Samaras-i dorëzohet; parlamenti është shumë i fragmentuar; nuk gjendet shumica

Të gjitha gazetat e sotme greke kishin zgjedhur për tituj kryesorë fraza të dëshpëruara që përcillnin mesazhin se “Greqia është e paqeverisshme me këtë parlament që doli prej zgjedhjeve”. Ta Nea e qendrës së majtë kish titullin se “Makthi i të mbeturit pa qeverisje”. Kathimerini e qendrës së djathtë kish një titull që linte pakëz shpresë: Duke kërkuar një qeveri. Gazeta Kerdos, me natyrë ekonomike, thosh se “grekët kanë përcjellë një mesazh të qartë elektoral”. Në fakt, ngjarjet po provojnë se gjendja është vërtet e makthshme. Samaras-i që kish ‘mandatin’ prej Presidentit Papulias për të gjetur një shumicë qeverisëse, e ridorëzoi këtë mandat. Gjeti Pasok-un (së bashku shkojnë deri në 149 deputetë, në një kohë që duhen 151), por nuk gjeti dot një parti të tretë. Të gjitha e refuzuan. Mandati kushtetues për të krijuar qeverinë i kalon partisë së dytë, pastaj asaj atë tretë, e kështu me radhë, dhe siç duket po del ajo që pritej me t’u marrë vesh rezultatet: Nuk ekziston asnjë shumicë, rrjedhimisht nuk mund të ketë një qeveri.
E.G.
Comments
te marrin saliun dhe fatosin
<p>te marrin saliun dhe fatosin e te behen 151</p>
Add new comment