit 2011, dhe lidhur me 21 janarin të po këtij viti.
Përsa u takon zgjedhjeve të kaluara, në raport thuhet se gjatë tyre “forcat e rendit u urdhëruan nga autoritete civile”. Dhe më tej: “Një klimë politike tepër e polarizuar, e karakterizuar nga raste vjedhjesh dhe raste të diskutueshme numërimi votash, minuan të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar lirshëm qeverinë e tyre”. Ky i fundit është një përfundim, që nuk e kishim dëgjuar të jetë thënë ndonjëherë gjatë 22 viteve të fundit. Pastaj vjen ngjarja e 21 janarit, për të cilën shumë njerëz me faj mund t’i gënjejë mendja se ia hodhën. Por kjo do të jetë një ngjarje që s’mund të hidhet pas krahëve. “Katër protestues u vranë gjatë demonstratës. Hetimi eci ngadalë. Nga fundi i vitit, asnjë efektiv i Gardës apo zyrtar i qeverisë nuk ishte akuzuar për rolin e tij në këto vrasje”, thuhej në raport.
Re.Pu.
Comments
Po mire mor Zot, po ku eshte

Po mire mor Zot, po ku eshte PS-ja?! Imagjinoni nje çast te vetem te ishte Berisha ne opozite dhe te kishte publikuar DASH nje raport te tille kunder qeverisjes socialiste. Berisha do te kishte uluritur deri ne kupe te qiellit, sa do te kishte tromaksur edhe te vegejlit ne barkun e nenes. Do te kishte uluritur, mallkuar dhe kanosur socialistet e korruptuar, gjakatare, hajdute , vrases te njerezve dhe te demokracise etj etj. Me mijera epitete do te dilnin nga goja e tij e shkumosur nga terbimi. Ndersa PS-ja hesht dhe ia fut me gjume. Nuk kuptoj asgje.

Po pse do pergjigjen ata te

Po pse do pergjigjen ata te PS. Ata jane milionera me ne krye kryetarin, rrine rehat dhe prishin parate e vjedhura me djerse. PS e kane vetem per mbulim politik mos hane burgun se pushtetin ce duan, si eshte bere puna eshte bela tani, ska para, ska me fonde nga Europa qe te vjedhin. Keshtu qe na duhet te durojme keta traperit e PD se. Te pakten ata te PS vidhnin po nuk te vrisnin, ketyre po u tha Sala vrasin dhe babane.

Nuk myket Berisha nga keto

Nuk myket Berisha nga keto ane shkon edhe e takon prape Hillarine..................

Korba 'une' ( Albania) ! Po

Korba 'une' ( Albania) ! Po me hane korbat ! Soss !

Kenga SUUS eshte tamam per

Kenga SUUS eshte tamam per shqiptaret,sus para qeverise,qani sa te plasni ajo nuk do tja dije as per DASH as per KROKODILE.

Add new comment