Një deputet qëllon me armë për t’iu kanosur gjyqtarëve të ndeshjes; është i njëjti, Dashnor Sula

Postuar në 06 Maj, 2012 04:49

Ka qysh dje që përcillet lajmi se një deputet i PD-së, Dashnor Sula, njëherazi dhe drejtues i lartë i skuadrës së futbollit Shkumbini, ka qëlluar me armë në dhomat e zhveshjes, pranë dhomës së gjyqtarëve të ndeshjes, në shenjë presioni ndaj këtyre të fundit. E përditshmja Panorama flet për pretendime jo zyrtare nga pala peqinase, sipas të cilave është qëlluar me fishekë manovër (çfarë shfajësimi!!!), por është po kjo e përditshme, tok me plot gazeta të tjera, që japin fakte e dëshmira në favor të tezës se deputeti ka qëlluar me armë (e bukura është se vetëm policia e fsheh këtë fakt; “nuk ka patur krisma”, thonë policët).

Ky person është dalluar dhe herë të tjera për protagonizmin e tij prej mujshari gjatë ndeshjeve të futbollit (ka disa foto të tij në rolin e një tifozi të eksituar; kemi zgjedhur njërën sosh për të shoqëruar këtë shënim). Panorama bën një listë të spektakleve të tij të dhunshme. Për herë të parë ka ndodhur më 6 shkurt 2010, në fund të ndeshjes, kur ky i fundit zbret në fushë me tifozë e drejtues të tjerë dhe lëshon ofendime në adresë të gjyqtarit; për herë të dytë ka ndodhur më 16 prill 2011, kur gjyqtari Lorenc Jemini ka pretenduar se është qëlluar me shkelm nga deputeti; pastaj vjen hera e datës 31 tetor 2011, kur në fund të ndeshjes Shkumbini-Laçi deputeti zbret në fushë dhe i vërsulet arbitrit, dhe po t’mos ishin aty pranë forcat e ndërhyrjes së shpejtë, gjyqtari do ta kish punën pisk; për herë të katërt ka qenë më 29 prill 2012, dmth para një jave, kur i njëjti rob bën gjeste dhune, hedh karrike përpjetë e bën fjalë me drejtues të tjerë të Peqinit; e pesta ishte dje, ku show bëhet më i dhunshëm, me krisma arme.

E.G.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

Ne nuk ndryshojme, adaptohemi ! Llogariteni se cfare fshihet pas kostumit firmato e kollares si gjarper ne qafe ! Dhe perpiqemi per demokraci me dordoleca te celefonuar me flamur partiak !

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Paradoksi i kohes sone eshte se kemi me shume salltanete dhe keto na bejne qe te mos kuptojme asnje gje.

Ne jemi prere nga e njejta cope dhe kemi vetem forma te ndryshme.Ky eshte perfaqsuesi yne qe e kane zgjedhur per ne dhe qe ne e kemi votuar.

Na befte mire! Kjo eshte vetem nje ideograme e etikes sone.

Submitted by ort (not verified) on

po keta tallin leshin duke thene "fisheke manover"?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.