ODIHR-i kundër numërimit elektronik; opozita kundër ODIHR-it

Postuar në 14 Maj, 2012 11:45

Deklarata e OSBE-ODIHR-it, sipas së cilës numërimi elektronik është i parakohshëm në Shqipëri dhe se për këtë arsye duhen prova pilot përpara aplikimit në gjithë territorin, ka provokuar pështjellim në politikën shqiptare. Maxhoranca e ka mbështetur këtë deklaratë me gojën e Berishës, ndërsa reagimet e opozitës janë me tone zemërimi e zhgënjimi. Ka folur Paskal Milo dhe Skënder Gjinushi në emër të opozitës.

Paskal Milo: "Ne shprehim çudinë tonë, dhe në të njëjtën kohë edhe indinjatën tonë, që një institucion i tillë të mund të bëjë deklarata të tilla, të cilat shkojnë në kundërshtim me frymën e rekomandimeve që ka bërë [vetë] OSBE-ODIHR-i. Na është premtuar qysh në fillim, që do të garantonin identifikimin elektronik dhe mbi të gjitha do të kishim një Komisioni Qendror Zgjedhor të balancuar. Eshtë me të vërtetë shumë e rrezikshmë [kjo që po ndodh].”

Skënder Gjinushi: ".... Kjo deklaratë kërkon të hedhë në erë Reformën Zgjedhore; nëse nuk futet edhe teknologjia e re do të thotë se nuk është bërë asgjë në këtë reformë kaq të trumpetuar dhe kaq të reklamuar. Ky deklarim është fiks si deklarimet e misionit të OSBE-së [në Tiranë], të cilat nuk përfaqësojnë vlerat e institucioneve që përfaqësojnë, por bëhen njësh me qeverinë apo me Partinë Demokratike, në rrugën e tyre për të mos respektuar votën e lirë dhe të ndershme në Shqipëri.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Johnny (not verified) on

Se di kush e ka shkruar na redaksia kete, por Z. Zaloshnja sdo ta marri per mire.
:P

Dikush po pengon te behet loja ne formen: Topi eshte i imi, penalltine e gjuj vete . . . Po prap se prap ka ca qe jane shume optimiste mah . . . inxhinieria ne kete vend keto 4 vjet paska bere nje bum shume te madh.

Submitted by nik (not verified) on

Po sigurisht qe do te jete kunder.

Po pse nuk e ka bere europa kete gje dhe duhet ta bejme ne te paret.Qe ne fillim ka qene budallallek.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Po normale Niko. Komisioneret e numerimit keto vite kane bere nje pune aq te shkelqyer saqe nuk kemi arsye per ta ndryshuar menyre e numerimit.

Ketyre te ODIR-it i intereson me shume vendi i punes sesa standarti i zgjedhjeve ne shqiperi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.