Thaçi lë të nënkuptuar idenë se “loja me kufijtë është në interes të Shqipërisë”

Postuar në 07 Maj, 2012 11:08

Pyetjes së gazetës online time.com, se “a mendoni që mund të ketë ndryshim kufijsh në Ballkan?”, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i është përgjigjur me fare pak fjalë, që bartnin më shumë se një nënkuptim: “Jo, absolutisht; çdo vend ka kufijtë e tij, ashtu siç ka edhe një Mitrovicë të vogël brenda territorit të vet.” “Jo, absolutisht jo”, thotë fillimisht Thaçi, e deri këtu është në harmoni me përgjigjen që i kish dhënë pak më sipër pyetjes lidhur me një deklaratë të tijën mbi bashkimin e Shqipërisë e të Kosovës, nëse dikush do të hapte lojën e ndryshimit të kufijve. “Kohët e luftës në Ballkan kanë marrë fund; ne të Kosovës do të jemi bashkë me Shqipërinë brenda BE-së, si dy vende të pavarura”.

Por kur thotë se “çdo vend në ballkan e ka një Mitrovicë”, ai i kthehet sërish idesë “së vjetër”. Shkurt, me këtë ka dashur të thotë: “Nëse tentojnë të marrin Mitrovicën, vetë Serbia do duhet të lëshojë Preshevën, Medvegjën, etj, Maqedonia do duhet të lëshojë Mitrovicën e vet që është ku e ku më e madhe se Mitrovica e vërtetë, etj, etj”.

Por gazetari nuk e ka shtyrë më tej këtë bisedë.

E.G.

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>Atehere le ta marrin Mitrovicen !!!</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>hedh z.thaci nji gure dhe redaksia rreket te nxjerre &quot;idene e autorit&quot;...pse jeni kaq te sigurt se ka pas pat kete nenkuptim? kam pershtypjen se s&#39;ka asnji nenkuptim, dhe as nji kuptim s&#39;e ka, jane fjale pa lidhje...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.