Shekulli faqoset, dërgohet në shtypshkronjë, .... dhe në mëngjes del gazetë tjetër

Para tri ditësh, gazetarët e Shekullit kanë shtënë në dorë një video, ku duket një gjyqtar i Republikës që është duke ushtruar dhunë mbi një avokate në një nga gjykatat e rretheve. Dhe kanë bërë gati lajmin për të nesërmen. Burimi ynë na thotë se gjithçka ka rrjedhur normalisht, dmth raportimi është shkruar, është rënë dakord që titulli kryesor i gazetës të ketë lidhje me këtë lajm, është bërë faqosja, janë dërguar faqet në shtypshkronjë, dhe …. ok, gjumë të ëmbël, shihemi në të gdhirë.
Por abracadabra! Në të gdhirë, faqja e parë e Shekullit kish një pamje krejt tjetër. Lajmi lidhur me gjyqtarin që rreh avokaten nuk ekzistonte më. Ishte zëvendësuar me një lajm tjetër, dhe gjithçka ishte bërë në shtypshkronjë, pa dijeninë e reporterëve e të redaktorëve. Me dijeninë e botuesit? Mendja ta thotë se po. Ndryshe, botuesi do kish reaguar, tok me gazetarët. Por s’ka reaguar askush. Gazetarët nuk kanë reaguar prej frikës se mund të pushoshen, e botuesi ndoshta ngaqë ka qenë dakord që kjo gjë të bëhej.
Re.Pu.
Comments
Si te reagonte botuesi? Te

Si te reagonte botuesi? Te ankohej publikisht per shtypshkronjen qe eshte biznes privat?! Duhet pyetur njehere shtypshkronja se mos e kane nderruar ose ka ngrene ndonje gjobe... Gjithesesi ne faqen e Shekullit thuhej se gazeta ka nisur padi karshi shtypshkronjes.

Ju si gazetare apo redaktore

Ju si gazetare apo redaktore nuk jeni asgje dhe askush, nuk keni asnje lloj rendesie per ata qe kane pushtet real. Te ndodhe dicka e tille do te thote qe dikush ka preferuar jo vetem t'ju degjeneroje punen tuaj por edhe t'ju fale jeten kesaj rradhe. Jeni trima? Lini punen te gjithe dhe cojeni ceshtjen ne prokurori e mos na beni si intelektuale qe ndajne shqetesimet me lexuesin.

Me mua e ke? Gabohesh se nuk

Me mua e ke? Gabohesh se nuk jam gazetar, faleminderit per konsideraten.

Amani o njerez, kini meshire

Amani o njerez, kini meshire per gjuhen shqipe. Mire ky Elmazi, se popull eshte dhe thote "gazeta ka nisur padi karshi shtypshkronjes", po cfare dreq gazetari eshte ai qe shkruan "Lajmi lidhur me gjyqtarin"?

Heshtje te gjithe para

Heshtje te gjithe para drejtesise,ku po shkojme me nje lule nuk vjen behari,frike ,per humbjen e parase!!!!!!apo te punes? Kapitalizem parash te pista vetem para te jene!!!!

Me kot debatohet rreth
Me kot debatohet rreth gazetareve. Ata fundja te punesuar jane dhe llogarit ketu qe ne Shqiperi. Ku "The Boss" per hiq gje te heq nga puna. Dakort me komentin rreth botuesit, sepse besoj se lajmi eshte hequr vetem me urdher te tij. Kuptohet qe edhe pse eshte Boss e ka para me shumice, perseri mikrobi i te gjobiturit vepron dhe tek ai. Patjeter qe ose gjyqtari, ose avokatia ka paguar nje shume te majme. Te dy kane patur motiv, i pari per te mos rrezikuar postin, e dyta per te punu e qete tash e tutje me ate gjyqtar sepse e ka ne grusht tani tere jeten.
Per tu qare hallit eshte reagimi i drejtuesve te drejtesise dhe i Dhomes Avokateve. E çuditshme mos reagimi i tyre edhe pse qarkulloka ky lajm prej disa ditesh.
Ky lajm e foto patjeter duhet te dale tek Çudirat Shqiptare. Se nuk ndodh ne asnje vend te Europes, e madje as ne Zululand. Nuk e ka patur aspak keq Konica kur na ka krahasuar me ate vend.
Turp per te gjithe ky lajm, e qe duhet te reagoje shoqeria civile ne mungese te reagimit te institucioneve kompetente. Mendoni per nje çast se si mundet te gjykoje ky gjyqtar çdo njerin prej atyre qe e kane lexuar kete lajm e pare kete foto. Turp!
Add new comment