Presidenti i ri, statusi i vendit kandidat për BE, dhe dyqanxhiu i lagjes

Postuar në 07 Maj, 2012 03:58
Eduard Zaloshnja

Të premten e kaluar, para se të shkoja në emisionin Debat të Alfred Pezës në Vizion Plus, ndalova për të blerë një paqetë cigaresh tek dyqani i lagjes time. Dyqanxhiu më pyeti se për në ç’emision isha nisur dhe se cila do të ishte tema e emisionit. I thashë se po shkoja te emisioni i Pezës dhe se tema do të ishte zgjedhja e Presidentit të Republikës. “Akoma s'jeni lodhur me telenovelën e presidentit,” m’u përgjigj dhe shtoi: “Diskutoni për hallet e njerzve të thjeshtë si unë, që po i afrohemi falimentimit, se presidenti i ri nuk ka për t'na i zgjidhur hallet tona”. I premtova se, në një mënyrë a një tjetër, do ta adresoja edhe shqetësimin e tij në emision.

Për të qenë krejtësisht i sinqertë, duhet të them se, po të mos më kishte mbaruar paqeta e cigareve para emisionit, nuk do të më kishte rënë ndërmend që, gjatë emisionit, të bëja arsyetimin e mëposhtëm rreth lidhjes që ekziston mes zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe halleve të shqiptarëve të thjeshtë.

Duke cituar fjalët e Stefan Fule-s në konferencën e përbashkët për shtyp me Berishën rreth shanseve të mira për marrjen e statusit të vendit kandidat për BE nga Shqipëria këtë vit, në qoftë se zgjedhja e presidentit bëhet në mënyrë konsensuale, theksova gjatë emisionit faktin se marrja e këtij statusi do të sillte, përveç të tjerave, edhe një përfitim të ndjeshëm financiar për Shqipërinë. Më tej, sqarova se marrja e statusit do të na kualifikonte edhe për tre komponentë të tjerë të Instrumentit të Ndihmës së Para-Antarësimit.

Aktualisht Shqipëria përfiton vetëm nga dy komponentë, të cilët kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve administrative dhe teknike. Ndërsa tre të tjerët (që shtohen me marrjen e statusit të vendit kandidat) mbulojnë zhvillimin rajonal, zhvillimin bujqësor dhe zhvillimin e burimeve njerëzore. Pra, këto të fundit do të jenë fonde që shkojnë drejtpërdrejt tek qytetarët shqiptarë, dhe jo tek specialistët europianë që vijnë për konsulencë me fondet e dy komponentëve të parë. (Fqinji ynë Maqedonia merr rreth 100 milion euro ndihmë në vit nga tri fondet e zhvillimit dhe, në varësi të bashkëpunimit me BE-në, mund të marrë deri në 300 milionë në vit, meqë e ka marrë statusin e vendit kandidat.)

Por sa do të ishte efekti ekonomik i kësaj ndihme financiare të BE-së, e cila, për Shqipërinë, mund të shkojë deri në 300-400 milionë euro në vit? Këtë pyetje nuk pata mundësi ta adresoja në emisionin e Pezës dhe, në fakt, që asaj t’i jepet një përgjigje rigoroze, duhet përdorur, të paktën, një model Leontief, bazuar në matricën kombëtare të inputeve dhe produkteve. Por një model i tillë nuk ekziston dhe, madje, INSTAT-i nuk ofron as matricën kombëtare të detajuar të inputeve dhe produkteve. Në këto kushte, mund të bëjmë vetëm disa hamendje të bazuara në logjikën ekonomike.

Së pari, për të kuptuar rëndësinë e një ndihme vjetore financare prej 300-400 milionë euro për Shqipërinë, vlen të thuhet se kaq është deficiti ynë buxhetor këtë vit, ose që me kaq para mund të ndërtohet çdo vit një autostradë si kjo që po lidh me tunel Tiranën me Elbasanin.

Më tej, mund të vazhdojmë me efektet afatshkurtëra të ndihmës së pritshme të BE-së, të cilat kanë të bëjnë me subvencionet për bujqësinë. Këto të fundit do të ulnin koston e prodhimeve bujqësore vendase dhe do t’i krijonin mundësinë dyqanxhijve të vegjël (si ai i lagjes time) që të rrisnin volumin e shitjeve të tyre. Gjithashtu, ndër efektet afatshkurtëra, futet edhe hapja e vendeve të punës për ndërtimin e rrugëve rajonale dhe për ndërtimin e shkollave të reja.

Ndërsa ndër efektet afatgjata, mund të përmendim rritjen e prodhimit bujqësor dhe rritjen e përpunimit/tregëtimit të tij (nëpërmjet komponentëve të zhvillimit rajonal dhe të zhvillimit bujqësor), si dhe përmërsimin e arsimit (nëpërmjet komponentit për zhvillimin e burimeve njerëzore). Dhe këta faktorë janë përcaktuar nga Banka Botërore në strategjinë e zhvillimit afatgjatë të Shqipërisë si ndër më të rëndësishmit për një rritje ekonomike të qendrueshme, që do të shoqërohej me shtim të ndjeshëm të vendeve të punës dhe me një rritje të të ardhurave për një masë të madhe familjesh.

Duke u kthyer tek dyqanxhiu i lagjes time, i cili u bë sebep për këtë shkrim (dhe për diskutimin e shkurtër në emisionin e Pezës), kam frikë se, po t’i lexonte këto rreshta, do të më pyeste: “A mund të më thuash më thjeshtë mua nëse do të shpëtoj nga falimentimi, në qoftë se presidenti zgjidhet në mënyrë konsensuale?” Dhe përgjigjia ime e sinqertë për të do të ishte: “Në qoftë se presidenti zgjidhet në mënyrë konsensuale, gjasat janë të mira (por jo 100%) që ta marrim satusin e vendit kandidat për BE në vjeshtë dhe, në qoftë se ti arrin ta mbash dyqanin hapur edhe për nja 14 muaj, gjasat janë të mira që xhiroja të fillojë të të rritet e ti të dalësh përsëri mbi ujë.”

Comments

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Nje miku im thote: Po te perpunosh domatet del salce,po te perpunosh rrushin del vere,dhe me tej edhe raki e mire.

Presidenti ? Varet se nga cila industri po perpunohet,nga ajo e domates apo nga ajo e rrushit.

Neni 2,pika 1 e Kushtetutes thote:Sovraniteti ne Republiken e Shqiperise i takon popullit.

Pika 2 thote:Populli e ushtron sovranitetin e tij neprmjet perfaqsuesve te tij apo drejtpersedrejti.

Ka te drejte dyqanxhiu,nuk u ngopem me presidenta kukull,buratiner,qe s'kane fuqi te bejne asnje gje.

Ne kushtet ne te cilat jemi ,pse nuk e merre situaten ne dore Topi?

Pse eshte duke krijuar nje parti te re?

Sepse mendon sepse vetem nepermjet asaj,partise se re,mund te marre pushtetin dhe, nese do, mund te beje diçka.

Kjo do te thote qe presidenti tek ne nuk ka asnje pushtet,eshte vetem nje figure qe ,neni86,pika 1 e cileson: .......perfaqson unitetin e popullit.

E verteta nuk ka hapesire ne gazetat tona,tek ne mbreteron "keqokracia.

Submitted by reformer (not verified) on

Halli i dyqanxhiut - nese e marrim sikurse eshte perfaqsues i njeriu te thjeshte - eshte shume me i madh se ai i zgjedhjes se presidentit. Ne fakt njerzit e thjeshte nuk kane ndonje fitim te madh dhe as humbje nese zgjidhet Nano apo dikush tjeter. Kjo do ti prisha planet dhe terezine Berishes apo dikujt tjeter ne sferat e larta.

Per njezit e thjeshte ka shume me teper rendesi ai 300 - 400 milionshi (me sakte eshte 360 milion ne vit!). Per kete desha ti them Zaloshnjes qe ne Amerike te pakten vlera i investimeve llogaritet me nje rritje te qarkullimit me nje koeficient nga 2,6 - 3,6 ne vit. Qe do te thote se keto 360 milion mund te kene nje efekt te barabarte me 1 miliard euro ne vit ne vendin tone...

Submitted by endri (not verified) on

Presidenti duhet te zgjidhet konform Kushtetutes. Nese zgjidhet konform saj ne tre raundet e para do ishte gjeja me e mire, nese jo atehere jane dy raundet e dyta qe Rama i ndryshoi me doren dhe deshiren e tij ne kohen kur ishte i bindur se vetem pak dite e ndanin ate per te qene kryeminister, president, kryetar bashkie dhe kryetar partie .... !

Asnje nga ata qe kerkojne sot me cdo kusht president konsensual nuk ngriti zerin te denonte rregullat e lojes si jo demokratike dhe ne kundershtim me parimet europiane 4 vjet me pare kur u bene keto ndryshime ! I kishin te gjitha mundesite ta benin por nuk e bene !

Atehere sot nuk u ngel gje tjeter vecse te vezhgojne nese zbatohen ose jo keto rregulla loje !

Se tout !

Submitted by stefan (not verified) on

Fjala adresoj ne shqip ka nje kuptim te ndryshem nga sa trajtohet ne titull. Ne fakt menyra e perdorimit ne ate kuptim qe jepet nga autori gjendet veten ne gjuhen anglishte. Nuk ka mundesi autori te jape fjalen korrekte ne shqip (trajtoj, apo dicka tjeter) ne vend te fjales "adresoj"?

Submitted by voica (not verified) on

Zoti Zaloshnja, me gjithe respektin per perpjekjet tuaja per t'u sqaruar njerezve ne menyre te thjeshte ecurine e proceseve politiko-ekonomike, mezi e lexova shkrimin. S'kisha deshire, me kapi trishtimi sa lexova titullin. Shkaku eshte se une e kisha pare emisionin dhe ne moment me erdhi nder sy (S)Alibeaj. Ai felliqesire meriton me shume se Frrrok QUPI, absolutisht duke patur parasysh, qe matrica e perversitetit te ketij te fundit, i del me e ndyra ne qarkullim.

Submitted by Altin (not verified) on

Ne te vertetete ne do perfitojme nga ndihma e BE-se ne tre komponente qe nuk perfitojme sot, ama shuma qe ne perfitojme nuk do te rritet ndjeshem pasi planfikimi financiar p.sh per periudhen 2013-2020 eshte ky qe eshte. Sot ne kemi rreth 80 mln EUro ne kuader te IPA 1 e 2.

Gjithashtu nuk eshte e vertete se ne keto dy komponente parate shkojne ne xhepat e konsulenteve , pasi komponenti i I p.sh gjithahstu ka investime te qenesishme, p.sh rruge ujesjelles e kanalizime etj.

Hopi i madh i shumes se parave do te ndodhe kur te behemi anetare e te qasemi tek fondet strukturore, gjithmone nese BE_ja do mabhet ne kembe e do te kete keto politika deri atehere.

Nje gje tjeter e rendesishme eshte edhe kapaciteti yne thihtes; qe tani ne nuk arrijme te absorbojme nje pjese te mire te fondeve.

Submitted by Altin (not verified) on

Ne te vertetete ne do perfitojme nga ndihma e BE-se ne tre komponente qe nuk perfitojme sot, ama shuma qe ne perfitojme nuk do te rritet ndjeshem pasi planfikimi financiar p.sh per periudhen 2013-2020 eshte ky qe eshte. Sot ne kemi rreth 80 mln EUro ne kuader te IPA 1 e 2.

Gjithashtu nuk eshte e vertete se ne keto dy komponente parate shkojne ne xhepat e konsulenteve , pasi komponenti i I p.sh gjithahstu ka investime te qenesishme, p.sh rruge ujesjelles e kanalizime etj.

Hopi i madh i shumes se parave do te ndodhe kur te behemi anetare e te qasemi tek fondet strukturore, gjithmone nese BE_ja do mabhet ne kembe e do te kete keto politika deri atehere.

Nje gje tjeter e rendesishme eshte edhe kapaciteti yne thihtes; qe tani ne nuk arrijme te absorbojme nje pjese te mire te fondeve.

Submitted by a.g. (not verified) on

Z.Zaloshnja ne fund te shkrimit per 'dyqanxhiun' profetoni "..., ne qoftese ti arrin ta mbash dyqanin hapur edhe per nja 14 muaj ,... ti do te dalesh perseri mbi uje" ...Mund ta sqaroni konkretisht se pse do ndodh kjo shmbytje ? Vetvetiu ? Do kete zbatice ?...Sinqerisht, cfare ?

Submitted by till (not verified) on

Po t'i kishe futur nje shpulle atij Frrokit, do te kishe fituar shume me teper pike se sa lodhesh cdo dite kot. Do te tregoje nje format me te madh, kupton?

Submitted by Avni Rustemi (not verified) on

S'ia vlen te ndysh doren me nje sahanlepires si Frroki. T'ia futesh nje plumb ballit atij shefit te Frrokit, po, ia vlen...

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Te gjithe e dine ate barcaleten e dy personave shurdh qe bisedonin me njeri tjetrin:

I pari:Ku do shkosh?

I dyti : Do iki per peshk

I pari :E he ,kujtova se do ikesh per peshk.

I dyti : Jo, jo, do iki per peshk.

Ne kete artikull behet fjale per Presidentin,dhe zgjedhja e tij duhet te kete interes edhe per dyqanxhiun,i cili ne kete rast eshte i vetmi qe ka te drejte,dhe qe eshte konkret.

Rregullat ,ligjet i caktojne njerezit,ne perputhje me kushtet dhe faktoret qe influencojne,per te zgjidhur problemin ne diskutim.

Ne kete rast problemi eshte i thjesht.

Shoqeria civile eshte ajo,ku nje grup individesh,per te garantuar me mire te drejtat e tyre natyrale,bjen dakord me miratimin e te gjitheve per te vendosur ne shoqeri te gjitha pushtetet origjinale,per te garantuar me mire te drejtat individuale.Pra nepermjet konsensusit,pelqimit,miratimit te pergjithshem.

Ne themel te nje qeverie civile eshte konsensusi bashkshoqeror.

Ky dhe vetem ky,mund t'i jap fillim çdo lloj qeverie legale ne bote.

Sovrani eshte populli,qeveria dhe gjykatat ushtrojne ligjerishte pushtetin e tyre duke kenaqur kerkesat e te mires se perbashket.Prej ketu rrjedh e drejta e ngritjes ne proteste,kur organet e deleguara te shtetit tradhetojne arsyet qe jane ne themel te paktit origjinal,sepse eshte kunder logjikes qe individet te vene ne duarte e shoqerise nje fuqi me te madhe nga ajo qe kishin ne gjendjen natyrale.

Shteti eshte garanti i lirise,i mbrojtjes se shoqerise dhe te prones private.Nese shkel nje nga keto te drejta populli mund te terheq mandatin e tij dhe te rimari sovranitetin e tij origjinal.

Ne nuk kemi nevoje per nje president kukull,buratin te partive.

Por kemi nevoje per nje president qe te kete fuqi dhe te jete ne gjendje ligjerisht per te mbrojtur te drejtat tona.

Nje president qe te kemi te drejte ta zgjedhim dhe ta votojme ne,populli,sovrani i vertete dhe qe ai t'i pergjigjet vullnetit tone.

Edhe deputetet,ne kete sistem aktual perfaqsimi qe kemi,nuk jane perfaqsuesit tane,ne vetem i votojme ata.Ata caktohen dhe zgjidhen nga partite sipas interesave te drejtuesve te tyre.

Keshtu ,qe te mos e zgjas shume,ata nuk jane perfaqsuesit tane,nuk i kemi deleguar ne ne ate detyre dhe per kete arsye ata nuk duan t'ja dine per hallet tona,problemet tona,shqetesimet tona,endrrat tona,te ardhmen tone.

Ata ,gjithsecili  prej tyre,me gjithe "banden" qe kane pas,interesohen vetem per interesat e tyre.

Mashtrimi fillon me fjalet klishe: E bejme kete gje per te miren tuaj.

Gje qe eshte nje genjeshter e paster.asnjeri nuk ben nje gje per interesin e tjetrit,gjithsecili,perfshire edhe ne,ne çdo gje qe ben shikon interesin e tij.

Na duhet nje president qe te mendoje per interesat tona,dhe i zgjedhur nga vete ne.

Submitted by bora (not verified) on

Z. Zaloshnja,

me lejo qe t'Ju bej me dije se me marrjen e statusit te vendit kandidat, Shqiperia nuk do te perfitoje asnje euro me shume ( te pakten deri ne vitin 2013). Eshte e vertete qe ne do te perfitojme nga 5 komponentet e IPA-s, por tashme vlera qe Shqiperia do te perfitoje nga ky instrument i BE deri ne vitin 2013 eshte qartesisht e percaktuar dhe miratuar nepermjet dokumentit strategjik te BE per kete qellim: MIPD (Dokumenti i planifikimit indikativ shumvjecar).

Ajo qe pritet te ndodhe eshte rialokimi i shumave nga komponentet I dhe II ne komponentet III, IV dhe V, duke cuar fondet ne fushat qe mbulojne keto komponente (zhvillimi rajonal, zhvillimi i burimeve njerezore dhe zhvillimi rural).

Gjithe te mirat,

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Me sa kuptoj une ju te gjithe keni shkuar per peshk.

Tani s'me ngelet gje tjeter vetem qe t'ju prezantoje emrin e e Presidentit te ardhshem.Mos me beni asnje pyetje,mos me kerkoni asnje sqarim,mos u perpiqni te mesoni burimin e informacionit,mos u lodhni te shpresoni nje zgjidhje tjeter.

Kjo tashme ka marre fund.

Sot,diten e djele,me 13/05/2012 ju prezantoj Presidentin e ardheshem te Shqiperise,ate qe do te zevendesoje Bamir Topin,emri i tij eshte : Kastriot Islami.

Pershendetje te gjitheve dhe ta gezoni!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.