Francezët janë çliruar më në fund prej imazhit, e pushtetit, të Carla Brunit?

Postuar në 07 Maj, 2012 09:37

Çfarë do bëhet me Carla Brunin tani? Në web ka komente jo simpatike për të pas humbjes së Sarkozy-së. Përqeshet, i hidhen spica, hamendësohet kotmëkot se ajo mund ta lërë Sarkozy-në tani që s’është më President. Dhe flitet me një gjuhë shumë të shkujdesur, me po atë gjuhë që lexuesit shqiptarë komentojnë rubrikat rozë të Temës online. E ndonëse bëhet fjalë për atë që është ende zonja e parë e Francës edhe për ca ditë, për shumë të tjerë është lajm i mirë që ajo, vajza e pasur, supermodelja, këngëtarja, femra që u ka prishur mendjen shumë burrave, etj, etj, e ka lënë më në fund pallatin Élysée. Ka plot batuta të liga në adresë të saj, si fjala vjen: "Italiania do lërë hungarezin", “Qysh të dielën, Carla Bruni është sërish në treg”, “Ka dalë në treg një Video sexy e Carla Brunit me Hollande-in”, “Carla Bruni e ka përditësuar statusin në facebook; ka hequr statusin ‘e martuar’ dhe ka vënë statusin ‘single’”, “Është parë një kant-autore që stononte qamet në aeroportin Roissy”, “Carla Bruni ka hyrë në ambasadën italiane në Paris, e ka kërkuar azil”, “Carla Bruni i ka dërguar një sms Presidentit të ri”, etj, etj,

Në fakt, francezët nuk e kanë dashur, e kanë parë qysh në krye të herës si një grua-trofe, si një grua instrumentale, e nuk është çudi që Sarkozy të jetë penalizuar dhe prej saj, më saktë prej lidhjes me të, që ish një lidhje tepër mediatike, e shoqëruar me egzibiconizëm, protagonizëm, betejë imazhesh, etj, etj.

E meriton Carla gjithë këtë animozitet francez?

E.G.

Comments

Submitted by endri (not verified) on

Bukuria e demokracise eshte rotacioni i pushtetit dhe vullneti i Demos-it , ana jo perfekte e saj eshte se ne shume raste Demos-i eshte vulgar, banal, servil dhe nuk e meriton ate !

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Frekuenca e artikujve ne Respublica qe kane lidhje me zgjedhjet ne france gjate ketyre 2 diteve po ja kalon dhe atyre per vdekjen e Dan Klosit.

Mesa duket keto te dyja jane problemet me akute qe prekupojne shoqerine shqiptare kete periudhe.

Submitted by G.G. (not verified) on

Karla Brunin, duhet ta cojme ne Kavaje dhe ti veme ferexhene, pse perndryshe do marri ne qafe dynjane.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.