Neonazistët grekë u japin urdhër gazetarëve të çohen në këmbë

Agimi i Artë quhet partia neo-naziste greke, që mori 6,3% të votave në zgjedhjet e së dielës. Kryetari i saj, Nikos Mijaloliakos, 55 vjeç, një ish ushtarak, e ka përuruar në një mënyrë disi nervoze e arrogante erën parlamentare të partisë së tij. Ka organizuar një konferencë për shtypin, ka hyrë me hap militar në sallë, me një kravatë të kuqe, i shoqëruar nga një djalë me mjekër alla Çehov e me pamje të forti, me një bluzë të bardhë me mëngë të shkurtëra e me një portofol tregtari të lidhur mbi rripin e mesit e të varur në fund të barkut; dhe ka kërkuar menjëherë nga gazetarët e pranishëm që “të ngrihen në këmbë në shenjë respekti”. Dhe ka zënë të flasë. Në fillim ka folur në latinisht, ka përmendur frazën e famshme të Jul Cezarit: Veni, vidi, vici (Erdha, pashë, fitova), dhe pastaj ka vijuar: Me gjithë shpifjet tuaja, me gjithë diktaturën e medias, unë fitova.
Pas kësaj, doli e bëri një shetitje triumfaliste në zonën aty rrotull nën vështrimin e hutuar të kalimtarëve.
M.N.
Comments
E Frikshme!

E Frikshme!

Neonazist me kravate te kuqe

Neonazist me kravate te kuqe .... s'dijne me u veshe keta greket !

karagjoza te nivelit te ulet

karagjoza te nivelit te ulet qe sa jane pakice te ngjallin ate kureshtje neveritese qe n'a terheq vemendjen kur shohim psh ndnj qen te shtypur nga makina, dhe kur behen shumice jane te afte te bejne krimet me te ndyra.

Te vjen per te jashteqitur kur sheh sa jane shtuar keta ndyresira ne Europe.

Ne kete pike nuk mund te

Ne kete pike nuk mund te themi me siguri qe sa larg mund te shkojne keta por me siguri fryma e proteksionizmit qe do te vije si pasoje e krizes se perghithshme qe ka mberthyer qyteterimin perendimor do coj ne nje ksenofibi te pa pare ne te ardhmen.

Te presim dhe shohim nderkohe qe me ngadale por me siguri situata do shpaloset. Sigurisht qe do doje kohe por do t e vije.

Meqenese e kam ndjekur live

Meqenese e kam ndjekur live kete konference shtypi po detyrohem te beje dhe nje koment;

Partia 'Agim i Arte' ( neonaziste) fitoi ne zgjedhje 6.97 % te votave ose 21 deputete ne parlamentin 3oo vendesh ose rreth 5oo mije vota...Jashtezakonisht shume 'neonaziste' ne Greqine 'antinaziste' !

Krizat ne demokraci prodhojne ne menyre 'te ligjshme' edhe ekstremiste te tejskajshem.Kjo ndodhi ne Greqi,France, dhe prisni dhe ne vende te tjera europiane.

Kryetari i partise , Mihaloliakos , u shfaq per ne konferencen e shtypit si ujk , pa thonjeza , madje ujk i krekosur , 'fyrer' pa uniforme. Gazetaret ne sallen e konferencave te partise me gjithe kameramanet rrinin ne pritje te gatshem.Duke ardhur ne kembe , turma te tera te veshura me te zeza , kokerruar , shpatullgjere, muskuloz , te ashper e me syze te arreta i hapnin rrugen mes perqafimeve , brohoritjeve e duartrokitjeve. Nje 'bravo' (badigard qe ka mundesi te jete zgjedhur dhe deputet) para se te mbrije 'fyreri' bene nje 'face kontrol', urdheron te dalin jashte ata qe nuk jane ne trasmetim te drejteperdrejt dhe thekson ' sipas zakoneve tona cohuni ne kembe 'gatitu' se po mbrin udheheqesi.Kujt s'i pelqen jashte ! Gazetaret e reporteret u pataksen, ca ne kembe e ca ulur, shikonin majtas e djathtas si rober.Badigardi vazhdoi se duhet qetesi absolute dhe asnje pyetje...Terror

"Fyreri' mbriti dhe gjithe triumf ju hakerua medias qe nuk pasqyroi fushaten e tij dhe partive qe e sulmuan gjate kohes. Ne fund u kapardis; Ju thame qe do te vijme!Na prisni!

Dhe erdhen vertete ne parlamentin grek, pavaresisht se asnje parti nuk 'i llogarit' te drejten e fjales do ta kene ne podium, ne televizione, gazeta e ku di une pasi eshte kushtetuese.

Agimi i arte po vjen si nje muzg i zi...Vezet e gjarperit duhen thyer pa celur! Kujdes e sy celur ! Krizat jane 'kubike' ku kultivohen ekstremistet pa uniforma , ujqerit qe mezi presin te shqyejne 'bagetine'. Kujdes...

Qe te tre ata qe jane ne

Qe te tre ata qe jane ne foton ilustruese jane bere deputet ne Athine ...

Fuck Them All

Fuck Them All

Edhe evgjit edhe Nazist

Edhe evgjit edhe Nazist

Ne kushtet e nje politike te

Ne kushtet e nje politike te sotme agresioni kunder vendeve myslimane, paqja me islamiket duket si nje aleance me parimet e tyre.

Jam per paqe mes ketyre dy kulturave,mes ketyre popujve (evropian e arab) por secili te ruaje identitein e tij. Faktikisht sot promovohet nje konflikt kunder vendeve myslimane qe jo vetem i kushton humbje kolosale materiale, njerezore dhe morale Perendimit, por qe ka cuar njekohesisht ne forcimin krahut te radikal islamik, me pak fjale nje konflikt qe po gerryen vete themelet e qyteterimit Kjo e ashtuquajtur perplasje qyteterimesh, qe do perparonin me mire ne kushte paqeje, nuk mund te mohohet se nxitet nga ekstremistet sioniste qe duan te nxjerrin geshtjenjat nga zjarri me duart e SHBA dhe shteteve te tjera perendimore duke qene gati t'i vene zjarr gjithe planetit (lufta me Iranin).

Ne kushtet e diktatit, e nje sulmi intelektual kunder islamizmit, e nje imponimi dhe perbuzjeje ndaj tyre duke u perpjekur t'i ndryshojme jeten, t'i pushtojme territorret ne luftera te tipit kolonial, t'i kufizojme lirine e t'i japin mend sa prapa jane, bota jone perfiton vetem Bin Ladena nga nje ane dhe Breivike nga ana tjeter.

Te lutem ,si nje njohes i

Te lutem ,si nje njohes i mire qe je,rreth Vatikanit me ndihmo te kuptoj,se perse Kisha Katolike ,nuk protestoj per ligjet raziale te Nurimberg-ut (1935),per violencen dhe aktet vandale te ''notte dei cristalli''(1938),nuk beri opozite per, agresionin italian kunder Etiopise (1936) , Shqiperise(CUDİTERİSHT NE TE PREMTEN E SHENJTE 1939),agresionin nazist kunder nje shteti teresisht klasik KATOLİK si Polonia ne 1 shtator qe provokoi luften e dyte boterore.......Perpara se te besh fajtor per nazizmin nje myfti nga Palestina ,a e dini ju i nderuar frymor,se vetem pas vitit 1958 ,Kisha Katolike eleminoi nga liturgjia e te premtes se shenjte lutjen ''OREMUS PRO PERFİDİS JUDAEİS'' dhe mos harro nje fakt,qe sigurisht qe nuk ke patur mundesi t'a dish,Papa Giovani XXIII qe e ndermori kete akt ,dhe qe nuk eshte fort i deshiruar ne Vatikan,vinte ne detyre nga sherbimi i gjate apostolik ne Turqi.

Asgje per tu shqetesuar.

Asgje per tu shqetesuar. Stafeta tani eshte ne duart e udheheqesit te se majtes ekstreme qe ka fituar 51 deputete. Keta neonazistet nuk kane asnje peshe sepse cdo force tjeter politike i ka shperfillur, pra, nuk pranojne te hyjne ne bisedime me ta, dhe rrjedhimisht nuk do te perfshihen ne asnje koalicion per bindjet e tyre neonaziste e ksenofobe.

Edhe partia komuniste greke nuk do ti bashkohet koalicionit te se majtes ekstreme.

Te presim zhvillimet me tej. Gjermania kesaj rradhe nuk i ka bere mire llogarite. Nese i kane thene Israelit miliarda dollare, atehere le ti japin greqise 70 miliarde dollare dem lufte dhe keshtu vendi shpeton, por qe te vesh kushte vend e pa vend mbi nje popull eshte e papranueshme.

Neser produktet gjermane nuk do ti bjele me njeri. Kujdes

Ka ca rober, qe edhe kur i

Ka ca rober, qe edhe kur i lag shiu, edhe kur i djeg dielli, ua kane fajin muslimanet. Keta, po te kene gje ne dore vene ne rresht gjithe dynjane, dhe nuk kane ndryshim nga neonazistet. Ua kam zili entuziazmin qe s'i le te kuptojne se sa idiote jane.

Mos ia fut kot orè Turi me

Mos ia fut kot orè Turi me teorina ne havà. Ai teologu maroken, prej te cilit merr udhezimet paralmenti egjipcian i ligjve te revolucionit te "pranveres arabe" nen drejtimin e organizates islamike teokratike "Vllezerit musliman", pra ai imami maroken u thote qini grate edhe te vdekura. Ky mesim musliman nuk ka lidhje aspak as me prendimin e as me Izraelin. Je tue ia fut kot se koti o Turi.

RP "...mbi rripin e mesit e

RP "...mbi rripin e mesit e të varur në fund të barkut..."

gama e lajmeve e analizave ktu shkon nga rrypi me rryp. jeni gjithperfshires...

Add new comment