Sokol Balla pickon Arjan Çanin dhe … Baton ‘Hagjiun’

Në një shkrim të tijin për Mapon, Sokol Balla i njeh Fatos Nanos, kandidatit të vetshpallur presidencial, meritën e një katalizatori të debatit e të dialogut mes palëve, që rëndom mungon këtyre anëve. Nuk është se flet për shanse të mëdha, që Nano të bëhet President, por lë të kuptohet se kuturisja e tij e ka kryer funksionin e vet: ka vënë në lëvizje politikën shqiptare.
Por në këtë shkrim të bie në sy një qesëndisje që Balla u bën dy kolegëve të vet, Arjan Çanit dhe Baton Haxhiut. I pari është bërë protagonist për faktin që gallatën presidenciale në programin e vet po ia marrin seriozisht të gjithë, dhe është pikërisht kjo, me sa duket, që e bezdis Ballën. Ja ç’shkruan saktësisht ky i fundit: “[Nano] i ka bindur të gjithë se gjeneron sui generis dhe gati instikivisht një lojë spektakolare dhe të admirueshme politike e institucionale në një vend ku merren seriozisht Çilejta, Arjani, e jo rrallë, dhe Baton Hagjiu (vini re: e quan Hagjiu).
Çani me siguri do të gjejë mënyrë për t'iu përgjigjur. Në qarqet gazetareske nuk është sekret që Balla e Çani nuk e frekuentojnë (dhe nuk kanë simpati për) sho-shoqin.
Re.Pu.
Comments
Prob eshte se skush se thote

Prob eshte se skush se thote hapur se Nano (jo Muci) do te ishte kandidati ideal per pazaret ne gjyqesor, ate qe te gjithe thone se Topi e ka bere nen ze, Nano do ta bej hapur, publikisht dhe me stilin qe e karakterizon dhe duket se askujt si ka shkuar ne mendje kjo gje.

Si nuk ju ha mortja te gjithe

Si nuk ju ha mortja te gjithe juve gazetareve - kur thoni se Nano (Fatosi) duhet te jete President ?

Po pse mor kerma a nuk e pame me syte tone se si ky plehre arriti te behet supermilioner me parate qe vodhi haptazi? Si mor muter nuk keni bythe dhe ti beni pytje Nanos (Fatosit) se ku i gjeti ky paret per vilat ne Vjene (Austri) ? Ku i gjen Nano (Fatosi) paret per mercedesat dhe jaguaret qe i ndron perdite ?

A jua shufte zoti faren !

Nuk e di Erindo, as Sales nuk

Nuk e di Erindo, as Sales nuk ja kane bo keto pyetje ndonjehere. As Edit, as Ilirit. Nuk eshte Nano rasti i rralle ne kete mes.

Balla eshte nder te

Balla eshte nder te vetmit qe nuk ka shkuar ne programin e Canit, pervec Kadarese, Adi Krastes dhe Berishes . Dhe ben mire. Aty ndotesh si do qe te jesh ..Fizionomi si te Arjan Canit qendrojne pikerisht ne konstuktin karakterial e profesional te provincialit here te kompleksuar, here medioker, here te keq e shume here pervers,

Mendoj se gazetari M. Nano

Mendoj se gazetari M. Nano eshte futur ne menyre jo "galante " ( po perdor terminologji qe shpesh i pelqen M.Nanos ) ne mes te A. Canit dhe S. Balles . I pari eshte " turpi i gazetarise " ndersa Balla eshte gazetar " par exellence " , perseri sic i pelqen M.Nanos....

Ky duhet te jete merzitur

Ky duhet te jete merzitur sh qe Rama shkoi tek Fevziu pa shkuar Berisha tek ky. Nejse Balla ne fund te dites me sh se analist eshte ushtar profesionist qe e kupton kur duhet te ule koken dhe sa duhet ta ngreje zerin ... njerez si ky i duhen shoqerise !

Balla e beri sahanlepirjen e

Balla e beri sahanlepirjen e tij ndaj Rames. Tani pas largimit te gruas nga "klani" i PS-se po hedh vickla nder politikane e gazetare....shenje vogelsie....e priteshme!

Jo se Sokol Ballen e shoh pa

Jo se Sokol Ballen e shoh pa halle por ata te klanit s'ke fare ku i kap, fillo nga Fevzo qe thone se eshte parelli i madh dhe nje njeri vocrak e deri tek Arjan klloun provinciali i zones se lire. Ndersa ate Sander Frangajn se llogaris fare ne racen njerezore. Ju kerkoj ndjese te afermve te tyre ne se dhe ata kalojne momente te veshtira prej tyre ne te kundert ndihem i qete se nuk bej kerkend te ndihet keq. E ndjek Klanin per ti dhene vetes nje mase te se keqes por me kot aty e keqja gjthmone shkon ne me te keqen ne me te zezen ne me te rrenden ne me te paimagjinueshmen. Me ngjan sikur emisionet aty i sherbejne terorit qe me cdo mjet kerkon te gjunjezoje nje komb te tere e jo te mjaftohet me vrasjen e 4, 27 apo nje numer tjeter njerzish. Ne cdo vend e ne cdo kohe dora e zeeze qe komandon keta ditezinj ndodhet ne kupolen qeverisese.

Add new comment